Mediat gjermane publikojnë të dhëna interesante për vaksinimin, por edhe shokuese për heshtjen e numrit të të vdekurve në Serbi. Serbia hesht për shifrën e vërtetë të viktimave nga virusi Corona.
Mirza Vranjakoviq u beson shumë pak gjëra autoriteteve në Serbi, por ka shkuar në vendlindje për shkak të vaksinimit. Ky arkitekt i ri me origjinë nga Novi Pazari, e që tani jeton në Berlin, e di se në Gjermani nuk do t’i vijë radha për vaksinim edhe për një kohë të gjatë. Ndaj ka vendosur të shkojë në Serbi dhe të vaksinohet në Beograd.
„Dua të jem imun ndaj virusit Corona dhe të mos mendoj tërë kohën për mundësinë e infektimit tim apo të dikujt tjetër në afërsinë time. Mendoj se do të jetoj më lirshëm“, thotë Mirza në filmin dokumentar me titull: “Vaksina për të gjithë” të publikuar në Televizion e Dytë Gjerman ZDF, si dhe në kanalin gjermano-francez Arte.
„Dua të vaksinohem me Biontech/Pfizser, i cili njihet në mbarë Evropën, sepse atje jetoj. Në këtë mënyrë do të evitoj edhe vështirësitë burokratike“, tha Mirza.
Ka vaksina, por njerëzit nuk duan të vaksinohen
Në film thuhet se Serbia ka raporte të ngushta me Rusinë dhe Kinën dhe se Serbia ka porositur vaksina nga mbarë bota. Por shumëkush refuzon të vaksinohet. Në Serbi ka shumë kundërshtarë të vaksinimit, të cilët përhapin frikë ndaj vaksinave.
Ekipi gjerman televiziv ka shoqëruar edhe një ekip mobil për vaksinim në fshatin Radenkovac afër Sokobanjës. Atje jetojnë kryesisht të moshuarit. “Të gjithë jemi vaksinuar, por goca ime nuk do të vaksinohet. Ajo ende nuk është martuar dhe nuk do të vaksinohet“, thotë një grua e moshuar. Ajo shton se vet vajza duhet të vendosë nëse do të vaksinohet apo jo!
“Të vaksinuarit nuk mund të lindin fëmijë”, kjo është një prej teorive më të shpeshta konspirative, të cilën e besojnë shumë njerëz në Serbi.
Gazetarët gjermanë kanë biseduar edhe me mjeken Jovana Stojkoviq, e cila përshkruhet si kundërshtare e vaksinimit në Serbi. “Sipas të dhënave të institutit tonë Batut, shteti nuk merr përgjegjësinë për pasojat anësore të vaksinimit. Nuk ka garanci për efikasitetin. Kjo është e papërgjegjshme. Të shantazhosh dhe të detyrosh njerëzit të vaksinohen, e të mos marrësh përgjegjësi, kjo është mënyra më e vrazhdtë e represionit.“
Pritje për vaksinimin me BioNTech Pfizer
Moszbatim i masave të Coronës
Rade Paniq, kryetari i Sindikatës së mjekëve dhe farmacistëve në Serbi kritikon kushtet në të cilat punojnë mjekët në Serbi, sepse atje kanë vdekur më shumë se 100 mjekë, për shkak të kushteve të rënda të punës. „Një problem shumë i madh është zbatimi i masave kundër Coronës, sepse ato nuk respektohen gati akund. Ndoshta kemi të bëjmë me edukimin e keq të popullatës, por edhe me faktin që qeveria serbe për një kohë të gjatë nuk ka ndërmarrë asgjë kundër lobit që kundërshton vaksinimin. Të tillë ka shumë në Serbi, ata janë të zëshëm dhe mund të bëjnë çfarë të duan“, thotë Paniq.
Në film shihen edhe skena përplot me njerëz në Beograd ku thuhet: „Covidi duket se nuk i frikëson njerëzit këtu, ndonëse vendi është goditur shumë nga pandemia. Muajt e kaluar ka pasur një shkallë të lartë të infektimeve, ndërsa njerëzit këtu janë shumë më të rrezikuar sesa në pjesët e tjera të Evropës. Por restorantet, kafenetë, butikët dhe dyqanet janë të hapura, ndërsa distancën nuk e respekton askush.“ „Jam shumë i habitur kur shoh kaq shumë njerëz pa maska, të relaksuar. Në Gjermani po vazhdon për muaj të tërë lockdown dhe ke përshtypjen se njerëzit janë të kontaminuar, ikin prej njëri-tjetrit“, thotë Mirza Vranjakoviq.
Shifra shumë më të larta të vdekshmërisë nga ato zyrtare?
Gjendja e vërtetë shihet në morgje, ku çdo ditë vijnë shumë makina me të vdekur, por edhe në varreza, ku bagerët me shpejtësi hapin gropa të reja ku futen të vdekurit nga virusi Corona. „Qindra varreza të freskëta dëshmojnë për dramën për të cilën flitet në qarqet private, por jo edhe në media. Për përmasat e dramës që po zhvillohet në Serbi nuk ka të dhëna zyrtare“, thuhet në këtë film.
Për gjendjen në Serbi ka raportuar ndër të tjera edhe Sandra Petrushiq, gazetare e revistën NIN. „Në nivelin lokal fshihet diku rreth 60% e të vdekurve nga virusi Corona. Ndërkohë që edhe këto të dhëna përgjysmohen deri sa të mbërrijnë në entin e shëndetit publik Batuta. Sipas llogaritjeve të mia, numri i vërtet i të vdekurve është të paktën dy deri në tre herë më i madh se të dhënat e paraqitura statistikore“, thotë ajo në një bisedë me ekipin e gazetarëve gjermanë.
Në film thuhet se për gjendjen e vërtet raporton vetëm një numër i vogël i mediave të pavarura. Shumica e mediave janë në pronësi të biznismenëve të afërt me pushtetin. Suksesi i fushatës së vaksinimit është për ta më i rëndësishëm sesa gjendja e vërtetë. Po pse?
„Sepse kjo është fushatë elektorale e presidentit Vuçiq“, thotë Petrushiq. „Prej fillimit është synuar që të dëshmohet se ne jemi më të mirët në Evropë dhe në botë. Vuçiqi ka vendosur se ne do ta mundim Coronën për një muaj. E kur kjo dështoi, atëherë filloi fushata se ne jemi më të suksesshëm se të gjithë të tjerët.“
Filmin „Vaksina për të gjithë – sa është e suksesshme fushata e vaksinimit në Serbi?“, mund të shikoni në mediatekën e Arte. Ndërsa filmin gjysmëorësh e kanë realizuar gazetarët Eberhard Riele dhe Natalija Miletiq.
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për themelimin e dy mekanizmave të rinj brenda Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit: Mekanizmit Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit dhe Mekanizmit të Mbrojtjes së Integritetit të Prokurorit të Shtetit.
Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mekanizmi mbikëqyrës do të analizojë cilësinë e aktakuzave që janë hedhur me vendim të formës së prerë, si dhe rastet që kanë përfunduar me aktgjykime liruese apo refuzuese, me fokus të veçantë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Prokurorët e angazhuar në këtë mekanizëm do të japin rekomandime profesionale bazuar në gjetjet e tyre, të cilat do t’ia përcjellin Kryeprokurorit të Shtetit për vlerësimin e ligjshmërisë dhe unifikimin e praktikave institucionale.
Ndërkaq, Mekanizmi i Mbrojtjes së Integritetit të Prokurorit të Shtetit do të ofrojë mbrojtje institucionale dhe profesionale për prokurorët në rastet kur pretendohet ndikim i paligjshëm, cenohet pavarësia profesionale apo ndaj tyre zhvillohen sulme dhe fushata denigruese për shkak të vendimeve të marra gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas njoftimit, krijimi i këtyre dy mekanizmave ka qenë një nga prioritetet e paraqitura nga Gashi në konceptdokumentin e tij.
Gashi ka caktuar gjithashtu prokurorin Veton Shabani si Koordinator Nacional për Zgjedhje, ndërsa prokurorin Ersan Qavolli si Koordinator Nacional për rastet e Dhunës në Familje./A.K/
Në orën 15:00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovë, Justina Shiroka-Pula, raporton Ekonomia Online.
Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në një votim mesnatën mes të martës dhe të mërkurës. Ajo pati mbështetjen e Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/
Ekipi i Kosovës, First Kosova, i përfaqësuar nga UBT, ka mbërritur në Incheon të Koresë së Jugut, ku nga 7 deri më 10 tetor do të marrë pjesë në FIRST Global Challenge 2026, një prej garave më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës për të rinj.
Në mesin e ekipeve nga mbi 190 vende të botës, gjashtë të rinjtë që përfaqësojnë Kosovën janë tashmë të gatshëm për sfidën e madhe ndërkombëtare, e cila këtë vit zhvillohet me temën “Igniting Innovation” dhe fokusohet në përdorimin e teknologjisë dhe inxhinierisë për parandalimin, menaxhimin dhe rimëkëmbjen nga zjarret e egra.
Ekipi kosovar përbëhet nga Klea Hajrizi, Amar Rama, Melos Grainca, Jon Thaçi, Marta Çerkini dhe Ylli Osmani, nën udhëheqjen e mentoreve Elita Hajrizi dhe Leona Hajrizi.
Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, akademike dhe ish-ministre e Energjisë dhe Minierave. Më 6 tetor 2026, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Presidente të Republikës së Kosovës me 81 vota. Pas zgjedhjes, ajo dha edhe betimin para deputetëve.
Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1984 ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik në Universitetin e Zagrebit.
Ajo është doktoruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”. Karrierën profesionale e ka nisur në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa nga viti 1978 është angazhuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku ka zhvilluar karrierën akademike.
Gjatë karrierës së saj akademike, Shiroka-Pula ka ndjekur studime pasdoktorale në Universitetin e Linzit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe trajnime të ndryshme profesionale jashtë vendit.
Ajo ka pasur edhe angazhime në shoqërinë civile, veçanërisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.
Në politikë, Shiroka-Pula ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës nga viti 2008 deri më 2011, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Në ASHAK, ajo është zgjedhur anëtare korrespondente në vitin 2016 dhe akademike e rregullt në vitin 2020. Në vitin 2026 ka drejtuar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, para se të zgjidhej Presidente e Republikës.
Me zgjedhjen në këtë post, Justina Shiroka-Pula është Presidentja e re e Kosovës dhe pason Vjosa Osmanin. Ajo do të ushtrojë detyrën e kreut të shtetit në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës./A.K/