Lajmet

FSK e gatshme për të përmbushur misionin e saj si garantuese e sigurisë

Published

on

Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës u tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë përparime të jashtëzakonshme dhe se partnerët ndërkombëtarë e kanë ndihmuar FSK-në në krijimin e në modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të saj.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla deklaroi se FSK përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerë qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin e saj si garantues i sigurisë së Kosovës dhe kontribuues për paqen ndërkombëtare.

Syla u shpreh se Forca e Sigurisë së Kosovës është një simbol i krenarisë kombëtare dhe garancia jonë për një të ardhme të sigurt .

“E themeluar mbi vlerat e paqes demokracisë dhe përkushtimit të pashoq për vendin FSK sot është një simbol i krenarisë tonë kombëtare dhe garancia jonë për një të ardhme të sigurt. Këtë vit po e përmbyllim me suksese të përbashkëta me partnerët tanë ku përveç bashkëpunimit tonë të shumë anshëm duhet të theksoj edhe koordinim dhe bashkëveprimin për të kontribuar për luftën e drejtë dhe çlirimtare të Ukrainës….Partnerët tanë kanë luajtur një rol thelbësor në formësimin, modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona….përmes këtij bashkëpunimi të ngushtë FSK sot qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin e saj si garantues i sigurisë së Kosovës dhe kontribuues për paqen ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ndërsa, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari duke e konsideruar si thelbësore përkrahjen e partnerëve ndërkombëtare, theksoi se së bashku mund t’i shërbejnë paqes dhe parandalojnë luftërat.

Jashari u shpreh se mbështetja e partnerëve ndërkombëtare ka qenë thelbësore për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stërvitemi, bashkë zbarkohemi vetëm me shtetet e NATO-së dhe kjo është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësimin në aleancën më të rëndësishme ushtarake në botë. Përderisa, përgatitemi të hyjmë në një fazë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit ne gjithashtu hyjmë në një fazë komplekse të zhvillimit të aftësive të reja dhe mirëmbajtjes së kapaciteteve aktuale. Gjithashtu kemi filluar planifikimin për periudhën pas PGJT-së mbi bazën e përudhën afatgjatë zhvillimore. Edhe këtë fazë do ta përfundojmë së bashku pasi që siguria globale kurrë nuk ka qenë më e sfiduar. Ne duhet të jemi të gatshëm ta përmbushim misionin tonë kushtetues dhe ligjor si dhe të mbështesim aleancën në përgjithësi e sfidave të sigurisë rajonale dhe globale”, deklaroi komandanti i FSK-së.

Christian Nawrat, drejtorit i Ekipit Ndërlidhës këshillues të NATO-së ( NALT) u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e rajon.

Nawrat theksoi po ashtu se NALT luan rol unik në mesin e ndërkombëtarëve të mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“NATO mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin… Puna jonë ndihmon strukturën civile që mbikëqyrë FSK-në në zhvillimin e politikave aq të nevojshme. Puna jonë mbështete FSK-në, veçanërisht garden kombëtare për të zhvilluar aftësitë për të mbështetur autoritete civile në rangimin e krizave. Ne po punojmë brenda këtij mandati që ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumë kombësh bazuar në mandati e FSK luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK… Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim që të mbështesim përpjekjet e FSK për të krijuar një forcë të aftë për të ju ofrua mundësi individuale pa dallim gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirse”, theksoi drejtorit i NALT-it.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu u shpreh se dialogu është rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij ndaj kërcënimeve të fundit në pjesën veriore të vendit, përfshirë edhe sulmin terrorist në Banjskë, FSK ka treguar profesionalizëm duke shmangur të gjitha provokimet që kanë mund të qojnë në eskalime të ndryshme.

“Ka sfida sidomos kjo çështja e fundit e Rusisë dhe ato qëllimet e Serbisë të këqija në Kosovë dhe kërkojnë një qasje të jashtëzakonshme. Është shumë esenciale kjo të adresohet dhe ngritja e personelit të KFOR në kontrollimin e kufirit ka qenë shumë kruciale. Po ashtu, dëshirojmë të them se sulmi i vitit të kaluar që është kryer nga një grup i paramilitarëve dhe ministria e Mbrojtjes dhe FSK ka treguar profesionalizëm të vërtetë dhe duke shmangur të gjitha provokacionet dhe retorikat e tyre që kanë mund të qojnë në eskalime të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që të krijohet një dialog dhe kjo çështje të kryhet përmes dialogut dhe përmes bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtarë dhe të sigurohemi që forca te mos jetë në shprehje dhe të ndajmë prosperitetin dhe në këtë kontekst NATO dhe anëtarët e QUINT-it janë të gatshëm të ofrojnë lehtësimin e dialogut dhe të gjejmë një zgjidhje për çështjet qe deri tani janë te pazgjidhura. Unë pres të bëjmë një qasje të bashkëpunimit të të gjitha palët mund t’i kalojnë këto sfida”, tha ai.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se janë të kënaqur me progresin e FSK-së dhe e mbështesin plotësisht rrugëtimin euroatlanik të Kosovës.

“Jemi të kënaqur me progresin e FSK për të siguruar që FSK është profesionale dhe gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Ne jemi shumë të kënaqur me rolin tonë këtu është shumë e rëndësishme për stabilitetin regjional dhe jemi të kënaqur që mund të vazhdojmë me kontributin tonë në punën e NALT-it dhe kontributin në FKS dhe ministri të Mbrojtjes. Jemi të kënaqur me trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së që marrin në Mbretëria e Bashkuar… jemi të lumtur që FSK ka ofruar mbështetjen për Ukrainën dhe stabilitetin në Evropë, FSK ka zbarkuar ekipe në operacionin interfleks ku ka ofruar për Ukrainën në formën e këmbësorisë për pesë muaj me radhë zbarkim… FSK ka shënuar arritje të jashtëzakonshme për të cilat ne iu urojme shumë. FSK është ende në rrugë për krijimin e aftësive dhe forcimin e tyre dhe po ashtu në një rrugë për integrimin euro atlantik për të cilin ne e mbështesim plotësisht”, tha ai.

Në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024” morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe atashetë ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Kosovës

Vendi

Protestat kundër vrasjes së grave vazhdojnë për të dytën ditë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Published

on

Protestat kundër vrasjes së grave në Kosovë kanë vazhduar edhe sot, për të dytën ditë radhazi, me pankarta që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, duke reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ndjekjen penale të personave që, sipas protestuesve, kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë fjalimit para ndërtesës së Qeverisë, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të organizatorëve.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferrin. Ndaj tyre është hapur procedurë disiplinore dhe është themeluar një panel hetimor për trajtimin e rastit.

Edhe Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për mënyrën e trajtimit të rastit të Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj.

Protestë kundër vrasjes së grave dhe për kërkimin e përgjegjësisë institucionale ishte mbajtur edhe një ditë më parë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

lajme

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara