Lajmet

Manuel Sarrazin kërkon refuzimin e qartë të ndryshimit të kufijve

Published

on

DW: Zoti Sarrazin, në qarkullim është një e ashtuquajtur non-paper për një rregullim të ri me ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, pra në territorin e ish-Jugosllavisë. Çfarë mendoni ju për këtë?

Manuel Sarrazin: Kam bindjen e thellë se të gjitha këto lojëra mendimesh – për mendimin tim edhe teste – kanë nevojë për një refuzim të qartë nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian: Kufijtë në rajon janë të paprekshëm dhe duhet të mbeten të tillë. Dhe unë jam shumë i lumtur, që ministri i Jashtëm Maas e ka formuluar aq bukur gjatë vizitës së tij në Kosovë se ideja e vizatimit të kufijve etnikë e ka vendin në koshin e historisë.

Po kësaj radhe idetë e korigjimit të kufijve po lançohen prej dhe me mbështetjen e anëtarëve të BE. Me sa duket brenda BE ka qëndrime të ndryshme dhe jo një refuzim të qartë…

Së pari do të thoja se qëkur u shfaq diskutimi për këmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, në fakt ishte e qartë – ai u largua nga tryeza përkohësisht – se aktorë të caktuar do të përpiqeshin, që afër përfundimit të erës Merkel ta testonin përsëri, nëse qëndrimi gjerman mbetet vërtet po aq i fortë, sa ç’ishte mbajtur atëherë nga kancelarja. Dhe prandaj është në radhë të parë e rëndësishme që qeveria gjermane të mbajë një qëndrim krejtësisht të qartë mbipartiak.

Unë mund të them për partinë time, se ky qëndrim është shumë i qartë. Edhe Annalena Baerbock, për shembull, e theksoi personalisht edhe një herë këtë qëndrim në përvjetorin e përvjetorit të masakrës së Srebrenicës. E dyta është, se na thuhet që kjo letër nuk vjen nga qeveria sllovene. Ndërkaq ka zëra, se njerëz të caktuar nga qeveria sllovene mund të kenë shkruar në të. Dhe unë e konsideroj këtë një zhvillim vërtet të rrezikshëm, të cilit i duhet përgjigjur me një angazhim të fortë nga Parisi dhe Berlini në Ballkanin Perëndimor.

Të hënën e ardhshme (10 maj 2021) ministrat e Jashtëm të BE do të merren përsëri me Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm Sllovenia po ndjek kursin e vet, por edhe nga Franca dhe vende të tjera kanë vazhdimisht pengesa për të mbajtur premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor, si në çështjet e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë apo liberalizimin e vizave për Kosovën ..

Mendoj se është e rëndësishme që perspektiva e BE nuk ka qenë vetëm përgjigjja për luftërat e viteve nëntëdhjetë, por duhet të jetë përgjigjja e denjë për t’iu kundërvënë ideve të non-paper të tillë, ideve të rindarjes etnike. Dobësia e BE prezantohet nga njëra anë përmes një përçarjeje të mundshme në qendrimet e BE, por edhe përmes mungesës së besueshmërisë, që ne vërtet duam ta çojmë përpara me të gjitha forcat procesin e zgjerimit. Prandaj është tejet e rëndësishme që të zhvillohen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, që ne të forcojmë përsëri besueshmërinë në BE. Nëse bëhen premtime të mbahen. Kosova i ka përmbushur prej kohësh kriteret teknike për liberalizimin e vizave. Kjo është arsyeja, pse ne po angazhohemi te qeveria gjermane, por edhe te partnerët tanë evropianë, që të miratojnë sa më parë liberalizimin e vizave. Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm për rajonin se progresi është i mundshëm dhe gjithashtu një sinjal në të mirë të paqes në Kosovë.

Po edhe për këtë mungon konsensusi në BE. Ndoshta, duke patur parasysh bllokadat e brendshme të BE, nevojitet një qasje e re për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Nuk jam i sigurt që tani, që kemi adaptuar procedurën e zgjerimit, na duhen si të thuash procedura të reja. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që angazhimi i Berlinit dhe Parisit të theksohet sërish dhe të krijohet edhe ndjesia se Berlini dhe Parisi duan të punojnë ngushtë së bashku me partnerët e tyre në rajon. Gjëja e dytë e rëndësishme është që ta bëjmë të qartë pa ekuivoke, se BE e di, se po përpiqet, nëse ndërhyn për zgjidhje, këto zgjidhje nuk duhet të kontribuojnë për ashpërsimin e linjave të ndarjes etnike.

Dhe ky duhet të jetë standardi, që duhet formuluar shprehimisht, për shembull në veprimtarinë e BE lidhur me reformën e ligjit zgjedhor në Bosnjë dhe Hercegovinë: Çdo zgjidhje Brukseli dhe kryeqytetet evropiane duhet ta masin me faktin, nëse i shërben qëllimit për më pak ndarje etnike, apo nëse arrin ndoshta madje të kundërtën.

Kur jemi te Bosnjë-Hercegovina: Si duhet të funksionojë ajo brenda kornizës së Dejtonit, e cila çimenton etnizimin e politikës boshnjake? A kemi nevojë për një Dayton 2?

Unë i kuptoj të gjithë ata, që do të dëshironin një hap të madh, sepse të gjithë e dinë se Dejtoninë 1995 i dha fund luftës, por natyrisht me strukturën dhe historinë e krijimit nuk mund t’i përgjigjet plotësisht problemit të vendit. Por në situatën aktuale gjeopolitike dhe konstelacionin e aktorëve me ndikim në Bosnjë, nuk mendoj se është realiste dhe as strategjike të përpiqesh të negociosh tani për një marrëveshje të madhe. Unë mendoj se duhet të përqendrohemi për të përshtatur kushtetutën e vendit, që t’i përgjigjet vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ky duhet të jetë interesi i të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe më vonë si pasojë e kësaj të induktohet një reformë e ligjit zgjedhor, që të shërbejë me të vërtetë për të reduktuar ndarjen etnike të vendit dhe për të përmirësuar qasjen në zgjedhje edhe të njerëzve, që nuk duan të përfshihen në një prej grupeve etnike. Një Dayton të madh 2 për momentin nuk do të doja ta prekja me dorë.

Para disa ditësh 250 intelektualë dhe ndikues të opinionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor botuan një letër apeli, në të cilën ata jo vetëm që shprehin kundërshtimin për ndryshimet e kufijve, por akuzojnë edhe BE se po mban anën e lojtarëve të gabuar dhe se po mbështet stabilokratët, të cilët janë pjesë e problemit. A jeni dakord me autorët?

Po shohim më shumë se kurrë, që aktorë të caktuar politikë në rajon nuk i drejtojnë më axhendat e brendshme politike me synim prioritar anëtarësimin në BE. Dhe kjo nga njëra anë sigurisht që është politikisht e gabuar, por në disa raste nuk mund t’ua marrësh për keq, nëse ata kanë ndjesinë se shpërblimi nuk po vjen, kur konfontohesh me proceset shumë të vështira, ndonjëherë shumë të dhimbshme të reformave dhe pastaj nuk merr nga BE shpërblimet e e premtuara, si hapja e negociatave të pranimit.

Pikërisht lidhur me lirinë e shtypit, shumëllojshmërinë e peizazheve politike në shumë vende të rajonit, shohim vitet e fundit një trend të kthimit prapa, që bie në kundërshtim me rrugën drejt BE-së. Mendoj se për këtë arsye ne si Bashkim Evropian duhet të fillojmë që në rajon të mos investojmë më vetëm në drejtim të kapitujve të negociatave dhe diskutimeve me qeveritë, por të punojmë më shumë edhe në mendësinë e njerëzve: të hyjmë në kontakt direkt me shoqërinë civile atje. Për të forcuar si të thuash rolin e tyre në proceset e veprimit politik edhe përballë partive të mëdha. Për këtë natyrisht është e rëndësishme që, kur BE si e tillë përfshihet në procese, që adresojnë reformat zgjedhore si në Bosnjë, transparenca dhe sinqeriteti i procedurës janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Nuk besoj se BE është në gjendje të ‘ndërmjetësojë’ me sukses marrëveshjet prapa skene si të thuash mes personaliteteve politike, sepse për mendimin tim politikanët e rrahur me vaj e me uthull nga rajoni janë ndonjëherë më të shkathët se diplomatët evropianë, kur vjen puna për organizimin e marrëveshjeve prapa skenës. Këtë e them me respekt, por patjetër negativisht.

Si e shihni idenë e Mini Schengenit, së paku lirinë e lëvizjes dhe transportit brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, si ide integruese dhe mbase një ide që mbështet pajtimin dhe njohjen e ndërsjellë?

Unë e kam parë gjithmonë në radhë të parë si aksione PR nga disa kryetarë qeverish dhe deri tani nuk kam ndjesinë se negociatat për këtë do të çojnë në sukses të shpejtë. Pikërisht edhe kur bëhet fjalë për çështjen, se në ç’masë një integrim i tillë rajonal lehtëson hapat drejt integrimit në BE apo ndoshta në fund i bën më të vështira, sepse sigurisht duhet të bazohet në përcaktimet ligjore, që ofron “Acquis communitaire” (përfshin tërësinë e ligjeve, akteve ligjore dhe vendimeve gjyqësore që konstituojnë drejtësinë në Bashkimin Europian, shën red.). Por përshtypja ime është, se projekti deri tani nuk është bërë ende një shembull i ndritshëm i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal.

Manuel Sarrazin është deputet i Bundestag-ut (Bündnis90 / Die Grünen) dhe President i Shoqatës së Evropës Juglindore, institucioni më i rëndësishëm këshillimor politik për çështjet e Ballkanit në Gjermani.

Lajmet

Kroacia reagon ndaj Hagës: Aktgjykim jo përfundimtar, pavarësia e Kosovës nuk pyetet

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si një vendim jo përfundimtar të shkallës së parë dhe duke refuzuar të paragjykojë epilogun e mëtutjeshëm të procedurës.

Përmes këtij reagimi, MPJ-ja kroate nëvizoi se ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të ngjarjeve, ku Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Diplomacia kroate përfundoi se përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të përdoret aspak si bazë për relativizimin e krimeve serbe, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Published

on

By

Emisari presidencial i Trumpit, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale. Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale dhe sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta ndihmojnë në këtë.

“Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit, për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë, është i turpshëm.

Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjyqtarë dhe prokurori amerikan janë të gjithë të majtë ekstremë. Ata qartazi nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët e bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën.

Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux ishte në të vërtetë udhëheqësi, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur në vend të tyre politikën e Jack Smithit.

Të gjitha këto gjykata duhet të financohen më menjëherë. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të ndalet.

Edhe Albin Kurti duhet të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin për ta bërë këtë të mundur. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.

 

Continue Reading

Lajmet

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë. /REL/

 

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i Kurtit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Padrejtësi e papranueshme, do të vazhdojmë mbrojtjen në Apel

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si një “padrejtësi të papranueshme” dhe “ndëshkim të dëmshëm” vendimin e Dhomave të Specializuara për shpalljen fajtorë të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një adresim për qytetarët, kreu i qeverisë theksoi se ky aktgjykimi nuk përfaqëson vullnetin e popullit dhe shprehu besimin se ai do të korrigjohet në shkallën e apelit.

“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit. Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë”, deklaroi Kurti.

Pavarësisht dënimit, Kurti vuri në dukje se procesi gjyqësor rrëzoi pretendimin më të rëndë që rëndonte mbi UÇK-në, duke vërtetuar se nuk ka pasur një sulm të gjerë apo sistematik ndaj popullsisë civile.

Ai po ashtu ngriti shqetësime për njëanshmëri etnike në procesin gjyqësor, duke kritiukuar faktin se aparati shtetëror serb që kreu krimet mbeti i pagjykuar:

“Kur në bankën e të akuzuarve gjenden vetëm pjesëtarët e një etnie, ndërsa aparati shtetëror që kreu masakra, dëbime dhe krime gjenocidale mbetet jashtë juridiksionit, krijohet në mënyrë të pashmangshme pamja e një drejtësie njëetnike”.

Kryeministri nënvizoi se pastërtia e luftës çlirimtare mbetet e paprekur dhe se gjykimi i veprimeve individuale nuk e zbeh kauzën historike të Kosovës.

“Sot u gjykuan akuza dhe veprime të caktuara; nuk u gjykua dhe nuk mund të dënohet arsyeja pse lindi UÇK-ja e as të njolloset ajo. Sepse kur atdheu nuk duroi më gjakatarë, ai thirri çlirimtarë”, u shpreh ai.

Kreu i ekzekutivit rikonfirmoi se shteti i Kosovës do të vazhdojë t’u ofrojë mbështetje të plotë e institucionale katër ish-drejtuesve gjatë procedurave vijuese ligjore në shkallën e apelit.

 

Continue Reading

Të kërkuara