Lajmet

​Formimi i qeverisë, Murati: Po presim certifikimin e rezultateve

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se po presin përfundimin e procesit të numërimit të votave, certifikimin e rezultateve, dhe më pas të diskutohet për formimin e qeverisë.

Këtë deklaratë e bëri pas konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.

“Në lidhje me këtë çështje po besoj vlen ajo çfarë ka thënë kryeministri. Pra që fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe mund të flasim për formimin e qeverisë”, tha Murati.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë e ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.30 për qind. E dyta Partia Demokratike e Kosovës me 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind.

Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 ulëse, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Lajmet

Gjermania konfiskon 720 milionë euro nga asetet e ngrira të bankës ruse

Published

on

By

Gjykata e Lartë gjermane synon të konfiskojë rreth 720 milionë euro nga asetet e ngrira të një institucioni financiar rus, njoftoi sot sistemi gjyqësor në landin qendror Hesen.

Sipas autoriteteve, janë hapur procedura të posaçme me kërkesë të Zyrës Federale të Prokurorit të Përgjithshëm, raporton ATSH.

Banka ishte përfshirë në listën e embargos së Bashkimit Evropian ndaj Rusisë në qershor të vitit 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të atij viti, thuhet në një deklaratë.

Si pasojë, të gjitha pasuritë e kompanisë në institucionet financiare dhe kreditore evropiane u ngrinë në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës.

Pak pas vendosjes së sanksioneve, persona të panjohur në bankë thuhet se kanë tentuar të tërheqin fondet, por urdhri përkatës elektronik i transferimit nuk është ekzekutuar.

Sipas procedurave, paratë do të konfiskohen në favor të arkës shtetërore./KP

Continue Reading

Lajmet

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Published

on

By

Në muajin gusht të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 284 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 232 lindje janë femra.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6.4 për qind, krahasuar me muajin korrik 2025.

Ndërkaq, gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve.

Po ashtu sipas ASK-së, në muajin gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë 972 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht ka rritje të numrit të kurorëzimeve për 59,5%.

Ndërsa, në këtë periudhë janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve në Kosovë, ku krahasuar me muajin korrik 2025 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve për (-45,2%)./KP

Continue Reading

Lajmet

Debat i ashpër për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë

Published

on

By

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e opozitës për një mocion me debat në lidhje me programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Me 73 vota kundër nga shumica, mocioni nuk kaloi, duke nxitur kështu reagime nga përfaqësues të opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se kërkesa e opozitës ishte e mangët dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Opozita nuk ka vullnet për debat real, ndaj dhe kërkesat e tyre nuk janë të plota”, tha Balla.

Debatet në seancë gjatë ditës së sotme, u përqendruan edhe rreth Kosovës, ka raportuar Euronews.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti kryeministrin Edi Rama “shërbëtor të Vuçiçit”, ndërsa kritikoi edhe mungesën e një rezolute në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë. Poashtu edhe deputeti demokrat Tomor Alizoti e kritikoi mungesën e trajtimit të çështjes së Kosovës në programin qeverisës.

“Asnjë fjalë për Kosovën, asnjë qëndrim i qartë për rezolutën për gjenocidin. Kjo është një turp publik”, tha Alizoti.

Pjesë e debatit u bë edhe deputeti i PS-së, Ardit Bido, i cili tha se në Kuvend po dëgjohen deklarata që përshkruajnë liderët e UÇK-së si të akuzuar për gjenocid në Serbi – një gjë që, sipas tij, nuk e ka bërë as vetë Serbia. Berisha e mohoi këtë, duke e akuzuar Bidon për deformim të deklaratave.

Më vonë, përmes një video-mesazhi, Bido tha se nuk iu përgjigj dot Berishës në foltore për shkak të një problemi familjar, ndërsa sqaroi se deklarata për gjenocidin ishte bërë nga Tritan Shehu, jo nga Berisha.

Tutje gjatë këtij debati dhe në këtë seancë të Kuvendit, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se do të marrë pjesë në protestën e së premtes në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, duke theksuar se atje do të jetë si qytetar, jo si politikan.

Balla konfirmoi se kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në protestë me arsyetimin se prezenca e tij do të politizonte ngjarjen./EO

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin e ri gjerman, e njofton për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjeve

Published

on

By

Kreu i lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Abdixhiku në takim me ambasadorin gjerman, ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.

Abdixhiku po ashtu e ka informuar ambasadorin gjerman lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe procesin zgjedhor.

Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike”, ka thënë Abdixhiku./EO

Continue Reading

Të kërkuara