Kulturë

​Festivali i Filmit Evropian, dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuara

Published

on

Nëpërmjet një përmbledhjeje të pasur filmash dhe dokumentarësh nga shtete të ndryshme të botës, do të dëgjohet zëri dhe përvoja e personave me aftësi të kufizuara në festivalin e filmit evropian që po mbahet në Prishtinë.

Nga data 1 deri më 3 dhjetor 2024, qytetarët janë të ftuar të shijojnë artin dhe kulturën e vendeve evropiane në Kino Armata, në Prishtinë.

Ky aktivitet është pjesë e Festivalit Evropian të Filmit, i cili gjithashtu bën pjesë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Arti pa Kufi”, organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën e Belgjikës.

Në hapjen e këtij festivali, Ioanna Lachana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se fokusi kryesor i filmave dhe dokumentarëve do të jetë përvojat e personave me aftësi të kufizuara, duke reflektuar vlerat dhe mesazhin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sipas saj, nëpërmjet artit, secili është përgjegjës për ta ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse.

Festival që ofron një platformë shumë të fuqishme ku mund të dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuara. Siç e dini të gjithë, nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara. Sot, nëpërmjet artit, do të fillojmë një diskutim se si secili prej nesh është përgjegjës për ta ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse”, ka theksuar Lachana.

Në hapjen e festivalit u promovuan dy filma “Një motër (A Sister) dhe Rondini.

Magazinë

Pas 18 vitesh martesë, çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës

Published

on

Aktorja e njohur nga seriali “Melrose Place”, Courtney Thorne-Smith, ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Roger Fishman, pas një martese që zgjati 18 vjet.

Dokumentet janë dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit më 17 qershor, ku aktorja ka përmendur si arsye “dallime të papajtueshme”.

Çifti është martuar në vitin 2007 në Nju Jork dhe sipas dokumenteve, janë të ndarë që nga viti 2021. Thorne-Smith i dorëzoi dokumentet pa përfaqësim ligjor, duke nënvizuar ndoshta një procedurë paqësore ndarjeje.

Para kësaj martese, Courtney ka qenë e lidhur me Andrew Conrad, me të cilin kishte nisur një romancë gjatë kohës së xhirimeve të “Melrose Place”.

Continue Reading

Magazinë

Brad Pitt: Do të punoja përsëri me Tom Cruise me një kusht

Published

on

Brad Pitt ka thënë se do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Tom Cruise, por me një kusht: Jo më skena ekstreme.

“Nuk do të rri pezull nga avionët e Tomit.  Do të punojmë kur ai të bëjë diçka më praktike,” tha Pitt me shaka për E! News, gjatë promovimit të filmit të tij të ardhshëm me temë F1.

Pitt dhe Cruise luajtën në filmin kult Interview with the Vampire më 1994, dhe kujtoi me humor si garuan me go-kart pas xhirimeve të filmit. Ndërkohë, regjisori i F1, Joseph Kosinski, i cili qëndron pas suksesit Top Gun: Maverick me Cruise, vlerësoi të dy aktorët si shumë të aftë në drejtimin e makinave, por pranoi se Cruise “i shtyn gjithmonë kufijtë” më shumë.

Graham Kelly, përgjegjës për automjetet në F1, shtoi: “Nëse do të ishte Tom Cruise në vend të Bradit, do të kishim konflikt. Tomi e çon çdo gjë në ekstrem, gjë që për ne që ndërtojmë makina është stresuese. Ndërsa Bradi është më i vetëdijshëm për kufijtë e tij.”

Interview with the Vampire pati sukses të madh në vitin 1994, me kritika pozitive, dy nominime për Oscar dhe një nominim për Kirsten Dunst në Golden Globes për rolin e Claudias.

Continue Reading

Magazinë

Sa kushton dasma e njeriut të tretë më të pasur në botë?

Published

on

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez më në fund do ta thonë “Po”-në e tyre këtë javë, në një ceremoni madhështore në Venecia.

Çifti u fejua në maj 2023 e dasma është planifikuar për të shtunën, më 27 qershor, sipas mediave të huaja, festa do jetë spektakolare. Disa nga emrat më të mëdhenj pritet të jenë mes të ftuarve Katy Perry, Oprah Winfrey dhe Ivanka Trump.

Edhe pse vitin e kaluar qarkulluan thashetheme se dasma do të kushtonte plot 600 milionë dollarë, Bezos e mohoi këtë.

Por raportet e reja sugjerojnë se kostoja totale do të jetë ende jashtëzakonisht e lartë, midis 15 dhe 20 milionë dollarëve, raporton Mail Online.

Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për programin argëtues është e mundur që Bezostë paguajë deri në 5 milionë dollarë për një performancë nga artistë si Beyoncé ose Andrea Bocelli, zbuloi Kunal Madan, CEO i DressPreservation.com.

Continue Reading

Magazinë

Artisti kritikon Madonnën nga skena e Hamilton

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara