Lajmet nga UBT

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT sjell eksperiencën praktike të Quantix për studentët

Published

on

Në vazhdën e përkushtimit për të ndërtuar ura të forta ndërmjet arsimit dhe industrisë, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë me pjesëmarrjen e kompanisë së njohur teknologjike Quantix. Ngjarja, e cila u zhvillua në ambientet e UBT-së, ofroi një platformë të rëndësishme për studentët që të njihen më nga afër me zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Një nga momentet më të veçanta të ligjëratës ishte prezenca e Era Kastrati, një ish-studente e Fakultetit të Sistemeve të Informacionit në UBT dhe aktualisht pjesë e ekipit të Quantix prej katër vitesh. Ajo ndau me studentët historinë e saj të suksesit, që nga vitet e studimit në UBT e deri te angazhimi në projekte të avancuara teknologjike. Rrëfimi i saj motivues shërbeu si një dëshmi konkrete e ndikimit që UBT ka në përgatitjen e kuadrove profesionistë dhe të kërkuar në tregun e punës.

Gjatë sesionit, u prezantua edhe platforma shqip.ai, një iniciativë inovative që ka për synim zhvillimin e inteligjencës artificiale në gjuhën shqipe. Kjo platformë përfaqëson jo vetëm një avancim teknologjik, por edhe një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe digjitalizimin e gjuhës amtare në kontekstin e teknologjisë moderne.

Ngjarja nënvizoi edhe një herë rëndësinë e modelit të arsimimit të integruar me industrinë, që UBT e aplikon me përkushtim. Përmes ligjëratave praktike, vizitave në kompani, projekteve të përbashkëta dhe angazhimit të ekspertëve të fushës, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit u ofron studentëve një përvojë studimore që shkon përtej teorisë – duke i përgatitur ata për sfidat reale të tregut dhe për karriera të suksesshme në sektorët më inovativë.

Kërkime

Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA

Published

on

Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, ka realizuar një tjetër sukses akademik me publikimin e punimit shkencor në revistën ndërkombëtare Journal of Global Perspectives on Society, Culture, and Development (JGPSCD), e cila botohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga MK Science Set Publishers, me ISSN 3067‑8358 dhe me sistem vlerësimi shkencor “double-blind peer review”.

Punimi me titull “A janë lajmet e rreme (dezinformimi) armiku më i madh i Etikës, në gazetarinë profesionale në Kosovë?” trajton një tematikë aktuale dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e gazetarisë etike dhe profesionale në Kosovë, në një kohë të mbushur me sfida të dezinformimit dhe lajmeve të rreme.

Ky punim, i cili është i pajisur me DOI zyrtar, përbën një kontribut domethënës në fushën e studimeve të gazetarisë dhe etikës mediale, duke pasuruar kështu literaturën akademike dhe duke rritur profilin ndërkombëtar të UBT-së në kërkim shkencor.

Profesori Sabedini është autor i tre librave shkencorë në fushën e gazetarisë dhe etikës, përfshirë:

  • Etika, mburojë e gazetarisë profesionale (2025), promovuar në UBT
  • Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon: Etika dhe sfidat e vetërregullimit (2024)
  • Mediet, etika, raportimet për situata të ndjeshme (2023)

Ai ka prezantuar mbi 11 punime shkencore në konferenca ndërkombëtare dhe gëzon mbi 33 vite përvojë në gazetarinë informative dhe hulumtuese. Është themeltar dhe redaktor i portalit RajoniPress, i njohur për raportime profesionale mbi çështje të ndjeshme si korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Për angazhimin e tij në gazetari, Sabedini është katër herë fitues i çmimit “Gazetari i Vitit” në Kosovë, ndërsa ka ndjekur trajnime të avancuara në SHBA, përfshirë edhe në University of Missouri – Columbia, në fushën e gazetarisë hulumtuese dhe luftës kundër korrupsionit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Punëtori praktike në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Juridik: “Drejtësia për të Mitur në Praktikë”

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Juridik në UBT, u mbajt një punëtori me temën “Drejtësia për të Mitur në Praktikë”, ku studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike përmes diskutimit të rasteve konkrete dhe simulimeve profesionale.

Punëtoria u pasurua me pjesëmarrjen e dy mysafirëve të veçantë nga institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë:

  • Ismail Dibrani, Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës
  • Arsim Tahiri, Drejtor i Shërbimit Sprovues të Kosovës

Të ftuarit ndanë përvojat e tyre profesionale dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin. Ata vlerësuan lartë këtë iniciativë të Fakultetit Juridik, duke kontribuar me diskutime dhe këshilla konkrete që ndihmuan studentët të thellojnë njohuritë e tyre praktike në këtë fushë të specializuar të së drejtës.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Enesa Hamiti, Menaxhere e Platformave Digjitale në Onima Co., ligjëron për strategjitë e monetizimit në përmbajtjen online

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit të Sistemeve të Informacionit në UBT, Enesa Hamiti, Menaxhere e Platformave Digjitale në Onima Co., mbajti një ligjëratë me titull: “Si të kthejmë klikimet në të ardhura: Sekretet e monetizimit në TikTok, YouTube, Spotify dhe më gjerë.”

Gjatë ligjëratës, ajo ndau me pjesëmarrësit strategjitë kyçe për të gjeneruar të ardhura nga përmbajtja digjitale, duke filluar nga ndërtimi i një marke personale të fortë përmes përmbajtjes autentike dhe ndërvepruese me audiencën.

Enesa theksoi rëndësinë e analizës së të dhënave për të identifikuar përmbajtjen me performancë të lartë, optimizimin e algoritmeve për një reach sa më të madh, si dhe ndërtimin e partneriteteve të duhura që sjellin të ardhura direkte – përmes sponsorizimeve, abonimeve dhe reklamave.

Ajo solli shembuj praktikë nga platforma të ndryshme, duke theksuar dallimin mes përmbajtjes që gjeneron klikime dhe asaj që gjeneron fitim real.

Ligjërata kulmoi me këshilla konkrete për krijuesit e ardhshëm të përmbajtjes: të planifikojnë publikimet në mënyrë të rregullt, të eksperimentojnë me formate të ndryshme (si Shorts, Reels apo formate episodike audio), si dhe të adoptojnë një qasje “ekosistemi” – ku një video mund të transformohet në podcast, playlist në Spotify, artikull blogu e shumë më tepër.

Ky sesion ofroi një pasqyrë të plotë dhe të qëndrueshme për ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e përmbajtjes digjitale.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Prof. Sokol Loci përfaqëson UBT-në në “International Staff Week” në Bukuresht

Published

on

Prof. Sokol Loci, pjesë e Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UBT, mori pjesë në aktivitetin “International Staff Week”, të organizuar nga Romanian-American University në Bukuresht, Rumani, në kuadër të programit Erasmus+.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Loci mbajti një ligjëratë me temën “Preparing Students for an Intercultural Environment”, ku trajtoi çështje të rëndësishme si stereotipet dhe paragjykimet ndërkulturore. Ai zhvilloi gjithashtu takime me përfaqësues të universiteteve nga Evropa, SHBA-ja, Azia dhe Afrika, me të cilët u dakordua për inicimin e bashkëpunimeve të reja akademike.

Kjo pjesëmarrje forcon më tej angazhimin e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik, në një kontekst global dhe bashkëpunues.

Continue Reading

Të kërkuara