Lajmet

FSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë

Mehaj ka paralajmëruar se pas 9 javësh do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë.

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shtuar kapacitetet. 251 ushtarë të rinj i janë shtuar radhëve të saj të premten.

Në kuadër të transformimit të FSK-së në Ushtri, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në ceremoninë e betimit në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ka thënë se brenda një viti janë shtuar mbi 1000 ushtarakë.

Ai ka paralajmëruar se pas 9 javësh do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë, ndërsa në shtator do të shpallet konkursi i ri për 612 ushtarë aktivë e 367 rezervë.

Për ta mbrojtur vendin tonë dhe për të siguruar paqen, ne na duhen personel i përgatitur dhe me pajisje moderne, për këto do të punojmë fort dhe pa u ndalur”, ka thënë Mehaj në fjalimin para ushtarëve të rinj.

Ai ka thënë se Kosova e ka vizion dhe mision anëtarësimin në NATO.

Ushtria e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës është e aftë dhe e gatshme që përkrah partnerëve tanë të jetë protagonist në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Sukseset tona janë të përbashkëta dhe rruga jonë është e përbashkët, sepse qëllimi dhe vlerat tona janë të njëjta”, ka deklaruar Mehaj.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara