Aktualitet
Fituesi i jackpot-it në Indi “i lodhur nga kërkesat për ndihmë”
Ai tani po mendon të ndërrojë shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes dërrmuese të publikut.
Published
2 years agoon
By
UBT newsNjë fitues i lotarisë indiane, Kerala, ka thënë se është aq i mbingarkuar me kërkesat për ndihmë financiare, saqë i vjen keq për marrjen e shumës.
Anoop kishte fituar 250 milionë rupi (3.06 milionë dollarë) në shtator.
Por një javë më vonë, ai postoi një video duke u kërkuar të panjohurve që të mos e shqetësonin më atë dhe familjen e tij.
“Do të doja të mos kisha fituar”, thotë ai. “Çmimi i tretë mund të ketë qenë më i mirë”.
Anoop thotë në video se po mendon të ndërrojë shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes dërrmuese të publikut.
Ai ishte gjithandej në media kur fitoi çmimin, më i larti i ofruar ndonjëherë në shtet për një lotari.
Anoop e bleu biletën më 17 shtator – një ditë para se të duhej të fluturonte për në Malajzi për një punë.
Pasi u publikua lajmi për fitoren e tij, familja e tij mori një vëmendje të madhe mediatike.
“Isha shumë i lumtur kur fitova”, thotë ai në videon e tij të fundit. “Kishte njerëz dhe kamera në shtëpi dhe ne ishim të lumtur”.
Por situata shpejt doli jashtë kontrollit, thotë ai.
“Unë nuk mund të dal nga shtëpia, nuk mund të shkoj askund. Fëmija im është i sëmurë dhe nuk mund ta çoj te mjeku”.
Ai thotë se njerëzit shkojnë në shtëpinë e tij çdo mëngjes.
“Gjithçka që mund t’u them të gjithëve është se nuk kam marrë ende para. Askush nuk e kupton problemin tim, pavarësisht sa herë e them”, thotë ai./UBTNews/
Bota
Trump flet për herë të parë për bisedën miqësore që pati me Obamën
Published
2 days agoon
January 10, 2025By
UBTnewsPresidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar pamjet virale që tregojnë atë dhe ish-presidentin Barack Obama duke biseduar dhe buzëqeshur në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter.
Pamjet, të cilat janë përhapur gjerësisht, tregojnë dy liderët politikë të ulur pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer fjalë dhe batuta, një atmosferë e papritur për shumë, duke pasur parasysh marrëdhëniet shpeshherë të tensionuara mes tyre në të kaluarën.
“Nuk e kuptova sa miqësore dukej biseda,” tha Trump nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Florida, duke shtuar: “Po mendoja se dukemi si njerëz që pëlqejnë njëri-tjetrin. Dhe ndoshta kjo është e vërtetë. Ne kemi filozofi paksa të ndryshme, por ndoshta na pëlqen njëri-tjetri, nuk e di. Po kalonim mirë.”
Trump nuk zbuloi detaje mbi përmbajtjen e bisedës me Obamën, ndërsa ish-presidenti demokrat nuk e ka komentuar ende atë.
Sidoqoftë, media amerikane kanë spekuluar mbi bisedën, duke përdorur madje ekspertë të leximit të buzëve për të deshifruar komunikimin e tyre. Sipas gazetës New York Post, Trump i kishte sugjeruar Obamës që të diskutonin një çështje të rëndësishme më vonë, në një ambient më privat.
“Më telefononi më vonë, në holl,” raportohet të ketë thënë Trump, ndërsa Obama u shfaq duke i kërkuar më shumë detaje. Ndërsa Trump vazhdoi: “Nuk mund të flas tani, duhet të gjejmë një vend të qetë. Është e rëndësishme, duhet të flasim jashtë.”
Eksperti Jeremy Freeman sugjeron se biseda mund të ketë pasur një kontekst ndërkombëtar, duke iu referuar marrëveshjeve të mëdha si ajo bërthamore e Iranit apo Marrëveshja e Parisit për Klimën, nga të cilat Trump ishte tërhequr gjatë mandatit të tij të parë.
Në fund të bisedës, Trump raportohet të ketë thënë: “Atëherë, do ta bëj,” ndërsa Obama qeshi. Pavarësisht spekulimeve, mbetet e paqartë se për çfarë diskutuan dy liderët.
Bota
Rusia fajëson Ukrainën për sulmin vdekjeprurës në Donjeck
Published
2 days agoon
January 10, 2025By
UBTnewsRusia e ka akuzuar Ukrainën se e ka kryer sulmin vdekjeprurës ajror ndaj një dyqani ushqimor në qytetin e Donjeckut, të kontrolluar nga Moska, në lindje të Ukrainës, pasi një valë sulmesh ruse me dronë sulmuan disa rajone ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev.
Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA, tha se hetuesit rusë po hetojnë sulmin e kryer më herët gjatë 10 janar, duke pretenduar se një raketë HIMARS, që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, goditi supermarketin, duke vrarë dy persona.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar këto akuza ruse. Forcat ajrore ukrainase, ndërkaq, thanë se Rusia ka sulmuar Ukrainën me 72 dronë të llojit Shahed në rajonet Poltava, Sumi, Harkiv, Çerkasi, Kiev, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Helmitski, Vinitsja dhe Herson.
Teksa sulmet ajrore dhe luftimet intensive po vazhdojnë, përpjekjet diplomatike për ndaljen e konfliktit po ashtu duket se janë intensifikuar.
Ministria e Jashtme ukrainase tha më 10 janar tha se Kievi pret bisedime të nivelit të lartë me Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump, të marrë detyrën më 20 janar.
“Ne po presim për një takim mes presidentëve tanë sepse për ne gjëja kryesore është që të punojmë së bashku me Amerikën… ne po përgatitemi për kontakte të niveleve më të larta menjëherë pas inaugurimit”, tha zëdhënësi i ministrisë, Heorhiy Tykhiy.
Kremlini tha se ka vullnet për një takim me Trumpin dhe ka pasur përparim në përgatitjen e një takimi, pasi presidenti i ri të inaugurohet.
“Për këtë nuk kërkohet asnjë kusht, është një dëshirë e përbashkët dhe vullnet politik për të pasur dialog dhe për të zgjidhur problemet ekzistuese dialogu është i nevojshëm”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, një ditë pasi Trumpi tha se po punohet për një takim mes tij dhe presidentit rus, Vladumir Putin, ndonëse nuk dha detaje për kohën se kur do të zhvillohet ky takim.
Bota
Polonia: Netanjahu nuk do arrestohet nëse merr pjesë në përkujtimet e Aushvicit
Published
2 days agoon
January 10, 2025By
UBTnewsQeveria polake ka garantuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Aushvic-Birkenau, pavarësisht urdhërit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër tij.
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), këtë javë i shkroi qeverisë duke kërkuar që Netanyahu të mos arrestohej nëse vendos të marrë pjesë në përkujtimin e Aushvicit më 27 janar, sipas një ndihmësi presidencial.
Zyra e kryeministrit Donald Tusk publikoi të enjten një rezolutë duke thënë se do të siguronte “pjesëmarrjen e sigurt të liderëve të Izraelit në përkujtime”.
“Konfirmoj, pavarësisht nëse është kryeministri, presidenti apo ministri siç deklarohet aktualisht, i arsimit të Izraelit, kushdo që do të vijë në Oswiecim për festimet në Aushvic do të jetë i sigurt për sigurinë dhe nuk do të ndalohet”. tha Tusk.
Tusk e bëri të qartë se rezoluta ishte “e saktë” dhe zbatohej vetëm për përkujtimet e Aushvicit.
“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne që Polonia të mos jetë ndër ato vende që haptazi dhe demonstrativisht duan të shpërfillin vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, shtoi ai.
Gjykata Ndërkombëtare Penale, lëshoi urdhërarreste në nëntor për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, si dhe një lider të Hamasit, Ibrahim Al-Masri, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës 15-mujore në Gaza.
Bota
Kremlini: Presidenti Putin “i gatshëm” të takojë Trumpin
Published
2 days agoon
January 10, 2025By
UBTnewsPresidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton Anadolu.
I pyetur në një konferencë shtypi në Moskë nëse Rusia vendos ndonjë kusht për një takim të tillë, Peskov tha se kërkohet vetëm interes i ndërsjellë për një takim.
“Nuk kërkohen kushte për këtë. Kërkohet një dëshirë e ndërsjellë dhe vullnet politik për t’u angazhuar në dialog dhe për të zgjidhur çështjet ekzistuese nëpërmjet dialogut”, tha ai.
Moska mirëpret synimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së për të zgjidhur çështjet nëpërmjet dialogut, vuri në dukje ai.
Peskov tha gjithashtu se përfaqësuesit e Trumpit nuk kanë kontaktuar ende me palën ruse, por kontaktet mund të ndodhin pas inaugurimit të tij.
Studentët e Juridikut në UBT-Prizren realizojnë gjykim të simuluar në kuadër të “Klinikës Ligjore”
Organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që LVV-ja të mos i bojkotojë disa media
Policia e Kosovës shpalos planin për zgjedhjet parlamentare
Trump flet për herë të parë për bisedën miqësore që pati me Obamën
Rusia fajëson Ukrainën për sulmin vdekjeprurës në Donjeck
Kurti takohet me Verma, ankohet për mos zbatim të marrëveshjes bazë nga Serbia
Polonia: Netanjahu nuk do arrestohet nëse merr pjesë në përkujtimet e Aushvicit
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
Kremlini: Presidenti Putin “i gatshëm” të takojë Trumpin
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!