Kuriozitete

Fuqia mbrojtëse e nostalgjisë

Nga Arthur C. Brooks

Publikuar

Që nga fillimet e lidhjes sonë në mesin e të 20-tave, gruaja ime ka mësuar vendndodhjen e një vendi mistik të quajtur Lincoln City. Është një qytet modest në bregun qendror të Oregonit, por për mua, ai mban një mit të ngjashëm me Shangri-la.

Lincoln City është vendi ku kaloja një javë të lumtur çdo vit kur isha i vogël, duke peshkuar pranë skelës, dhe duke luajtur me shkrepse në vatrën e zjarrit jashtë shtëpisë-kamping të tezes sime. Ato janë kujtimet më të lumtura të fëmijërisë sime. Kështu, duke pasur shumë pritshmëri, jo shumë kohë pasi u martova, e çova gruan time për të vizituar vendin që sipas meje është më i miri në botë.

Për mua ishte ende po i aq i magjishëm sa e kujtoja. Për të, jo dhe aq. Në atë kohë ajo ishte muajt e fundit të shtatzënisë, dhe nuk mund të duronte erën e rëndë të peshqve të ngordhur. Duke qenë se është më origjinë nga brigjet e ngrohta të Mesdheut, nuk duhet të isha çuditur që ajo e kaloi fundjavën e mbyllur në dhomën tonë në një motel për të shmangur erën kutërbuese.

Që nga ajo kohë ajo e ka konsideruar Lincoln City si një defekt në matricën time psikologjike. Një dashuri e pashpjegueshme, thuajse patologjike, pa asnjë bazë në realitet.

Normalisht, vlerësimet e mia për një vend apo përvojë ndryshojnë pak ose aspak nga ato të gruas sime.

Nëse ajo urren një festë, ndoshta e urrej edhe unë. Në këtë rast, perceptimet tona tejet të ndryshme për Lincoln City mund të shpjegohen me një nga ndjenjat më të çuditshme dhe më të fuqishme që zotërojnë njerëzit:nostalgjinë.

Kjo përzierje e kujtesës, emocionit dhe dëshirës mund të shtrembërojë perceptimet dhe gjykimet tona, duke e kthyer edhe dhimbjen në kënaqësi. Apo erën e peshkut të ngordhur nëparfumin francez më të ëmbël. Dhe kjo i jep asaj një fuqi unike për të luftuar palumturinë.

Psikologët e kanë përcaktuar nostalgjinë si një emocion të vetëdijshëm, social, të hidhur, por kryesisht pozitiv. Ajo zhvillohet nga kujtimet e lumtura, të përziera me dëshirën për të kaluarën dhe marrëdhëniet e ngushta që kishim në atë kohë. Shpeshherë nostalgjia përfshin stimuj ndijorë.

Për shembull, aroma e gjetheve të vjeshtës mund të provokojë një dëshirë të madhe për shtëpinë tuaj të fëmijërisë. Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se nostalgjia është një dukuri konjitive komplekse që përfshin shumë pjesë të trurit, përfshirë disa që lidhen me vetë-reflektimin, kujtesën autobiografike, rregullimin emocional dhe përpunimin e shpërblimeve.

Gati të gjithë njerëzit përjetojnë nostalgji, edhe pse objekti i saj priret të ndryshojë gjatë gjithë jetës. Një sondazh i kryer nga psikologia Krystine Irene Batcho, zbuloi se të rinjtë ndjenin më shumë nostalgji për kafshët shtëpiake, lodrat dhe pushimet sesa të moshuarit, të cilët e ndjenin më fort muzikën.

Siç ka shkruar kolegia ime Julie Beck, kur u përcaktua për herë të parë në fundin e shekullit XVII-të nostalgjia cilësohej si një sëmundje emocionale. Dhe më e rëndësishmja:Ajo ndodh shpesh kur njerëzit përjetojnë një humor negativ ose kanë përvoja të këqija. Siç zbuluan studiuesit në vitin 2008, një arsye mund të jetë vetmia. Një tjetër është moti i keq. Apo njëkëngë e caktuar.

Megjithatë, pavarësisht lidhjes së saj me emocionet negative, nostalgjia nuk shkakton apo e përkeqëson palumturinë. Përkundrazi, ajo është një përgjigje mbrojtëse ndaj saj, dhe sjell lehtësim nga një gjendje psikologjike negative. Duke pasur parasysh përfitimet prej saj, ja cilat janë 3 mënyrat sesi mund ta përdorim atë me efikasitet kundër humorit të keq:

1. Mbani me vete një foto apo objekt që ju kujton vendin tuaj të lumtur

Mendoni për kujtimin e një vendi dhe një kohe specifike që ju jep një ndjenjë ngrohtësie, qëmund ta ndërmendni në momentet e stresit. Pastaj gjeni një foto apo objekt që ju kujton atë vend dhe mbajeni pranë. Ndoshta është një këngë e ruajtur në telefonin tuaj apo një foto juaja si fëmijë ulur në prehrin e gjyshes. Ose nëse është e mundur, gjeni diçka që mban një erë që e stimulon nostalgjinë. Studiuesit kanë zbuluar se nostalgjia e shkaktuar nga aroma mund të jetë veçanërisht efektive në rritjen e lumturisë, vetëvlerësimit, optimizmit dhe lidhjes sociale.

2. Parashikoni kujtimet tuaja

Kur mendoni për kujtimet që nxitin tek ju nostalgjinë, ato ndoshta perceptohen si diçka fatlume. Por kujtimet tuaja nostalgjike mund të kenë të njëjtin efekt edhe nëse prodhohenqëllimisht. Në një studim të vitit 2019, studiuesit raportuan se kur njerëzit prisnin të ndjeheshin nostalgjikë për një përvojë aktuale, ata kishin më shumë gjasa ta përjetonin atë nostalgji më vonë, dhe të kishin një nxitje korresponduese në ndjenjat e tyre të lidhjes sociale dhe ndjenjën e kuptimit.

3. Ndërtoni tradita

Një studiues shkroi në vitin 2021 në “Harvard Business Review” se nostalgjia mund të ndihmojë në ndërtimin e lidhjeve të forta në komunitete. Unë e kam parë vetë që ndodhë kjo gjë. Gjatë leksioneve që jap në Harvard, flas rregullisht në takimet e të diplomuarve, përfshirë edhe pensionistët që kanë mbaruar shkollën e biznesit 60 dhe madje 70 vjet më parë.

Pjesëmarrësit gëzohen shumë duke parë shokët e tyre të klasës, dhe duke kujtuar kohët e tyre të vjetra të kaluara së bashku. Edhe ju mund të krijoni më shumë nga këto lidhje të forta në familjet tona, grupet e miqve dhe vendet e punës duke krijuar tradita dhe rituale dhe duke i kujtuar ato me kalimin e viteve./The Atlantic – Bota.al

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara