Lajmet
”Foreign Policy”: Edi Rama ndërton ura për në Europë ose askund tjetër
Rama: Asnjëherë nuk ekziston respekti i mjaftueshëm.
Published
5 years agoon
By
Betim Gashi/ATSH/ – Kur ai shkon në takime të nivelit të lartë me eurokratët e ngrysur në Bruksel, i veshur me pantallona të gjera, çorape shumëngjyrëshe, atlete dhe xhaketë sportive të kombinuara, mesazhi që ai dëshiron të përcjellë është i qartë, shkruajnë Una Hajdari dhe Aleksandar Brezar për revistën “Foreign Policy”.
Kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk i bënte shumë përshtypje se çfarë do të mendonin të fotografuarit pranë tij për veshjen e tij.“Asnjëherë nuk ekziston respekti i mjaftueshëm”, thotë kryeministri i rizgjedhur kohët e fundit.“Shumë përpjekje janë bërë për ta përshkruar ose paraqitur Shqipërinë si një realitet të errët”.Rama po aludon për reputacionin negativ që Shqipëria ka në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore si një tjetër komb i prapambetur dhe ish-komunist që përpiqet me dëshpërim të kalojë në modernitet.Paragjykime të tilla, nga njëra anë, janë disi të pritshme. Në fund të fundit, Shqipëria ka qenë një nga vendet më të izoluara të kontinentit ne pjesën më të madhe të historisë së saj moderne.Ky fakt na njeh gjithashtu me misionin qendror të karrierës së Ramës – në të vërtetë, të gjithë jetës së tij: të kapërcejë hendekun që ndan vendin e tij nga pjesa tjetër e kontinentit. Ky është një qëllim po aq sa ekzistencial sa edhe politik.“E gjeta veten të bllokuar në politikë si një veprimtari e përditshme përmes një kthesë të errët të universit”, shpjegoi ai nga zyra e tij e mobiluar në mënyrë ekscentrike, me letër muri të vizatuar nga vete ai dhe bustin gri të ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, ndërkohë që vështron një libër të madh të ish-presidentit amerikan Donald Trump me postimet më të këqija të tij në Twitter.Një piktor krijues, profesor arti dhe aktivist para se të hynte në politikë, është e lehtë të besosh Ramën kur thotë se jeta politike nuk ka qene kurrë aspirata e tij.Por është gjithashtu e drejtë të pyesim se çfarë ka arritur Rama me fuqinë politike që ka fituar – dhe pse, pas tetë vitesh si kryeministër, kundërshtarët e tij thonë se prania e tij e zjarrtë shërben kryesisht për të shkëputur vëmendjen nga kontrolli i tij gjithnjë e më i fortë mbi frenat e qeverisë.Stereotipet që Rama është i detyruar të luftojë rrjedhin nga periudha e vendit të tij si Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Kombi evropian juglindor nisi periudhën e Luftës së Ftohtë si një shtet tipik i Traktatit të Varshavës, por i prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik pasi Moska u largua nga stalinizmi kur lideri i atëhershëm sovjetik Nikita Hrushov erdhi në pushtet.Shqipëria gjeti një aleat në Kinë, një periudhë që bëri që ajo të karikaturohej si një parajsë maoiste në shtypin perëndimor. Si Kina ashtu edhe Shqipëria komuniste ranë dakord që Moska ishte kthyer në revizioniste dhe Shqipëria u bë mikja e vetme e ngushtë e Partisë Komuniste Kineze në Evropë.Kjo u shpërbë kur Enver Hoxha, udhëheqësi i atëhershëm i Shqipërisë, u tregua i kujdesshëm ndaj asaj që ai e pa si një shkrirje në marrëdhëniet tregtare të tendosura më herët të Kinës me Shtetet e Bashkuara në fund të viteve 1970.Në librin e tij “Shënime për Kinën”, Hoxha tha se, “ata nuk duhet t’i marrin shumë parasysh parimet” kur bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të minuar social -imperialistët sovjetikë.Me pak fjalë, komunistët e Shqipërisë menduan se partia e tyre ishte manifestimi i jashtëzakonshmërisë socialiste e rendit më të lartë. Pjesa tjetër ishte një lloj izolimi ndërkombëtar i vetimponuar. Ndoshta ilustrimi më i mirë i kësaj është kërkesa e Hoxhës për të mos ftuar asnjë personalitet të huaj në funeralin e tij në vitin 1985 – askush nuk ishte mjaftueshëm komunist sa të meritonte të ishte atje.Kontrolli për të kufizuar informacionin për botën e jashtme ishte aq i rëndë sa, katër vjet më vonë, shumë shqiptarë nuk ishin në dijeni të revolucioneve që ndodhnin përgjatë Perdes së Hekurt dhe nuk e dinin që Muri i Berlinit kishte rënë në nëntor 1989.
Megjithatë, komunistët nuk mund ta shtypnin plotësisht dëshirën e njerëzve për lidhje. Në vitet ‘80, Rama ishte në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe dëshironte të shihte personalisht pikturat që po studionte. Kështu, studenti 1,98 metra i gjatë u bë pjesë e ekipit kombëtar të basketbollit. “A e dini pse kam luajtur basketboll?” pyet ai. “Në Akademinë e Arteve, historia e artit pushonte së qeni vizuale për ne në shekullin XIX”. Imazhi i fundit që ai kujton se ishte përdorur në leksione ishte vepra “Studio e Artistit” e Gustave Courbet”.
“Dhe pastaj, dritat ndizen, jo më rrëshqitje, dhe profesori thjesht flet për atë se si fëmijët e vegjël të borgjezisë së llastuar e quajtën veten impresionistë [dhe] filluan t’i kthejnë shpinën njerëzve dhe luftës së klasave”, thotë ai duke kujtuar dëshirën e tij për të parë pikturat e atyre profesorëve të tij që konsideroheshin “psikopatë, reaksionarë apo skizofrenikë” si Vincent van Gogh dhe “Pablo Picasso, vetë djalli”.
Gjatë një udhëtimi me ekipin në Vjenë, në nëntor 1984, ai u “arratis” nga hoteli dhe u end për orë të tëra në muzeun “Kunsthistorisches” – vetëm për ta gjetur atë të mbyllur. Shansi tjetër i Ramës ishte në vitin 1989 në qytetin gjerman Osnabrück, kur ai ishte asistent-profesor në Akademinë shqiptare të Artieve, përveç se një basketbollist. Ai iu lut përkthyesit gjerman që udhëtonte me ekipin kombëtar ta çonte në Muzeun e Artit Modern, në Weserburg, në Bremen, ku ai pa “një skulpturë të bukur të [Auguste] Rodin dhe gjysmën e një pikture të Pikasos, “kështu që unë thashë, o Zot. Nuk mund ta besoj”.
“Kur u ktheva nga ky udhëtim, lashë basketbollin”, shton ai. “Pastaj erdhën vitet ’90 dhe gjithçka ndryshoi”.
Megjithëse Rama ishte gjithmonë i hapur si artist – aparatçikët e partisë duhej ta vëzhgonin atë duke pikturuar një murale muzeu në 1987 nga frika se mos i fuste elemente “reaksionare” në të, pasi shija e tij e parë për politikën erdhi kur ishte profesor arti. Ai mbështeti studentët dhe aktivistët demokratë, të cilët filluan të kundërshtojnë regjimin komunist duke u bashkuar me ta në rrugë në fillim të viteve ‘90.
Shqipëria ishte vendi i fundit evropian jashtë Bashkimit Sovjetik që u bë demokratik dhe procesi i saj i shkatërrimit të komunizmit gjithashtu u diferencua. Partia komuniste në pushtet e Punës hoqi dorë vullnetarisht nga marksizëm-leninizmi dhe tha se gradualisht do ta çonte vendin drejt një marrëdhënieje më të hapur me Evropën. Në zgjedhjet e vitit 1991, Partia e Punës, e cila ishte në pushtet që nga viti 1944, fitoi zgjedhjet, pjesërisht sepse mbajti një bazë elektorale besnike. Vetëm në 1992, pasi qeveria e zgjedhur komuniste u rrëzua, kreu i Partisë Demokratike u zgjodh në pushtet.
Pasi mori pjesë në lëvizjen për demokraci, të udhëhequr nga intelektualë të zhgënjyer nga ritmi i ngadalshëm i demokratizimit dhe duke kërkuar një sistem të duhur shumëpartiak në mesin e viteve 1990, Rama vendosi të shpenzojë lirinë e tij të re duke udhëtuar, duke jetuar jashtë vendit dhe duke pikturuar, kryesisht duke jetuar jashtë prej pikturave të shitura. “Unë jetoja në Paris në atë kohë. Vendosa të qëndroj atje, të mos kthehem më”.
Vdekja e babait të tij në 1998 e ktheu atë në Shqipëri, kur Partia Socialiste e Shqipërisë, një pasardhëse e partisë komuniste, i kërkoi të bëhej ministër i Kulturës. Ai tha po. “Për muaj, nuk mund të gjeja paqe me veten, pse pranova. Por atëherë, politika është si një drogë. Ti bëheshe i varur prej saj”.
“Unë kurrë nuk kam dashur të përfshihem në politikë si një aktivitet i përditshëm. Unë gjithmonë kujdesesha për të thënë gjëra, gjithmonë ndiqja atë që po ndodhte, por jo si pretendent i asgjëje, por si një ngatërrestar profesionist’’, kujton ai.
Pas një qëndrimi dyvjeçar si ministër i Kulturës, ai u bë kryetar i bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe nisi një rishikim masiv të pjesëve të errëta të epokës socialiste të kryeqytetit duke pikturuar shumë prej fasadave të betonit të zhveshur me ngjyra të ndritshme dhe modele të çuditshme, ashtu si shembja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë si kërpudhat në vitet e para të tregut të lirë. Gjatë kësaj periudhe, ai u bë me shumë ndikim në Partinë Socialiste, duke e kaluar ngadalë perceptimin e tij publik nga një personazh i famshëm i përgjithshëm në një politikan të personalizuar, madje edhe të këndshëm.
Ai humbi zgjedhjet lokale të vitit 2011 me një diferencë jashtëzakonisht të vogël prej 81 votash, vetëm për të siguruar një fitore masive për Partinë Socialiste me platformën e tij “Rilindja”, një emër që ka të ngjarë të jetë zgjedhur sepse u kujtoi votuesve Rilindjen Kombëtare Shqiptare, një periudhë përgjatë shekujve XIX dhe XX, gjatë të cilëve kultura, politika dhe shoqëria shqiptare lulëzuan si në asnjë moment të mëparshëm në histori.
Rama u bë kryeministër në 2013 dhe, këtë vit, ai u bë i vetmi në historinë demokratike të Shqipërisë që zgjidhet tri mandate radhazi.
Sfida kryesore e Ramës, këto ditë, është ta afrojë vendin më pranë integrimit në Bashkimin Evropian.
Qëllimi i deklaruar i politikës së zgjerimit të BE-së është të “bashkojë sa më afër kontinentin”, por theksi i negociatave me Shqipërinë fokusohet në një grup rigoroz reformash ekonomike dhe politike.
Shumë shqiptarë besojnë se BE-ja është më e interesuar ta reformojë me forcë Shqipërinë, sesa ta mirëpresë atë në klubin e saj.
Në të vërtetë, kur përparimi konkret drejt zgjerimit vonohet pa pushim dhe bëhet e qartë se faji ka të bëjë kryesisht me grindjet e brendshme të BE-së, është e lehtë të pyesësh veten nëse ky klub është diçka për të cilën vendi duhet të përpiqet të hyjë.
Në qershor, BE-ja vonoi sërish fillimin e negociatave të ashpra, hapi i fundit para anëtarësimit, me Shqipërinë dhe fqinjën e saj, Maqedoninë e Veriut.
Këtu kthehemi te lloji i pantallonave të Ramës në Bruksel.
“Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj në lidhje me rrobat e mia, ju thashë, nuk doja ta përshtatja shijen time me një kostum politikisht korrekt”, shpjegoi ai.
“Ju jeni ata që dukeni”.
“Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë viktimë e mënyrës së saj të funksionimit. Në një hapësirë, ku po zhvillohen kushedi sesa zgjedhje njëkohësisht dhe ku politikanët drejtojnë sondazhe dhe jo synime, dinamika e brendshme e këtyre vendeve bëhet më e rëndësishme sesa arritja e zgjerimit me konsensus”.
You may like
lajme
Vrasja e Georgi Markovit: kur një ombrellë u shndërrua në armë kundër lirisë së shprehjes
Published
14 hours agoon
November 29, 2026By
UBTNews
Në historinë e medias së shekullit XX, pak raste ilustrojnë aq fuqishëm përplasjen midis gazetarisë së lirë dhe regjimeve autoritare sa vrasja e gazetarit dhe disidentit bullgar Georgi Markov në vitin 1978. Ngjarja, e njohur më vonë në mbarë botën si “Umbrella Murder” (Vrasja me Ombrellë), u shndërrua në simbol të metodave të fshehta që regjimet komuniste përdornin kundër kundërshtarëve të tyre politikë dhe kritikëve të pushtetit.
Ajo që e bëri këtë rast të famshëm nuk ishte vetëm viktima apo motivi politik, por edhe mënyra e pazakontë e atentatit. Për herë të parë, opinioni ndërkombëtar u njoh me një operacion sekret ku një mjet krejt i zakonshëm, një ombrellë, u shndërrua në armë vdekjeprurëse. Për shumë njerëz, historia dukej si një skenar filmi spiunazhi. Megjithatë, pas saj qëndronte një realitet i errët i Luftës së Ftohtë dhe i kontrollit të informacionit në shtetet komuniste.
Nga shkrimtar i suksesshëm në kritik të regjimit
Georgi Markov lindi në Sofje në vitin 1929. Në vitet 1960 ai konsiderohej një nga shkrimtarët më të njohur bullgarë. Romanet, dramat dhe tregimet e tij botoheshin rregullisht dhe gëzonin mbështetjen e institucioneve kulturore shtetërore.
Megjithatë, me kalimin e kohës Markovi u bë gjithnjë e më kritik ndaj sistemit komunist dhe veçanërisht ndaj udhëheqësit bullgar Todor Zhivkov, i cili sundoi Bullgarinë për më shumë se tri dekada.
Në fund të viteve 1960 ai udhëtoi në Itali dhe më pas vendosi të mos kthehej më në Bullgari. Vendimi i tij u konsiderua tradhti nga autoritetet komuniste. Regjimi filloi ta portretizonte si armik të shtetit, ndërsa veprat e tij u ndaluan.
Pasi u vendos në Perëndim, fillimisht në Itali dhe më pas në Britaninë e Madhe, Markovi filloi një karrierë të re si gazetar dhe komentator politik.
Zëri i një disidenti
Në Londër, Markovi nisi bashkëpunimin me BBC World Service, ndërsa më vonë edhe me Radio Free Europe dhe Deutsche Welle.
Pikërisht këtu filloi konflikti i tij më i madh me regjimin bullgar.
Përmes emisioneve radiofonike që transmetoheshin në Bullgari, ai fliste hapur për korrupsionin, privilegjet e elitës komuniste, represionin politik dhe kultin e udhëheqësit Todor Zhivkov. Në një kohë kur mediat bullgare kontrolloheshin plotësisht nga shteti, komentet e Markovit përbënin një alternativë të rrallë informative.
Veçanërisht të njohura u bënë seritë e tij të quajtura “Raportet nga Mungesa” (In Absentia Reports), në të cilat ai përshkruante me hollësi jetën e elitës komuniste dhe kontrastin midis propagandës zyrtare dhe realitetit.
Miliona dëgjues bullgarë ndiqnin fshehurazi transmetimet e tij. Për pushtetin në Sofje, Markovi ishte shndërruar në një nga kritikët më të rrezikshëm të regjimit.
| E heshtën! Regjimi komunist bullgar, me ndihmën e KGB ruse, e vrau në Londër.
Sot, vrasja e Georgi Markovit konsiderohet një nga sulmet më të famshme kundër një gazetari në Evropën e shekullit XX. Rasti tregon se sa larg mund të shkojnë regjimet autoritare për të heshtur zërat kritikë dhe për të kontrolluar informacionin. |
Regjimi vendos ta heshtë
Shërbimet sekrete bullgare, të njohura si Darzhavna Sigurnost (Sigurimi i Shtetit), mbanin nën vëzhgim disidentët që jetonin jashtë vendit. Dokumente të publikuara pas rënies së komunizmit treguan se Markovi konsiderohej objektiv me prioritet të lartë.
Bullgaria gëzonte marrëdhënie shumë të ngushta me Bashkimin Sovjetik. Për këtë arsye, shumë studiues dhe hetues kanë besuar se operacioni kundër Markovit është realizuar me ndihmën teknike të shërbimit sekret sovjetik KGB.
Në fund të viteve 1970 u mor vendimi për eliminimin e tij.
Atentati në urën Waterloo
Më 7 shtator 1978, në ditëlindjen e Todor Zhivkovit, Georgi Markov po shkonte në punë në selinë e BBC-së në Londër.
Ndërsa priste autobusin pranë urës Waterloo, ai ndjeu një pickim të lehtë në pjesën e pasme të kofshës. Kur u kthye, pa një burrë që po ngrinte një ombrellë nga toka. Burri kërkoi shkurt falje dhe u largua me shpejtësi.
Fillimisht incidenti nuk iu duk i rëndësishëm. Megjithatë, disa orë më vonë Markovi filloi të ndiente temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta.
| Gjatë autopsisë, mjekët zbuluan diçka të pazakontë. Brenda këmbës së Markovit gjendej një kapsulë mikroskopike metalike me diametër rreth 1.7 milimetra.
Kapsula kishte dy vrima të vogla që përmbanin gjurmë të helmit ricin, një substancë jashtëzakonisht toksike e nxjerrë nga fara e bimës së ricinit. |
Gjendja u përkeqësua me shpejtësi. Ai u shtrua në spital, por mjekët nuk arrinin të kuptonin arsyen e simptomave. Pavarësisht përpjekjeve intensive për ta shpëtuar, Markovi vdiq katër ditë më vonë, më 11 shtator 1978, në moshën 49-vjeçare.
Misteri i ombrellës
Gjatë autopsisë, mjekët zbuluan diçka të pazakontë. Brenda këmbës së Markovit gjendej një kapsulë mikroskopike metalike me diametër rreth 1.7 milimetra.
Kapsula kishte dy vrima të vogla që përmbanin gjurmë të helmit ricin, një substancë jashtëzakonisht toksike e nxjerrë nga fara e bimës së ricinit.
Hetuesit arritën në përfundimin se kapsula ishte injektuar përmes një mekanizmi të fshehur në ombrellë. Sapo kapsula kishte hyrë në trup, helmi ishte liruar gradualisht në qarkullimin e gjakut.
Kjo metodë ishte aq e sofistikuar sa u bë menjëherë një nga rastet më të famshme në historinë e spiunazhit modern.
Termi “Vrasja me Ombrellë” hyri në historinë e Luftës së Ftohtë dhe vazhdon të përdoret edhe sot për të përshkruar atentatin.
Reagimi ndërkombëtar
Vrasja shkaktoi tronditje në Britani dhe në gjithë Perëndimin. Për shumë vëzhgues ishte e qartë se atentati kishte motive politike.
Megjithatë, gjatë viteve të Luftës së Ftohtë ishte tepër e vështirë të siguroheshin prova të drejtpërdrejta kundër shërbimeve sekrete bullgare ose sovjetike.
Autoritetet komuniste mohuan çdo përfshirje. Mediat shtetërore bullgare e paraqitën rastin si propagandë perëndimore dhe shmangën raportimet e hollësishme.
Për shumë vite, rasti mbeti i pazgjidhur juridikisht, megjithëse shumica e ekspertëve dhe historianëve ishin të bindur për natyrën politike të atentatit.
E vërteta pas rënies së komunizmit
Pas vitit 1989 dhe rënies së regjimeve komuniste në Evropën Lindore, një pjesë e arkivave të shërbimeve sekrete u hapën për studiuesit.
Dokumentet e publikuara forcuan bindjen se atentati ishte organizuar nga shërbimi sekret bullgar me ndihmën e KGB-së sovjetike. Megjithëse shumë pyetje mbetën pa përgjigje dhe autorët kryesorë nuk u dënuan kurrë, u bë gjithnjë e më e qartë se Markovi kishte qenë objektiv i një operacioni shtetëror.
Në Bullgarinë postkomuniste, Georgi Markov filloi të rehabilitohej si figurë kombëtare. Librat e tij u ribotuan, ndërsa puna e tij gazetareske u vlerësua si shembull i guximit intelektual.
Simbol i luftës për fjalën e lirë
Sot, vrasja e Georgi Markovit konsiderohet një nga sulmet më të famshme kundër një gazetari në Evropën e shekullit XX. Rasti tregon se sa larg mund të shkojnë regjimet autoritare për të heshtur zërat kritikë dhe për të kontrolluar informacionin.
Për studiuesit e medias, Markovi përfaqëson figurën e gazetarit që zgjodhi të flasë hapur edhe kur kjo e vinte në rrezik jetën e tij. Ndërsa për historianët e Luftës së Ftohtë, atentati mbetet një shembull klasik i konfliktit midis propagandës shtetërore dhe lirisë së shprehjes.
Mbi të gjitha, historia e tij dëshmon se në regjimet komuniste beteja për kontrollin e informacionit nuk zhvillohej vetëm në redaksi, radio dhe televizione, por shpesh edhe në nivelet më të errëta të aparateve të sigurisë. Për këtë arsye, Georgi Markov mbetet një simbol ndërkombëtar i rezistencës intelektuale dhe i çmimit që mund të ketë kërkimi i së vërtetës.
Kujtesë
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 29 nëntor 1992-1998?
Published
14 hours agoon
November 29, 2026By
UBTNews
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998.
29 nëntor 1995
Ushtarakët akuzojnë serbët për prodhimin e shitjen e helmit “sarin” të përdorur kundër fëmijëve të Kosovës
Programi dokumentar televiziv anglez, “World in Action”, ka mbledhur të dhëna të dokumentuara se “APJ” (“Armata Popullore e Jugosllavisë)” ka prodhuar në fabrikën ushtarake në Potoci (në veri të Mostarit) përbërjen “sarin”, nga i cili prodhohet gasi nervor.
Siç dihet mjekët shqiptarë, disa ekspertë të huaj të toksikologjisë dhe ish-kryetari i ish-kryesisë së ish-Jugosllavisë, Stipe Mesiq, kanë pohuar se me këtë materie janë helmuar në pranverë të vitit 1990 disa mijëra nxënës shqiptarë.
Sipas ekipit televiziv britanik, Serbia e ka prodhuar dhe prodhon ende armë kimike, ndërsa dokumentet e konfiskuara ushtarake dëshmojnë gadishmërinë e Serbisë për të përdorur helme vdekjepruese dhe për të rrezikuar tërë rajonin.
Më 26 nëntor, opinionit britanik iu prezentuan faktet për prodhimin e mjeteve të ndaluara të vrasjes, siç ishte p.sh. mjeti i sulmit terrorist në hekurudhën nëntokësore në Tokio para disa muajsh.
Armën kimike serbe e gjurmoi dhe e zbuloi majori britanik, David Craig, ekspert pë helme ushtarake. Craig para disa kohësh vizitoi fabrikën të cilën “APJ” kishte braktisur në janar të vitit 1992 (para fillimit të agresionit në atë rajon) dhe pasi i kishte transferuar paisjet industriale në Serbi. Majori britanik, që pati rol vendimtar në luftën e Gjirit (kundër Irakut) në fushën e helmeve ushtarake, gjeti mbeturinat e substancës së prodhuar. Mostrat u hulumtuan në institutin ushtarak suedez SNDE, ku u vërtetua se fjala është për “sarinin”.
Në njoftimin që e solli dje gazeta kroate “Veçernji List” , thuhet se major Craigu ka biseduar me punëtorët e asaj ish-fabrike dhe ka mbledhur fakte të reja. Në fabrikën ushtarake në Potoci, Jugosllavia e ka prodhuar “sarinin” dhe nga ajo fabrikë i kanë shkuar dërgesat Sadam Huseinit në Irak. Në fabrikën kryesore irakiane për prodhimin e helmeve luftarake në Samarri, Sadam Huseini me ndihmën jugosllave ka prodhuar helmet që i ka përdorur në Iran kundër kurdëve. Ndihma për Huseinin në prodhimin e armës kimike ishte pjesë përbërëse e bashkëpunimi ushtarak, gjatë të cilit edhe Iraku ka ndihmuar industrinë ushtarake jugosllave (serbe) për prodhimin e përbërjes raketore “orkan”.
Më tutje në këtë shkrim thuhet se dokumentet e konfiskuara ushtarake të komandantëve serbë, të cilat i gjeti ekipi televiziv britanik dhe dëshmitë e atyre që kanë punuar në industrinë ushtarake jugosllave zbulojnë se në Serbi ekzistojnë disa fabrika për prodhimin e armës kimike. Nga dokumentet ushtarake për “mbrojtjen nga helmet luftarake” shihet gadishmëria e komandaturës serbe që të shërbehet me armët e ndaluara. Ekspertët vlerësojnë se Serbia paraqet “rrezik potencial katasrofik për paqën në rajon”.
Është posaqërisht e rëndësishme dëshmia e Stipe Mesiqit, i cili në cilësinë e kryetarit të atëherëshëm të ish shtetit të Jugosllavisë, kishte vizituar fshehtas Uashingtonin dhe Pengatonin dhe ua kishte dhënë atyre dokumentacionin për arsenalin kimik jugosllav. Mesiqi e kishte njoftuar atëherë ministrinë amerikane të mbrojtjes për bashkëpunimin jugosllavo-irakian në prodhimin e armës kimike. Për ta mbajtur në fshehtësi shkuarjen në Pentagon, Mesiqi së pari kishte udhëtuar “në vizitë private” në Australi e mandej me aeroplan në Vashington.
29 nëntor 1996
Gjendja e Nënë Terezes po përmirësohet
ATSH duke cituar agjencinë DPA njofton se gjendja e Nënë Terezës, fituese e çmimit Nobel, që gjendet në një spital në Kalkuta për shqetësime kardiake, u përmirësua pak.
Doktorët thanë se murgesha shqiptare 86vjeçare, ka kaluar një natë të qetë. Ajo zhvilloi një bisedë të shkurtër me kardiologen amerikane Patricia Aubnel.
Mjekët e Qendres Kerkimore te Zemres “B.M. Birla” ku ajo po trajtohet do të organizojnë një konsultë të premten në mbrëmje nëse krijuesja e urdhërit “Misionaret e Bamirësisë” do të mund t’i nënshtrohet një angiografie, një procedure radiologjike për të diktuar bllokimet e arterieve.
29 nëntor 1997
Bill Klinton: SHBA-të do të angazhohen që shqiptarët e Kosovës t’i gëzojnë të drejtat e veta
Presidenti amerikan Bill Klinton, me rastin e 85 vjetorit të festës së 28 Nëntorit – Ditë së Pavarësisë së Shqipërisë, i ka dërguar një mesazh të ngrohtë komunitetit shqiptar në Amerikë, dhe siç shprehet ai, të gjithë atyre që e kremtojnë këtë festë.
Në letër thuhet:
Shqiptaro-amerikanët kanë dhënë kontribute të jashëtzakonshme jo vetëm për mirëqenien e tokës së tyre shekullore, por edhe për begatinë e atdheut të tyre të ri. Gjatë gjithë viteve tepër të rënda të izolimit komunist të Shqipërisë, shqiptaro-amerikanët kanë ndiohmuar për të mbajtur gjallë luftën për liri dhe kanë ruajtur lidhjet e fuqishme midis dy vendeve tona.
Që nga viti 1991, SHBA-të kanë punuar fuqimisht për të konsoliduar demokracinë e brishtë shqiptare dhe ekonominë e tregut. Amerika do të angazhohet për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt bashkimit me familjen e vendeve demokratike.
Ne jemi të vetëdijshëm se shqiptarët në republikat e ish-Jugosllavisë, e veçanërisht në Kosovë ende luftojnë për të drejtat e tyre.
Shtete e Bashkuara të Amerikës përkrahin të drejtat njerëzore të të gjithë popujve dhe po punojnë t’u ndihmojnë shqiptarëve të Kosovës që t’i fitojnë të drejtat që i meritojnë.
Ndërsa po e shënojmë këtë përvjeteor ne në Amerikë jemi mirënjohës për kontributin e shqiptaro-amerikanëve që i japin larmisë, begatisë dhe mirëqenies së Amerikës. Angazhimi i tyre i fuqishëm për familjen, komunitetin dhe shtetin ndihmon ndërtimin e një të ardhme më të lumtur për të gjithë ne.
Aktualitet
Shtatë dekada nga lindja e “Godzilla-s”: Si lindi ikona japoneze e kinemasë nga hijet e epokës bërthamore
Published
1 day agoon
November 28, 2026By
UBTNews
Kur në kinematë e Japonisë u shfaq për herë të parë filmi Godzilla (Gojira), më 3 nëntor 1954 ndërsa në fund të nëntorit po atij viti nisën shfaqjet e gjera dhe jehona ndërkombëtare — pakkush mund ta parashikonte se një krijesë gjigante e dalë nga thellësitë e oqeanit do të shndërrohej në një nga simbolet më të njohura dhe më jetëgjata të kulturës botërore. Shtatëdhjetë e dy vjet pas premierës, vepra e regjisorit Ishirō Honda mbetet shumë më tepër sesa një film me efekte speciale të kohës; ajo është një dokument kulturor dhe një alegori e fuqishme e frikës njerëzore përballë fuqisë shkatërruese të teknologjisë bërthamore.
Konteksti historik në të cilin lindi filmi ishte thellësisht i ndjeshëm. Japonia po dilte ngadalë nga plagët e Luftës së Dytë Botërore dhe nga traumat e bombardimeve atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në gusht të vitit 1945. Vetëm pak muaj përpara xhirimeve, në mars të vitit 1954, një incident i rëndë në oqeanin Paqësor e riktheu panikun: anija japoneze e peshkimit Daigo Fukuryū Maru (Dragoi me Fat 5) u ekspozua ndaj rrezatimit radioaktiv pas testimit të bombës hidrogjenore amerikane Castle Bravo në atolin Bikini. Ekuipazhi pësoi helmim të rëndë nga rrezatimi dhe njëri prej marinarëve humbi jetën, duke shkaktuar tronditje të madhe publike në mbarë vendin.
Pikërisht mbi këtë ankth kolektiv, producenti Tomoyuki Tanaka, regjisori Ishirō Honda dhe mjeshtri i efekteve speciale Eiji Tsuburaya ndërtuan konceptin e Godzilla-s. Në rrëfimin origjinal të vitit 1954, përbindëshi nuk është thjesht një armik i zakonshëm, por një qenie e lashtë e zgjuar dhe e shpërfytyruar nga testet bërthamore nënujore. Përmes imazheve bardh e zi, qytetit të Tokios në flakë dhe spitalit të mbushur me të plagosur nga rrezatimi, Honda solli në ekran një reflektim moral mbi përgjegjësinë e shkencës. Edhe personazhi i shkencëtarit Daisuke Serizawa, i cili shpik një armë tjetër shkatërruese të quajtur “Shkatërruesi i Oksigjenit”, përballet me dilemën etike nëse zbulimi i tij do të përdoret sërish për luftë nga njerëzimi.
Një rol të pazëvendësueshëm në identitetin e filmit luajti edhe muzika e kompozitorit Akira Ifukube. Motivet e rënda orkestrale, marshi ritmik dhe ulërima karakteristike e krijesës e krijuar duke fërkuar një dorezë lëkure të lyer me rrëshirë mbi telat e një kontrabasi u bënë menjëherë të njohura në mbarë botën. Ndërkohë, në mungesë të teknologjisë digjitale, Eiji Tsuburaya përdori teknikën e njohur si suitmation, ku aktori Haruo Nakajima veshi një kostum të rëndë prej gome dhe shkatërroi makete të punuara me imtësi të ndërtesave të Tokios.
Me kalimin e dekadave, Godzilla kaloi kufijtë e Japonisë, duke u përshtatur në dhjetëra filma, seriale televizive, libra komikë dhe videolojëra. Ndonëse në disa periudha u shndërrua në hero mbrojtës të Tokës apo figurë argëtuese për publikun e gjerë, esenca e tij e parë mbeti e gjallë, duke u rikthyer fuqishëm edhe në prodhimet bashkëkohore që fituan vlerësime kritike dhe çmime ndërkombëtare. Kështu, në fundjavat e kulturës botërore, historia e lindjes së Godzilla-s kujton se si arti dhe kinematografia mund ta shndërrojnë frikën më të madhe të një epoke në një gjuhë universale që flet për paqen dhe kujdesin ndaj planetit. /E.A/
Lajmet
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 28 nëntor 1992-1998?
Published
2 days agoon
November 28, 2026By
UBTNews
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998.
28 nëntor 1992
“The Sunday Times”: SHBA-të të gatshme për luftën ballkanike
Gazeta britanike “The Sunday Times”, nën numrin e djeshëm, shkruan se “për shkak të drojes se lufta ballkanike mund të përfshijë mbarë regjionin, SHBA-të kanë përgatitur planet për dërgimin e njëqind mijë ushtarëve”.
Në rast të një lufte ballkanike, vendet anëtare të NATO-s, shkruan më poshtë kjo gazetë, do të detyroheshin të intervenojnë, duke përfshirë këtu edhe Britaninë e Madhe dhe SHBA-të. Poashtu, do të mund të përzihej edhe Rusia.
28 nëntor 1994
Deri tash u arrestuan rreth 80 ish-punëtorë të SPB të Kosovës
Brenda shtatë ditësh policia serbe arrestoi rreth 80 ish-punëtorë të SPB të Kosovës, bëjnë me dije Komisionet për Informim të LDK-së, KMDLNJ dhe burimet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Pas arrestimit të Sejfulla Sahatçiut, Shefqet Beqës dhe Remzi Tetricës, ish-punëtorë të SPB-së në Gjakovë, Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Gjakovë bënë me dije se policia serbe arrestoi edhe tetë ish-punëtorë të tjerë të SPB-së së Kosovës.
Kështu më 23 nëntor, policia serbe bastisi dhe arrestoi Muhamet Nimanin, Xhavit Osmanin dhe Tahir Bezhanin.
Ndërkaq, pardje, policia bastisi dhe arrestoi edhe Bibë Biblekajn, Zenel Ramën, Zekë Bekën, Xhafer Sahatçiun dhe Sali Hakajn, ish-punëtorë të SPB-së në Gjakovë.
Njoftohet se në mungesë të Zekë Bekës, i cili nuk gjendej në shtëpi, policia mori peng vëllain dhe djalin e tij, të cilët u liruan në momentin kur Zekë Beka u paraqit në stacionin e policisë në Gjakovë.
Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Viti njofton se më 24 nëntor rreth orës 18:00, një ekspeditë e policisë serbe bastisi shtëpinë dhe arrestoi Isuf Zukën, ish-kryeshef i SPB-së në Viti. Isuf Zuka u dërgua menjëherë në stacionin e policisë në Gjilan.
Pardje, policia serbe bastisi dhe arrestoi edhe Mehmet Bajrën, ish-inspektor i SPB-së në Skënderaj.
Më 25 nëntor rreth orës 14:00, në stacionin e autobusëve në Prishtinë, policia arrestoi Ilmi Sylejmanin, ish-punëtor i SPB-së në Prishtinë dhe së bashku me të shkuan dhe bastisën banesën e tij në lagjen “Kodra e Diellit”.
Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Prizren bën me dije se policia më 22 nëntor arrestoi edhe Astrit Koshin, ish-inspektor i SPB-së në Prizren.
Dje rreth orës 11:00, policia serbe ishte sërish në shtëpinë e Halil Kafexhollit, ish-punëtor i SPB-së nga Bellanica e Malishevës. Meqë Halil Kafexholli nuk gjendej në shtëpi, policia provokoi bashkëshorten e Halilit, Ganimete Kafexhollin.
Dje, policia ishte sërish në shtëpinë e Sylë Krasniqit, ish-punëtor i SPB-së. Policët iu kërcënuan bashkëshortes së Sylë Krasniqit se në mungesë të Sylës do ta arrestojnë atë.
28 nëntor 1995
Tre veprimtarë u dënuan me nga 300 DM për shkak të manifestimit për Ditën e Pavarësisë
Për shkak të manifestimit të mbajtur dje në Malishevë për të kremtuar festën kombëtare qenë arrestuar Cen Desku, nënkryetar i Degës së LDK-së, Ramë Thaçi, drejtor i gjimnazit “Abdzl Frashëri”, Jakup Kastrati, drejtor i shkollës fillore “Migjeni” në Lubizhdë dhe Gani Nalli, zëvendësdrejtor i shkollës fillore “Bajram Curri” në Rahovec.
Këta veprimtarë u nxorrën para gjyqit serb në Rahovec dhe me procedurë të shpejtë u dënuan me burg ose me të holla: me nga 1050 dinarë (me nga rreth 300 DM).
28 nëntor 1996
Ndërhyrje e policisë në lokalet e SHF “Z. Hajdini” në Prishtinë
Sot rreth orës 9.30, dy policë serbë shkuan në lokalet e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë dhe kërkuan nga punëtori teknik Fehmi Rukovci që të heq punimet artistike dhe letrare të nxënësve të kësaj shkolle, të vendosura në koridorin e shkollës, i tha QIK-ut drejtori i kësaj shkolle Ajet Brajshori.
Në koridorin e shkollës ishin të vëna edhe materiale të tjera nga manifestimi me rastin e Ditës së Flamurit që u mbajt dje.
Policët kërcënuan punëtorin teknik dhe thanë se do të vijnë sërish në këtë shkollë të hënën.
Në këtë shkollë që nga prilli i sivjemë janë vendosur masat e dhunshme, ndërsa drejtoreshë e dhunshme është caktuar njëfarë Nada Millosavleviq.
28 nëntor 1997
Si u vra Ismet Gjocaj?
Vrasja e Ismet Gjocajt (35) në Irzniq të Deçanit, përkundër informacioneve të shumta dhe nga burime të ndryshme, vazhdon të mbetet edhe më tutje enigmë.
Ndonëse njoftimet e ditës së djeshme nga burimet e LDK-së, bënin të ditur për të shtëna në afërsi të stacionit të policisë në Irzniq, që kishin ndodhur parmbrëmë rreth mesnatës, flisnin për një polic të vrarë e dy të plagosur, ato nuk bënin fjalë për vrasjen e Ismet Q. Gjocajt nga fshati Gjocaj i Deçanit.
Njoftimi për vrasjen e tij u dha vetëm dje vonë nga mjetet e informacionit në gjuhën serbe. Këto informacione e cilësonin Ismetin si “terrorist” që ishte vrarë në përleshje me policinë.
Edhe më të paqartë rastin e vrasjes së Ismetit e bëjnë njoftimet e shtypit të sotëm serb, që sjell disa versione të ngjarjes.
Mirëpo, sido që të jetë, një fakt është i sigurt: Ismet Gjocaj në kohën kur ndodhën të shtënat në stacionin e policisë në Irzniq, ndodhej në duart e policisë, në lokalet e stacionit të policisë në Deçan.
Të dhënat nga Nënkëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe KI i Degës së LDK-së në Deçan, të bazuara në një deklaratë të të ndjerit, të dhënë më 25 nëntor, sqarojnë në masë të madhe rrethanat që i paraprijnë rastit, ndonëse as ato nuk mund të japin me saktësi të dhëna për rrethanat në të cilat u vra ai.
Më 25 nëntor, kur sipas thirrjes duhej të paraqitej në stacionin e policisë në Deçan, Ismet Gjocaj i dha një deklaratë NKMDLNj në Deçan në të cilën njoftonte për rastin që i kishte ndodhur atij dhe një punëtori të tij më 21 nëntor, në vendin e quajtur Zhare, në afërsi të fshatit Gjocaj, kur policia u përpoq të inskenojë gjoja zënien e bandave të veprojnë përgjatë brezit kufitar. Në këtë vend, derisa po ktheheshin nga mali, ku kishin marrë dru për djegie, patrulla e policisë i ndaloi Ismet Qaush Gjocajn nga fshati Gjocaj dhe punëtorin e tij Fatmir Gashin, nga komuna e Malishevës. Policët e lidhën Fatmirin për traktori, ndërsa Ismetin e urdhëruan që të ecë rrugës në drejtim të kufirit me Shqipërinë, përkatësisht kinse gjurmëve të bandave të cilat sipas tyre paskan ikur në atë drejtim.
Pasi Ismeti dhe dy policët që e shoqëronin ecën nja 30 metra, udhëheqësi i policisë Vukmir Mirçiq, iu dha urdhër policëve që të kthehen në drejtim të tij. Në atë pozitë, në kohën që dy policët e mbanin Ismetin për krahësh dhe drejt tij kishin kthyer automatikët, ky kryepolic i fotografoi disa herë.
Më pastaj në deklaratë Ismeti theksonte se kryepolici Mirçiq, pos tjerash, e kishte pyetur a e njeh njëfarë Shaban Koliqin nga Shqipëria. Pasi Ismeti u përgjigj se nuk e njohte ai iu drejtua me fjalët: “A e di se ne i kemi njerëzit tanë atje (Shqipëri) dhe do t’i urdhërojmë që t’ju likuidojnë”.
Pas këtij rasti policia bastisi shtëpinë e Ismetit në fshatin Gjocaj, me pretekst se kinse në familjen time po u fshehkan njerëz nga Shqipëria dhe kërkuan armë.
“Pas gjithë kësaj, policia së bashku me vëllaun tim, Avniun dhe me Fatmir e Feriz Gashin na dërguan në stacionin e policisë në Junik, ku na mbajtën gjysëm ore dhe më urdhëruan që më 25 nëntor të paraqitem në stacionin e policisë në Deçan”, thuhet pos tjerash në deklaratën që Ismet Gjocajt e dha më 25 nëntor. Menjëherë pas dhënies së kësaj deklarate, Ismeti shkoi për t’u paraqitur në polici, ku u mbajt në arrest.
Të nesërmen (26 nëntor), rreth orës 6. 45, policia përsëri bastisi shtëpinë e Ismetit. Me këtë rast u arrestua vëllai i tij Avniu dhe Fatmir e Feriz Gashi nga Vërmica e Malishevës. Ata u dërguan në stacionin e policisë në Deçan ku u mbajtën deri në orën 24. 00, kur u liruan.
Sipas disa të dhënave, Ismet Gjocajn qytetarët e kanë vërejtur duke kërcyer nga kati i dytë nga dritaret e stacionit të policisë në Deçan në oborrin e këtij stacioni ku supozohet se e ka thyer njërën këmbë. Policia e ka zënë në oborrin e këtij stacioni e pastaj e ka futur në lokalet e këtij organi dhe prej atëherë nuk është vërejtur më, kures familja e tij nuk ka ditur për fatin e tij.
Të theksojmë edhe një herë në fund se rrethanat e vrasjes së Ismet Gjocajt nuk dihen. Por, një gjë është e sigurt: Ismet Gjocaj nuk u lirua fare nga policia që nga 25 nëntori. Dëshmitarë okularë theksojnë se të mërkurën, rreth orës 23, vetëm gjysmë ore para sulmit në Irzniq, Ismeti është parë në korridorin e stacionit të policisë në Deçan.
Ndërkohë, në një deklaratë dhënë KI të Degës së LDK-së në Malishevë, vëllezërit Fatmir (22) e Feriz (19) J. Gashi nga Vërmica e Malishevës, të cilët u arrestuan pardje në mëngjes në shtëpinë e Ismet Gjocajt në Gjocaj, ku punonin si punëtorë krahu, theksojnë se pasi janë arrestuar janë dërguar në stacionin e policisë në Deçan, ku janë pyetur cilës “organizatë terroriste” i takojnë, si e njohin dhe pse punojnë te Ismet Gjocaj etj.
Ndërkohë Fatmirit, policia i ka vënë në kokë një kapelë me shqiponjë, i ka dhënë një pushkë automatike dhe e ka fotografuar dy herë: një herë duke ia drejtuar automatikun një inspektori të sigurimit serb!
Vëllezërit Gashi në polici janë mbajtur dhe janë rrahur deri rreth orës 24. 00. Ata thanë se në polici ishte edhe vëllai i Ismetit, Avniu, i cili gjithashtu u keqtrajtua rëndë.
Fatmir e Feriz Gashi deklaruan se janë torturuar rëndë fizikisht edhe pasi janë liruar nga lokalet e policisë, madje edhe gjatë rrugës deri në qendër të Deçanit.
Historia e misioneve “Mars 2” dhe “Mars 3” në fundin e vjeshtës së vitit 1971
Vrasja e Georgi Markovit: kur një ombrellë u shndërrua në armë kundër lirisë së shprehjes
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 29 nëntor 1992-1998?
Shtatë dekada nga lindja e “Godzilla-s”: Si lindi ikona japoneze e kinemasë nga hijet e epokës bërthamore
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 28 nëntor 1992-1998?
Kush janë nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë?
UBT uron 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
Llapi përmbys Malishevën në udhëtim dhe merr fitoren e tretë radhazi në Superligë
Kurti në Samitin e Tiranës: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, mosveprimi i BE-së dëmton besimin
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoThaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
-
Lajmet2 months agoVotohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
Vendi3 weeks agoProfesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos
-
Vendi2 months ago15 profesorë të UBT-së renditen të parët në Kosovë në Scholarly Index 2026