Lajmet

Evropianët ndjehen të përjashtuar nga bisedimet SHBA-Rusi

BE-ja është futur vonë në tryezën e bisedimeve, thotë analistja Liana Fix.

Published

on

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zhvilluan bisedime në Gjenevë këtë javë mbi sigurinë e Evropës, në tryezën e bisedimeve mungonte Bashkimi Evropian, duke zhgënjyer zyrtarët në bllokut.

“Në këtë dialog nuk janë vetëm dy aktorë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Nëse doni të flisni për sigurinë në Evropë, evropianët duhet të jenë pjesë e bisedimeve”, u tha gazetarëve më 5 janar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Zoti Borrell i bëri komentet pas një vizite në vijën e parë të konfliktit në Ukrainën lindore, ku rebelët e mbështetur nga Rusia vazhdojnë të luftojnë forcat ukrainase gati shtatë vjet pas aneksimit me forcë të Krimesë nga Moska.

BE-ja është futur vonë në tryezën e bisedimeve, thotë analistja Liana Fix nga Fondi gjerman Marshall, me seli në Uashington.

“Problemi këtu është se Bashkimi Evropian nuk është përfshirë zyrtarisht në bisedimet e vitit 2014 kur filloi kriza në Ukrainë. Në atë kohë kishim Gjermaninë dhe Francën në formatin e Normandisë për bisedimet dhe asnjë përfaqësues zyrtar të BE-së”, tha analsitrja Fix për Zërin e Amerikës.

“Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian duhet ta bëjë të qartë se çfarë mund të kontribuojë në diskutim”, thotë ajo. “Brenda Bashkimit Evropian, pyetja është kush është më i fuqishëm, shtetet anëtare apo vetë BE-ja si institucion? Dhe nga ana tjetër, në Moskë BE-ja nuk merret seriozisht”.

Ekziston frika se lufta në lindje të Ukrainës mund të rifillojë. Në muajt e fundit, Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikë në mesin e vendeve perëndimore për një pushtim të afërt. Ndërkohë, Moska ankohet për një ngritje ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore dhe ka paralajmëruar për rreziqet e konfrontimit.

Këto tensione u bënë pjesë e përplasjeve diplomatike këtë javë. Por bisedimet dypalëshe SHBA-Rusi dhe samiti i së mërkurës midis NATO-s dhe Rusisë, takimi i parë i tillë në dy vjet, nuk duket se kanë sjellë përparim.

Mes një ndryshimi të rendit botëror dhe rritjes së tensioneve gjeopolitike, Franca po udhëheq një shtytje evropiane për atë që Parisi e quan “sovranitet strategjik” më të madh, pjesërisht e nxitur nga dyshimet rreth angazhimit të Amerikës ndaj NATO-s, që zuri rrënjë gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha këtë javë se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqej qëllimisht të anashkalonte BE-në.

“Ai nuk ka konsideratë për Bashkimin Evropian dhe është plotësisht i vendosur të përpiqet të dëmtojë unitetin evropian, i cili po forcohet”, tha Le Drian për kanalin BFM TV.

Moska synon gjithashtu të minojë aleancën transatlantike, thotë analisti Petro Burkovskiy nga Fondacioni i Nismave Demokratike me seli në Kiev.

“Rusia i përdor këto bisedime për të shkatërruar besimin midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë dhe po përpiqet të tregojë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të diskutojnë sigurinë e saj në Evropë dhe të diskutojnë politikën e saj në Evropë duke shmangur partnerët evropianë”, tha zoti Burkovskiy për agjencinë e lajmeveAssociated Press.

Pa forcën e vet ushtarake, Bashkimi Evropian si institucion mund të mos merret seriozisht nga Moska, por blloku mund të luaj një rol të rëndësishëm, thotë analistja Fix.

“Kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara mendojnë tani për sanksione ndaj Rusisë në rast të një ndërhyrjeje, të një pushtimi të Ukrainës, Bashkimi Evropian do të duhet të dorëzojë një paketë sanksionesh ekonomike, për të cilën duhet të pajtohen të gjitha vendet anëtare.”

Ndërkohë, pas bisedimeve mes zyrtarëve të NATO-s dhe atyre rusë të mërkurën, Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, e cila kryesoi delegacionin e Shteteve të Bashkuara, tha se aleatët transatlantikë ishin të bashkuar.

“Mendoj se një nga gjërat që Rusia ka bërë, të cilën ndoshta nuk e priste, është se ajo ka bashkuar të gjithë Evropën, NATO-n dhe aleatët që nuk janë anëtarë të NATO-s, në përpjekjet për të ndarë të njëjtat parime, të njëjtat ambicie, të njëjtën shpresë dhe përkushtim ndaj diplomacisë”, u tha ajo gazetarëve.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara