Magazinë

Fituesi i Eurovision-it kërkon përjashtimin e Izraelit nga gara e vitit të ardhshëm

Published

on

JJ, artisti austriak që triumfoi në Eurovision këtë vit në Bazel, ka ndezur debat pas thirrjes publike për përjashtimin e Izraelit nga edicioni i ardhshëm i festivalit, i cili do të mbahet në Vjenë.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, JJ u shpreh i zhgënjyer që Izraeli lejohet të marrë pjesë në një konkurs që pretendon të jetë “politikisht neutral”.

“Do të doja që Eurovision-i në Vjenë të mbahej pa praninë e Izraelit”, tha ai për El País.

Kritikat e tij vijnë në një kohë kur Unioni Evropian i Transmetimeve përballet me presion në rritje, pasi disa vende – përfshirë Belgjikën, Spanjën dhe Gjermaninë – po kërkojnë më shumë transparencë lidhur me mënyrën e votimit në garë, veçanërisht në raport me përfshirjen e Izraelit në një periudhë të tensionuar politike dhe humanitare.

JJ vuri në pikëpyetje ndershmërinë e sistemit të votimit, duke e cilësuar si jotransparent dhe duke bërë thirrje për reforma që do t’i jepnin më shumë besueshmëri garës. Në sfond të kësaj kritike qëndron një debat më i gjerë që ka përfshirë audiencën dhe institucionet mediatike në Europë, që ndajnë të njëjtin shqetësim: a mund të jetë vërtet Eurovision apolitik, kur në skenë lejohet një shtet i akuzuar për krime të rënda ndaj civilëve?

Tani, me Vjenën si mikpritëse të Eurovision-it 2026, sytë janë nga EBU: do të dëgjojë zërat kritikë apo do të vazhdojë në rrugën e saj pa ndryshime?

Magazinë

Ish‑e fejuara e Liam Payne, Maya Henry, po përgatit dokumentar rreth marrëdhënies së tyre

Published

on

E fejuara e të ndjerit Liam Payne, Maya Henry, raportohet se po përgatit një dokumentar mbi marrëdhënien e tyre, një vit pas vdekjes tragjike të këngëtarit, i cili humbi jetën pas rënies nga ballkoni i një hoteli në tetor të vitit 2024.

Payne, ish-anëtar i One Direction, dhe modelja Henry ishin së bashku për tre vite, derisa fejesa e tyre u ndërpre në vitin 2022.

Sipas “The Sun”, Henry po bashkëpunon me HBO dhe një kompani të pavarur prodhimi për realizimin e tij. Ky dokumentar ka ngritur shqetësime tek familja e artistit, e cila ende po përballet me humbjen e tij.

Një burim tha: Dokumentari do të jetë i dhimbshëm për familjen, që po jetojnë humbje të paimagjinueshme. Ekziston frika se filmi mund të jetë i njëanshëm. Liam nuk është më për të dhënë versionin e ngjarjeve e kjo e bën gjithçka edhe më të rëndë. Thjesht është e trishtueshme.

Projekti pritet të ndalet tek marrëdhënia e tyre, por edhe tek vala e kritikave dhe sulmeve që Henry mori nga fansat e One Direction kur çifti bëri publike lidhjen. Në shkurt të këtij viti, Maya Henry foli për herë të parë për Payne, katër muaj pas vdekjes së tij, e deklaroi se këngëtari luftonte me varësinë nga heroina dhe se dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale fansave femra.

Ajo shtoi se dashuria për të ishte e madhe, por se sjelljet e tij nën ndikimin e drogës e kishin vënë në situata të rrezikshme dhe të dëmshme.

Duke folur për Rolling Stone, Henry u shpreh: “Në fillim ishte përdorimi i drogës dhe varësia që na larguan. Kushdo që ka qenë pranë një personi të varur e kupton sa e vështirë është. Edhe pse e doja thellë, më lëndoi në mënyra që nuk do t’i kuptoj kurrë e vazhdoi të më lëndonte edhe vite pasi u ndamë.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ndahet nga jeta Ornella Vanoni, zëri i pavdekshëm i Italisë

Published

on

Ornella Vanoni, një nga ikonat më të mëdha të muzikës italiane, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në shtëpinë e saj në Milano, duke lënë pas një trashëgimi artistike që ka shkelur kufijtë e Italisë.

Me një karrierë që zgjati më shumë se shtatë dekada, Vanoni u bë e njohur që në vitet ’60, një periudhë kur skena muzikore italiane po lulëzonte, dhe festivalet televizive u bënë porta e saj drejt famës.

Këngë si “Senza fine” dhe “L’appuntamento” i dhanë Vanonit një identitet unik dhe dashurinë e publikut, duke e vendosur si një nga gurët themelorë të muzikës moderne italiane.

Me 40 albume në diskografi e mbi 55 milionë disqe të shitura, ajo mbetet një nga artistet më të suksesshme dhe më të dashura për dëgjuesit.

Jo vetëm në Itali, Vanoni u bë e njohur edhe globalisht, duke përfshirë edhe paraqitjen në “Ocean’s Twelve”, ku zëri i saj solli elegancë dhe nostalgji. Ajo la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën pop dhe klasike, duke u konsideruar simbol i artit dhe integritetit artistik.

Sipas dëshirës së saj, ceremonia mortore do të jetë e thjeshtë, pa luks të madh, një zgjedhje që pasqyron modestinë dhe natyrën e sinqertë.

Edhe pse Vanoni nuk është më, fjalët dhe tingujt e këngëve të saj vazhdojnë të jetojnë, duke ruajtur shpirtin e një artiste që ndryshoi botën me muzikën e saj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Rumer Willis: Babai im ndonjëherë nuk më njeh për shkak të demencës

Published

on

Vajza e aktorit të famshëm Bruce Willis, Rumer Willis, ka ndarë detaje mbi gjendjen e babait të saj, i cili u diagnostikua me demencë frontotemporale në vitin 2022.

Rumer tha se babai i saj nuk e njeh gjithmonë kur shkon ta vizitojë, por ajo ndihet e lumtur që mund t’i qëndrojë pranë:

“Jam shumë e lumtur dhe falënderuese që ende mund të shkoj dhe ta përqafoj. Ai mund ta ndjejë dashurinë që i jap, dhe unë ndjej të njëjtën gjë nga ana e tij.”

Ajo shtoi se Bruce po përballet me sëmundjen që ndikon në sjelljen, personalitetin dhe të folurit, por se ai është mirë brenda kufizimeve të gjendjes së tij:

“Ai është mirë, duke marrë parasysh sfidat e demencës frontotemporale.”

Muajin e kaluar, gruaja e Bruce, Emma Heming Willis, ka treguar se kur mësuan për sëmundjen, ndiheshin të pashpresë dhe të humbur:

“Ditën kur morëm diagnozën dolëm nga mjeku pa asgjë, pa shpresë, zgjidhje, pa mbështetje,” tha ajo, duke e përshkruar momentin si traumatizues. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Ariana Grande infektohet me COVID-19 gjatë turit promocional për “Wicked: For Good”

Published

on

Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande konfirmoi se ka rezultuar pozitive me COVID-19, pas një periudhe intensive udhëtimesh dhe paraqitjesh publike për promovimin e filmit të saj të ri, Wicked: For Good.

Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram Story, ku ndau një foto nga paraqitja e saj në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, vetëm pak çaste para se të shfaqte simptomat, me mbishkrimin: “Moments before Covid”.

Ariana ka qenë këto ditë në një tur global, duke udhëtuar nga një kontinent në tjetrin për premierat dhe eventet promocionale të filmit.

Gjatë premierës në New York, nuk doli në tapetin e kuq për të treguar solidaritet me Cynthia Erivo, e cila humbi zërin për shkak të një viroze. Infektimi e detyroi Arianën të anulojë paraqitjen në The Kelly Clarkson Show, si dhe disa sesione Q&A me fansat.

Interesante është si Ariana, ashtu dhe Cynthia, rezultuan pozitiv me COVID edhe gjatë xhirimeve të filmit, por në periudha të ndryshme.

Megjithatë, filmi pritet të ketë një start të suksesshëm në kinema, me të ardhura të parashikuara rreth 150 milionë dollarë në hapje, duke shënuar një nga daljet më të shumëpritura të vitit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara