Kompjuterë

Furnizuesi i Apple, BOE planifikon fabrika të reja në Vietnam

BOE është në bisedime për të marrë me qira dhjetëra hektarë tokë në Vietnamin e veriut.

Published

on

Prodhuesi kinez i ekraneve, BOE Technology Group Co Ltd (000725.SZ), një furnizues i Apple Inc (AAPL.O) dhe Samsung Electronics Co Ltd (005930.KS), planifikon të investojë një shumë të konsiderueshme për të ndërtuar dy fabrika në Vietnam, thanë dy burime lidhur me këtë çështje. Investimi mund të arrijë deri në 400 milionë dollarë, tha njëri prej tyre.

Ky plan nënvizon përpjekjet e firmave teknologike të udhëhequra nga prodhuesi amerikan i iPhoneve, Apple dhe montuesi tajvanez i pajisjeve Foxconn për të ulur ekspozimin e zinxhirit të furnizimit ndaj Kinës në mes të tensionit tregtar dhe gjeopolitik midis Pekinit dhe Uashingtonit dhe ndërprerjes së prodhimit të shkaktuar nga masat antiCOVID-19 në Kinë.

BOE është në bisedime për të marrë me qira dhjetëra hektarë tokë në Vietnamin e veriut për t’ia shtuar fabrikës së saj relativisht të vogël në jug, e cila furnizon Samsungun e Koresë së Jugut dhe LG Electronics Inc (066570.KS) me ekrane televizive, thonë burimet.

Veriu i Vietnamit ka tërhequr vitet e fundit investime të konsiderueshme nga gjigantët e elektronikës, duke u bërë një qendër kryesore për prodhimin e telefonave inteligjentë, kompjuterëve dhe kamerave, përfshirë mallrat kryesore nga Apple dhe Samsung./UBTNews/

AI

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Published

on

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si jetojmë dhe punojmë, UBT sjell në Kosovë një nga programet më të avancuara të studimeve master – Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me orientim të veçantë në këtë fushë.

Programi, i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i mbështetur nga laboratorët më modernë në vend, synon të formojë gjeneratën e re të ekspertëve që do të udhëheqin transformimin digjital në Kosovë dhe më gjerë.

Ky master përfshin edhe dy orientime të tjera: Inxhinieria e Komunikimit dhe Inxhinieria e Sistemeve Softuerike. Planprogrami është hartuar me standarde ndërkombëtare, duke u mbështetur në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në vend dhe në bashkëpunimin me profesorë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre në UBT.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fusha si inteligjenca artificiale, inxhinieria softuerike, shkenca e të dhënave, sistemet informative, rrjetat kompjuterike, robotika, multimedialiteti dhe vizualizimi, si dhe informatika shëndetësore.

UBT garanton kushte moderne studimi, përfshirë laboratorët e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve, modelimit dhe simulimit, telekomunikimit, robotikës dhe realitetit virtual. Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, 2–3 herë në javë pas orës 17:30, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Kompjuterë

“Call of Duty” mund të ndalohet në Britani të Madhe

Kjo nënkupton që njerëzit në Britani të Madhe nuk do të mund të blejnë ose shkarkojnë ndonjë lojë nga seria e Activision.

Published

on

Microsoft-i ka aranzhuar një takim me Jeremy Hunt për të biseduar rreth të ardhmes së “Call of Duty” në Britani të Madhe.

Deri më tani, Britania e Madhe është vendi i vetëm që u përpoq ta bllokonte blerjen e Activision Blizzard nga Microsoft.

Activision Blizzard ka nën pronësi një numër lojërash të njohura, sikurse “Call of Duty”, “World of Warcraft”, “Overwatch”, “Diablo” dhe “Candy Crush”.

Nëse Microsoft vazhdon para me procedurat pavarësisht kundërshtimit në Britani të Madhe, lojërat e Activision Blizzard mund të ndalohen. Kjo nënkupton që njerëzit në Britani të Madhe nuk do të mund të blejnë ose shkarkojnë ndonjë lojë nga seria e Activision./UBTNews/

Continue Reading

Kompjuterë

“Call of Duty Modern Warfare 2” debuton më 28 tetor

Një evolucion i madh pritet në mënyrën e lojës “battle royal”.

Published

on

Fansat e “Call of Duty” duhet të përgatiten drejt vjeshtës për instalimin e ri të lojës shumë popullore e cila debuton më 28 tetor.

“Modern Warfare 2” vjen për të pasuruar “Modern Warfare” që lansua në vitin 2019, por video e publikuar nga Activision Blizzard nuk tregon asnjë mënyrë loje. Por video përmban një mbishkrim J-8-22 që lë të kuptohet se mbase më 8 qershor loja do të zbulohet më në detaje.

Një evolucion i madh pritet në mënyrën e lojës “battle royal” me lansimin e “Modern Warfare 2”. Loja do të ketë një motor të ri dhe konsiderohet si titulli më i rëndësishëm i Activision Blizzard ndër vite.

Nga ana tjetër lajmi vjen në një kohë kur Activision Blizzard po humbet lojtarë. Një vit më parë kishte 150 milionë lojtarë aktivë ndërsa sot rreth 100 milionë./GameWorld Albanian

Continue Reading

Futurizëm

Kosova edhe këtë vit merr pjesë në garën më të madhe ndërkombëtare të robotikës, FIRST Global Challenge

Published

on

Sikurse edhe viteve të kaluara, UBT ka nderin që edhe sivjet të përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që për shkak të situatës aktuale me COVID-19 po mbahet në formën online.

Kosovën do ta përfaqësojnë, Elta Bajrami, Vlera Saraçi, Riona Krosa, Alba Ratkoceri dhe Mërgita Alija, të cilët nën mentorimin e Elita Hajrizit, janë duke u përgatitur dhe punuar në laboratorët e UBT-së.

Ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës do ta sfidojë vetën në mesin e të rinjve nga rreth 170 shtete të ndryshme të botës. të cilët këtë vit, ndryshe nga garat e organizuara më herët po përdorin njohuritë kreative the teknologjinë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në komunitetin ku jetojnë ata.

Të rinjtë nga Kosova në fazën e parë të kësaj gare kanë ideuar dhe dizajnuar projektin për qasjen e barnave në mënyrën online, projekt ky shumë interesant dhe i nevojshëm për gjithë shoqërinë.

Projekti ‘E-Pharm” është barnatore digjitale, që përbën lehtësim në blerjen dhe dërgesën e barnave online për të gjithë personat e specifikisht për të moshuarit dhe personat në viset rurale.

Sipas ekipit përfaqësues nga Kosova, “E-Pharm” përbëhet nga të gjitha llojet e barnave, vitaminave, suplimenteve, të cilat lehtësisht mund të gjenden në barnatoren digjitale përmes faqes kryesore (home) të “E-Pharm”.

E veçanta e “E-pharm” është se dërgesa e çdo barne bëhet përmes postës apo droneve (për viset jo të përshtatshme për qasje), përderisa secila dërgesë është e shoqëruar me një përshkrim, ku përpos komponentëve të tyre gjenden dhe këshilla pasuese.

UBT e përfaqëson Kosovën në këtë garë tash e disa vite, ku përmes ekipit të përbërë nga studentë të UBT-së, bëhet përgatitja në mënyrë profesionale në laboratorët inovativ të mekatronikës.

Kujtojmë se nga kjo garë UBT është vlerësuar nga organizatorët dhe ka marrë medalje të artë për kontributin dhe mbështetjen që po jep institucioni për FIRST Global dhe për zhvillimin e STEM në botë (Science, Technology, Engineering and Mathematics).

Continue Reading

Të kërkuara