Sport

Finalja e Championsit 2027 nuk do të luhet në Itali, UEFA zbardh kandidaturat

Published

on

UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve 2027 nuk do të zhvillohet në Itali, pas refuzimit për stadiumin “San Siro” në Milano. Më herët ishte përmendur mundësia e organizimit të finales në stadiumin olimpik të Romës, por kjo kandidaturë është tërhequr gjithashtu.

Sipas një njoftimi të fundit nga UEFA, janë pranuar deklarata interesi nga gjashtë federata për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2027 dhe finalen e Ligës së Kampionëve për femra. Këto deklarata, ndonëse nuk janë detyruese, janë hap i parë në procesin e aplikimit, me afatin për dorëzimin e dosjeve përfundimtare deri më 19 mars 2025.

Ofertuesit e interesuar për finalen e Champions League 2027:

  • Azerbajxhani: Baku, Stadiumi Olimpik Baku
  • Spanja: Madrid, Metropolitan Stadium

Finalja e Ligës së Kampionëve për femra 2027:

  • Polonia: Varshavë, Stadiumi Kombëtar
  • Spanja: Barcelona, “Camp Nou”
  • Zvicra: Bazel, “St. Jakob Park”
  • Uells: Cardiff, Stadiumi Kombëtar i Uellsit

Deri më tani, UEFA po e monitoron procesin dhe do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare në përputhje me kriteret e saj të rrepta./UBTNews/

Lajmet

Rekord i ri, 43 gola në një natë në Champions League

Published

on

Gjithsej, 43 gola janë shënuar në 9 ndeshjet e para të javës së tretë në Champions League, ku aktualisht shihet një dominim i frikshëm nga ekipet e mëdha.

14 skuadra zbritën në fushë në orën 21:00, pas dy ndeshjeve të pasdites, ku takimi që spikati më shumë ishte Arsenal-Atletico Madrid.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën “Topçinjtë” dominuan frikshëm, duke shënuar plot 4 herë, me ekipin e Simeones që ishte i pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur.

PSG shkaktoi një tërmet, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje, kësaj radhe duke mundur Leverkuesenin në Gjermani me rezultatin e thellë 2-7.

Të dyja ekipet ngelën me 10 lojtarë, ndërsa në listën e golashënuesve i pranishëm ishte edhe Dembele, i cili sapo u kthye nga një dëmtim.

Interi gjithashtu tregoi forcën në Belgjikë, duke mundur 0-4 debutuesit e Royal Union.

Haaland dhe Bernardo Silva i dhanë fitoren 0-2 Manchester Cityt kundër Villarrealit.

Surpriza më e madhe erdhi nga Holanda, ku Napoli u mposht me rezultatin e thellë 6-2 nga PSV-ja.

Në sfidat e tjera, Dortmund mundi 2-4 Copenhagen, ndërsa Newcastle triumfoi 3-0 me Benficën.

Sa i përket sfidave të orës 18:45, Barcelona mundi 6-1 Olympiacosin, ndërsa Kairat Almaty-Pafos u mbyll pa gola./S.K/Tch/

Continue Reading

Lajmet

​Villarreal-Barcelona nuk do luhet në Miami

Published

on

Protesta e futbollistëve dhe presioni i ditëve fituan mbi La Liga që më në fund hoqi dorë nga plani për zhvillimin e sfidës mes Villarreal dhe Barcelonës në Miami.

Liga Spanjolle komunikoi zyrtarisht se kjo sfidë nuk do të luhet në token amerikane pikërisht në Florida.

Relevent, kompania promovuese e kësaj ndeshjeje e gjendur përballë këtij presioni që arriti kulmin me notën e protestës drejtuar Këshillit Superior Sportiv vendosi të tërhiqet përfundimisht nga kjo ide.

‘La Liga shpreh keqardhjen e thellë që ky projekt që do të shërbente për ndërkombëtarizimin e futbollit spanjoll nuk do të realizohet-thuhet ndër të tjerat në komunikatën zyrtare të La Liga-zhvillimi i një ndeshjeje tonë jashtë kufijve do të ishte një hap vendimtar drejt zgjerimit global të imazhit të kampionatit tonë duke përforcuar praninë ndërkombëtare të klubeve dhe përfshirjen e futbollistëve dhe markës së futbollit spanjoll në një treg strategjik si SHBA’, shkruan TCh.

Në fund La Liga thekson se falënderon klubet për disponibilitetin e tyre në këtë projekt dhe shtoi se do të vijojë punën për ta çuar futbollin spanjoll në çdo cep të botës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Skëndërbeu luan në Europë, por me të rinjtë

Published

on

Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19, ku ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, u mbyll me barazim 1-1.

Sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00 dhe ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti ndërsa autori I golit mbetet Uilson.

Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën ndëerkohë në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.

Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli. Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes, shkruan TCh.

Si për ironi të fatit ekipi i parë i Skëndërbeut është i dënuar nga UEFA për 10 vite dhe në edicionin pasardhës pritet të përfundojë periudhën e dënimit I cili nga 10 kualifikime ju shndërruar në 10 vite.

Gjithësesi për të qenë sërish pjesë e kupave të Europës me ekipin A do të duhet si fillim të rikthehen në Kategorinë Superiore e më pas brenda Final Four./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut

Published

on

Kampioni amerikan i shahut dhe komentatori online Daniel Naroditsky ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Sipas BBC, familja e tij e përshkroi vdekjen si të papritur, pa dhënë shkakun.

Naroditsky ishte një lojtar i talentuar, edukator dhe komentator, i njohur për kanalin e tij në YouTube me afro 500,000 abonentë dhe stream-et në Twitch me 340,000 ndjekës.

Ai luajti një rol kyç në popullarizimin e përmbajtjes së shahut online.

Ai filloi shahun në moshën 6 vjeç, fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjve nën 12 vjeç në 2007, dhe në 2013 u bë Grandmaster i SHBA-së. Naroditsky u diplomua në Stanford dhe punoi si trajner shahu në Charlotte, Karolina e Veriut.

Shumë kolegë dhe fansa e përshkruan si një inspirim, historian të shahut dhe dikë që e bënte lojën argëtuese dhe të thjeshtë për të gjithë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara