Teknologji
Fundi i rrjeteve sociale siç i njohim ne?
Disa analiza vënë në dukje se një tranzicion drejt një mënyre të zhvillimit të jetës së dikujt në internet.
Published
3 years agoon
By
UBT newsPër rreth një dekadë, midis fundit të viteve 2000 dhe gjatë viteve 2010, Facebook ishte emblema e asaj që dukej se dëshironin nga interneti shumica e përdoruesve:një hapësirë në të cilën mund të ndaheshin në një mënyrë pak a shumë të sinqertë dhe të pa interesuar mendimet, përvojat dhe emocionet me një rrjet njerëzish.
Shumica e tyre ishin miq dhe të afërm, ose të paktën të njohur. Natyrisht, u ndoqën edhe faqet e artistëve, politikanëve dhe personazheve të tjerë publikë. Dhe mund të ndodhte që njëri të bëhej një figurë shumë e njohur për mendimet e veta. Por për shumë vite premtimi i rrjeteve sociale, ka qenë të lejojë cilindo që të jetë i përditësuar rregullisht edhe mbi jetën e njerëzve,që në rrethana të tjera do të kishin humbur nga sytë,
Mirëpo kohët e fundit, ky premtim po e humbet joshjen e tij si tek brezat e rinj, të cilët nuk e kanë kuptuar asnjëherë bukurinë e tij, ashtu edhe tek ata që kanë qenë që në fillim pjesë e Facebook, Instagram apo Twitter, dhe që kanë gjithnjë e më pak dëshirë për t’i përdorur ato në mënyrë pasive.
Kjo tendencë, e shoqëruar me pushime masive nga puna në sektorin e teknologjisë, dhe ndjesinë se Twitter mund të bëhet një platformë shumë ndryshe që kur u ble nga Elon Musk, po nxit shumë analistë të flasin mbi fundin e epokës së rrjeteve sociale. Të paktën siç i njohim ne sot.
Disa analiza vënë në dukje se një tranzicion drejt një mënyre të zhvillimit të jetës së dikujt në internet, e cila është e ndryshme nga ajo me të cilën ishim mësuar në vitet 2010, ka nisur prej kohësh. Çarli Uarzel, i cili shkruan prej vitesh mbi kulturën e internetit, deklaroi së fundmi se “media sociale po vdes, vetëm nëse përkufizohet si një burim publik plot me gjëra që kanë postuar miqtë tuaj”.
Sepse duket se ato janë në prag të zhdukjes, pjesërisht të zëvendësuara nga burime të kuruara nga algoritmet. Dhe sipas një eksperti tjetër të tendencave trë rrjeteve sociale, gazetarit Rajan Broderik, media sociale e modeluar sipas Facebook gjatë viteve 2010, po vuan pasojat e dy tendencave paralele.
E para është zgjerimi i platformave të mbushura me përmbajtje të krijuar nga krijuesit, por të cilën shumica e përdoruesve e konsumojnë atë në mënyrë pasive, si të ishte Netflix apo njëtelevizion tradicional. Kjo kategori përfshin TikTok, Twitch dhe YouTube, në të cilat ju “lundroni për disa orë, dhe ndoshta dëshironi të bëni një video ose një projekt të vogël, por do të habiteni shumë nëse gjeni një postim nga gjyshja juaj, sidomos nëse ajo është elezetshme”.
Kjo teori mbështetet nga të dhënat:në TikTok, që prej kohësh e ka përcaktuar veten si një platformë argëtimi dhe jo një rrjet social, 66 për qind e përdoruesve nuk krijojnë video, por kufizohen nga angazhimi si spektatorë. Në Twitch, vlerësohet se për çdo “transmetues” – pra përdoruesit që përdorin platformën për të bërë video live – ka 28 shikues pasivë.
Gjatë vitit të kaluar TikTok i ka dyfishuar të ardhurat që fiton përmes reklamave, gjë që e shtyu Meta (kompaninë e njohur më parë si Facebook) të transformonte platformat e saj kryesore – Instagram dhe Facebook – për ta imituar disi: duke ndryshuar dizajnin dhe duke i dhënë rëndësi më të madhe përmbajtjeve të krijuar nga të huajt, që gjithsesi sipas algoritmit, mund të pëlqehen nga përdoruesi.
Shumë njerëz që e kanë përdorur pak a shumë Instagramin që në fillim, kanë reaguar shumë keq ndaj kësaj tentative “tiktokizimi”. Tendenca e dytë e përshkruar nga Broderik, dhe që sipas tij po i ndryshon rrjetet sociale siç ishin strukturuar deri në dekadën e fundit, e ka zhvendosur atë lloj përmbajtjeje më private që dikur ndahej me një rreth miqsh drejt asaj
që ai e quan “interneti juaj lokal, dhe ku ndikoi përbërja e bisedave në grup, aplikacionet emega mesazheve si WhatsApp dhe Telegram, si dhe platforma të përmbajtjeve kalimtare si Snapchat ose Instagram Stories.
Brenda kësaj prirjeje mund të përfshihet edhe BeReal, rrjeti social që ndryshon në mënyrë të rastësishme çdo ditë, dhe që u kërkon përdoruesve të publikojnë se çfarë po bëjnë në atë moment. Por edhe Discord, një aplikacion komunikimi, në të cilin ne takohemi bazuar kryesisht në interesat e përbashkëta.
Arsyet e këtij ndryshimi janë të shumta:skandalet e shumta që lidhen me privatësinë dhe moderimin e përmbajtjes që kanë përfshirë Facebook që nga viti 2016, kanë ndikuar pjesërisht dhe kanë bërë që shumë njerëz ta humbin dëshirën për ta përdorur këtë platformë. Por ekziston gjithashtu një ndjenjë lodhjeje dhe shqetësim i përgjithshëm në vazhdimin, pas vitesh në internet, për të publikuar përditësime mbi jetën private brenda platformave që kanë evoluar më shumë për t’u bërë vitrina për kompanitë dhe influencuesit, sesa për të vazhduar të frekuentohen nga çdo qenie njerëzore.
“Unë jam e sigurt se nuk jam përdoruesja e vetme që jam distancuar nga zakoni publik, pompoz dhe i lodhshëm, për të postuar përditësime të rregullta në Facebook dhe Instagram”-shkroi gazetarja Loren Gud në “Wired“.
Dhe madje edhe krijuesit shumë të njohur të përmbajtjeve, të cilët dikur do ta kishin lidhur karrierën e tyre me rrjetet e mëdha sociale, po e zhvendosin komunitetin e tyre në shërbime ku është më e lehtë të flasësh drejtpërdrejt, dhe me një ndjenjë më të madhe privatësie me ndjekësit e tyre, si Discord, Substack, Telegram dhe Geneva.
“Në disa aspekte, biseda në grup duket si një rikthim në epokën e lumtur të Messenger-it, që ishte dikur mënyra më popullore për të bërë shaka me miqtë tuaj në internet. Por në jetën time, bisedat në grup – qoftë në iMessage, WhatsApp, Slack, Instagram, Twitter, Facebook Messenger apo ndonjë aplikacion apo platformë tjetër – nuk janë thjesht një mënyrë shtesë për t’u socializuar.
Ata janë një zëvendësues i vërtetë i mënyrës përcaktuese të organizimit social në internet të dekadës së fundit:i rrjetit social të bazuar tek platformat dhe burimet”- shkroi kritiku Max Read në New York Magazine. “Të paktën për mua, grupet e bisedave nuk janë i Messenger-i i ri. Unë jam Facebook–u i ri”- thekson ai. / Il Post – Bota.al
Teknologji
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Published
3 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
TikTok ka nënshkruar një marrëveshje të mbështetur nga Presidenti Donald Trump për të ndarë asetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të krijuar një entitet të ri të përbashkët, të kontrolluar kryesisht nga investitorë amerikanë.
Lajmi u konfirmua nga CEO i TikTok, Shou Chew, në një memo drejtuar punonjësve të enjten, e siguruar nga CNN. Edhe pse transaksioni nuk është finalizuar ende, marrëveshja e çon platformën një hap më afër sigurimit të së ardhmes së saj afatgjatë në tregun amerikan.

Ky zhvillim vjen pas një ligji të miratuar vitin e kaluar, i cili kërkonte që TikTok në ShBA të shkëputej nga kompania mëmë kineze ByteDance, ose përndryshe të përballej me ndalim. Presidenti Trump e ka shtyrë zbatimin e ligjit disa herë, duke favorizuar një marrëveshje që do ta kalonte kontrollin e aplikacionit në duar amerikane.
“Sapo kemi nënshkruar marrëveshje me investitorët për krijimin e një sipërmarrjeje të re të përbashkët TikTok në ShBA, duke u mundësuar mbi 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të zbulojnë një botë me mundësi të pafundme,” shkroi Chew në memo.
Sipas marrëveshjes, 50% e entitetit të ri do të jetë në pronësi të një konsorciumi investitorësh që përfshin Oracle, Silver Lake dhe MGX, një firmë investimesh e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rreth 30% do të zotërohet nga bashkëpunëtorë të investitorëve ekzistues të ByteDance, ndërsa 19.9% do të mbetet në pronësi të vetë ByteDance.
Chew theksoi se ka ende hapa për t’u përfunduar, por palët synojnë finalizimin e marrëveshjes deri më 22 janar 2026. ByteDance dhe TikTok tashmë kanë rënë dakord për kushtet kryesore të transaksionit.
Administrata Trump njoftoi në shtator se kishte arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e kontrollit të operacioneve amerikane të TikTok te investitorë kryesisht amerikanë. Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e cilëson marrëveshjen si një “shitje të kualifikuar” dhe shtyu zbatimin e ndalimit për 120 ditë.
Sipas ligjit amerikan, i cili teknikisht hyri në fuqi në janar, TikTok do të ndalohej nëse ByteDance nuk shiste rreth 80% të aseteve të saj në ShBA investitorëve jo-kinezë.
Entiteti i ri amerikan do të ritrajojë algoritmin e TikTok mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë, ndërsa Oracle do të mbikëqyrë ruajtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike. Gjithashtu, ndërmarrja e re do të jetë përgjegjëse për moderimin e përmbajtjes për përdoruesit në ShBA. Megjithatë, ByteDance pritet të vazhdojë të menaxhojë tregtinë elektronike, reklamimin dhe marketingun global të platformës.
Marrëveshja do të kërkojë gjithashtu miratimin e qeverisë kineze, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa Trump ka deklaruar se Presidenti kinez Xi Jinping është dakord me marrëveshjen, Pekini ka mbajtur një qëndrim të rezervuar, duke theksuar se pozicioni i Kinës për çështjen e TikTok mbetet “i qartë dhe konsistent”./CNN/UBTnews
Teknologji
OpenAI ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh
Published
3 weeks agoon
December 17, 2025By
UBT News
Kompanitë e teknologjisë po avancojnë me shpejtësi në fushën e inteligjencës artificiale, dhe OpenAI sapo ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh të quajtur ChatGPT Images.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të imazheve me anë të inteligjencës artificiale, duke u mundësuar përdoruesve të shprehin kreativitetin e tyre në mënyra të reja dhe më të avancuara.
Sipas deklaratave, ky gjenerator është katër herë më i shpejtë se versionet e mëparshme, ndjek udhëzimet që përdoruesit japin dhe bën më pak gabime në detaje.
Ky përmirësim teknik e bën procesin e krijimit të imazheve më të saktë, më efikas dhe më të kënaqshëm për përdoruesit, duke lehtësuar punën kreative dhe duke reduktuar nevojën për redaktime të mëvonshme.
Sam Altman, CEO i OpenAI, kishte paralajmëruar prezantimin e këtij modeli më parë dhe e përshkroi atë si një “model argëtues”, duke lënë të kuptohet se përdoruesit mund të presin një përvojë interaktive dhe kreative.
Krijimi i imazheve me cilësi të lartë bëhet i thjeshtë: mjafton të japësh komandat e duhura, dhe inteligjenca artificiale punon për të gjeneruar rezultatin në mënyrë të shpejtë dhe të saktë. ChatGPT Images synon të thjeshtojë procesin e krijimit të imazheve e të ofrojë një eksperiencë më të shpejtë, më të saktë dhe më argëtuese për përdoruesit.
Përveç përdorimit personal, ky mjet ka ndikim edhe në fusha të ndryshme profesionale, si dizajni grafik, marketingu, arsimi dhe krijimi i përmbajtjes digjitale, duke e bërë AI një partner të dobishëm për inovacion dhe krijimtari. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Gjysma e makinave të Ford do të jenë elektrike ose hibride deri në 2030
Published
3 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Industria automobilistike po përshtatet vazhdimisht me kërkesat e tregut.
Pas një përqendrimi agresiv në automjetet elektrike (EV), Ford po ndryshon strategji për shkak të kostove të larta, mungesës së infrastrukturës dhe klimës politike, duke u orientuar më shumë drejt modeleve hibride.
Aktualisht, automjetet hibride dhe elektrike përbëjnë 17% të shitjeve globale të Ford, ndërsa synimi është që kjo shifër të arrijë 50%.
Kjo do të mbështetet nga një platformë e re universale EV dhe më shumë modele hibride e me rreze të zgjatur.
Një kamionçinë elektrike e mesme pritet të hyjë në prodhim në vitin 2027, ndërsa F-150 Lightning EREV do të ofrojë rreth 700 milje autonomi.
Ford po redukton investimet në automjete elektrike të mëdha, të cilat nuk po gjenerojnë kërkesë të mjaftueshme, dhe do të fokusohet në modele më të përballueshme me benzinë, hibride dhe elektrike.
Deri në fund të dekadës, kompania planifikon të prezantojë pesë automjete të reja me çmime më të ulëta.
Gjithashtu, Ford synon të hyjë në tregun e ruajtjes së energjisë, duke përdorur kapacitetet e prodhimit të baterive për qendra të të dhënave dhe banesa.
Këto lëvizje janë pjesë e strategjisë Ford+ dhe përputhen me objektivin për neutralitet karbonik deri më 2050, duke synuar njëkohësisht qëndrueshmëri dhe fitim. /A.Z/UBT News/
Teknologji
Pamja e ndarë e kamerës vjen në Pixel 9 Pro Fold me përditësimin e ri
Published
3 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Me rritjen e vazhdueshme të popullaritetit të telefonave të palosshëm, pritet që gjithnjë e më shumë aplikacione të palëve të treta të optimizohen për këtë faktor forme.
Kjo vlen edhe më tepër për aplikacionet e sistemit. Pikërisht për këtë arsye, Google po përmirëson përvojën e aplikacionit Camera për përdoruesit e Pixel 9 Pro Fold, duke sjellë një veçori të re që debutoi fillimisht në Pixel 10 Pro Fold.
Funksioni në fjalë mundëson shikimin paraprak të fotove në gjysmën e majtë të ekranit të brendshëm, ndërsa pamësi (viewfinder) i kamerës mbetet aktiv në anën e djathtë. Kjo e bën procesin e fotografimit më praktik dhe më efikas,.
Sinqerisht, është disi befasuese që Google-it i është dashur kaq shumë kohë për ta implementuar këtë veçori, pasi pamja e ndarë është tashmë standard në shumicën e telefonave të tjerë të palosshëm.
Për më tepër, ekziston një buton i dedikuar poshtë qepenit, i cili ju lejon të shikoni jo vetëm fotot e realizuara gjatë seancës aktuale, por edhe gjithë galerinë tuaj – një shkurtore praktike drejt Google Photos. /A.Z/UBT News/
Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
Numërohen 31.58% e votave me kusht
Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut
Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar
Atraksionet turistike më të rrezikshme në botë
Komuna e Malishevës thirrje qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë
6 janar 1999, dita kur UÇK zuri rob tetë ushtarë serbë
Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
