Lajmet

FSK e gatshme për sulme të mundshme

Partnerët ndërkombëtarë mbështesin ushtrinë.

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbledhur partnerët e saj në konferencën vjetore “FSK dhe partnerët 2023” e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të realizuar planet me partnerët në vazhdim.

Ministri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha FSK-ja janë të përcaktuar të rrisin bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë, duke shtuar se roli i partnerëve është tejet i rëndësishëm sa i përket sigurisë për të cilën do t’i ndajnë së bashku sfidat, më qëllim të interesave të tyre të përbashkëta.

Maqedonci ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe tha se si rezultati i bashkëpunimit me partnerët, sulmi terrorist nuk pati sukses në Banjskë.

“Duke iu falënderuar Policisë së Kosovës dhe profesionalizmit të jashtëzakonshëm, si dhe koordinimit të mirë me partnerët, ky sulm flagrant nuk pati sukses. Sido qoftë ne jemi ende të vetëdijshëm se kërcënimi ende ekziston përderisa Serbia ka 48 baza operacionale përgjatë kufirit me Kosovën. Dhe përderisa Serbia vazhdon të ketë qasje homogjeniste me fqinjët e saj, Kosova nuk do të jetë kërcënuese për askënd, mirëpo ne jemi të përgatitur të jemi miq të të gjithëve”, theksoi ai.

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari tha se FSK-ja nuk do te ishte këtu nëse nuk do kishte mbështetjen nga vendet aleatë me trajnime ushtarake. Jashari tha se së bashku me ministrin e Mbrojtës kanë një bashkëpunim të rregullt dhe sipas tij, rasti i fundit më Banjskë është mesazh që FSK-ja duhet të jetë gjithmonë e gatshme.

“Kërkoj nga ju mbështetje, sepse duke u stërvitur dhe aftësuar së bashku ne rrisim gatishmërinë e vendeve tona ndaj kërcënimeve në rritje të sigurisë. Jam i sigurt që ju si përfaqësues ushtarak jeni të informuar për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës. FSK së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes ka qenë në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Rasti i sulmit të fundit si zhvillim i sigurisë në botë, janë të tregues të qartë që FSK duhet të jetë çdo herë e gatshme të kryej misionin e saj Kushtetues dhe ligjor”, theksoi ai.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier tha se janë të gatshëm të mbështesin një forcë shumë etnike ushtarake për Kosovën. Ai tha se ShBA ka dhënë ndihmë mbi 23 milionë FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Hovenier u shpreh se e mbështesin rrugën e Kosovës drejt Aleancës, por tha se duhet shumë punë për të bërë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili tha se kjo konferencë tregon përkushtimin e madh të Kosovës dhe se Turqia është shumë e interesuar që të arrijë lidhje të përbashkëta të mbrojtjes për të forcuar sigurinë në rajon.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se Gjermania vazhdon te jetë partner i besueshëm i Kosovës dhe për këtë arsye do të vazhdojë bashkëpunimin me ushtrime të përbashkëta dhe t’i bashkohen partnerëve që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara