Magazinë

Filmi dhe aktorja më e mirë? Ky projekt po merr parashikime të menjëhershme për Oscar

Published

on

Pas premierës së tij në Festivalin e Filmit në Venecia, “Bugonia” ka marrë vlerësime të shkëlqyera, me një rezultat 91% në Rotten Tomatoes dhe shanse të forta fillestare në disa kategori të ndryshme të çmimeve Oscar.

Yorgos Lanthimos: Nga “regjisori i çuditshëm grek” në Hollywood-in e madh

Në dekadën e fundit, Yorgos Lanthimos ka kaluar nga të qenit një provokues i “Valës së Çuditshme Greke” në një nga regjisorët më të dekoruar të Hollywood-it. Me “The Favourite” (10 nominime për Oscar, një fitore për Olivia Colman) dhe “Poor Things” (11 nominime, katër fitore, përfshirë Aktoren më të Mirë për Emma Stone), Lanthimos rikthehet në bisedat për Oscar me “Bugonia”.

Komedia e errët satirike, një rikrijim i “Save the Green Planet!”, bën fjalë për dy burra që merren me teori konspirative (Jesse Plemons dhe Aidan Delbis) të cilët rrëmbejnë një CEO korporate (Emma Stone) me besimin se është një alien që po planifikon shkatërrimin e njerëzimit.

Duke përzier satirën, fantashkencën dhe stilin karakteristik të çuditshëm të Yorgos Lanthimos, “Bugonia” po ngjall debate nëse Akademia do ta pranojë siç bëri me “Poor Thing” apo do ta konsiderojë shumë të pazakontë për votuesit tradicionalë.

Shanset e “Bugonia”-s për Oscar

Filmi më i mirë

Bugonia hyn në garën për Filmin më të Mirë në një pozitë solide, aktualisht i renditur i pesti nga 10 kandidatët e mundshëm.

Pas suksesit të madh të “The Favourite” dhe “Poor Things”, është lehtë të harrohet filmi më pak i përshtatshëm për çmime i vitit të kaluar, “Kinds of Kindness” (ku luanin Emma Stone dhe Jesse Plemons), e të supozohet se Lanthimos është rikthyer fuqishëm në rrugën e Oscar-it.

Reagimet entuziaste në Venecia dhe vlerësimet e larta sugjerojnë se “fati” është me ta kësaj radhe. Pyetja e vetme, me Lanthimos, është nëse origjinaliteti i tij do të zgjerojë shijet e Akademisë apo do të largojë votuesit më tradicionalë.

Regjisori më i mirë

Me dy nominime në këtë kategori (dhe pesë gjithsej), Lanthimos është në pozitë të mirë për të fituar nominimin e tretë për “Bugonia”.

Entuziazmi nga Venecia forcon shanset, veçanërisht nëse votuesit e shohin si një vizion artistik të guximshëm e jo një eksperiment ecentrik.

Aktorja më e mirë

Pas fitores së saj të dytë Oscar për “Poor Things”, Emma Stone është përsëri në garë të fortë. Roli si alien i mundshëm mund të mos duket tradicional për Akademinë, por me katër nominime në dekadën e fundit, është e qartë që votuesit e pëlqejnë shumë. Një performancë pasionante dhe një fushatë e fortë mund ta fusë lehtësisht në top 5. Aktualisht ajo renditet e gjashta.

Aktori më i mirë

Jesse Plemons, i nominuar për herë të parë më 2022 për “The Power of the Dog”, po merr vlerësime për rolin si teoricien i fiksuar i komplotit. I vendosur jashtë top 5, është “dark horse” që bëhet një nga surprizat nëse “Bugonia” vazhdon të marrë kritika të shkëlqyera.

Skenari më i mirë i përshtatur

Kjo është kategoria më premtuese për “Bugonia”-n. Fituesi i gjashtë Emmy-ve, Will Tracy, bashkëpunoi me Jang Joon-hwan, shkrimtarin dhe regjisorin e filmit origjinal “Save the Green Planet!”, për ta rimodeluar për një audiencë të re.

Rezultati po lavdërohet nga kritikët si “i çmendur dhe i mprehtë”. Duke parë historinë e Akademisë që shpërblen skenare të guximshme, kjo mund të jetë rruga më e sigurt drejt Oscar-it për “Bugonia”-n. Projekte të mëparshme të Lanthimos të nominuara për skenarin përfshijnë “The Lobster”, “The Favourite” dhe “Poor Things”.

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara