Sport

EURO 2020 me tifozë në stadiume, thotë shefi i UEFA-s

Published

on

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi që ndeshjet e Euro 2020 që do të zhvillohet këtë verë të luhen pa tifozë.

Për momentin 11 qytete kanë garantuar që mund të plotësojnë kushtet sanitare për të pritur tifozë verën e ardhshme në impiantet e tyre ndërkohë që në dyshim janë Dublini dhe Glasgoë pasi qeveria skoceze është shfaqur skeptike dhe pritet të mos lejojë praninë e tifozëve në një nga dy qytetet që mund të zgjidhet për të pritur ndeshje të Euro 2020.

Slloveni Ceferin në një intervistë të dhënë sëfundmi nënvizoi se ato qytete që nuk do të garantojnë dot praninë e tifozëve në impiante do të jenë jashtë liste dhe do të zëvendësohen nga qytete të tjera.

“Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar. Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre. Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet e paracaktuara, por nëse kjo nuk është e mundur do të vazhdojë në 10 ose 11 vende”, u shpreh Ceferin.

Euro 2020 ishte në program për t’u luajtur verën e kaluar por u shty për këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19.

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në rang kombëtaresh pas Kupës së Botës do të startojë në 11 qershor të këtij viti dhe do të përfundojë më 12 korrik, në një edicion të veçantë që do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme me rastin e 60-vjetorit të kampionatit të parë europian.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara