Magazinë

Erik Menendez u shtrua me urgjencë në spital për shkak të problemeve serioze shëndetësore

Published

on

Erik Menendez, i cili së bashku me vëllain Lyle u dënua për vrasjen e prindërve të tij, u shtrua në spital pasi u diagnostikua me një gjendje të rëndë shëndetësore, tha avokati i tij.

Lajmi vjen disa javë para se ai dhe Lyle, të kenë një seancë dëgjimore për lirim me kusht, pasi kaluan dekada në burg për vrasjen e prindërve të tyre.

Një zëdhënës i avokatit Marko Geragos nuk do të jepte detaje rreth shëndetit, dhe familja e Menendezit nuk pranoi të komentonte. Nga rruga, Eriku u transferua nga burgu në San Diego, ku kishte vuajtur dënimin e tij për vite me radhë, në një qendër mjekësore jashtë kompleksit të burgut.

Departamenti i Korrektimeve dhe Rehabilitimit i Kalifornisë konfirmoi për median lokale CBS 8 se gjendja e Menendez është “e kënaqshme”, por nuk pranoi të japë informacione shtesë. Vëllezërit Menendez kaluan 35 vjet në burg për vrasjen e Kitty dhe Jose Menendez më 1989. Në maj të këtij viti, ndaj tyre u shqiptuan dënime të reja, nga 50 vjet deri në burgim të përjetshëm, ndërsa më parë ata vuajtën dënime të përjetshme pa mundësinë e lirimit me kusht.

Megjithatë, një gjyqtar në Los Angeles arriti në përfundimin se Eriku (54) dhe Lyle (57) nuk përbëjnë një “rrezik të papranueshëm” nëse lirohen. Gjyqtari deklaroi gjithashtu se vëllezërit kishin treguar përparim të mjaftueshëm gjatë vuajtjes së dënimit, saqë dënimi mund të ndryshohej.

Dënimi i ri tani lejon që ata të merren në konsideratë për lirim me kusht sepse ishin të rinj kur kryen krimin. Avokati i vëllezërve, Mark Geragos, në një intervistë me TMZ kërkoi lirimin mjekësor të Erik Menendez para datës së seancës dëgjimore, duke përmendur problemin e tij shëndetësor.

“Mendoj se atij duhet t’i jepet lirim me kusht për arsye mjekësore para seancës dëgjimore, në mënyrë që të mund të punojë me avokatin e lirimit me kusht, të përgatitet dhe të bëjë më të mirën e tij”, tha Geragos.

Seanca dëgjimore për lirimin me kusht të vëllezërve Menendez është planifikuar për 21 gusht.

Vëllezërit iu nënshtruan dy gjyqeve para se të dënoheshin në vitet 1990, pretenduan se i vranë prindërit në vetëmbrojtje, ndërsa prokuroria pretendoi se e kryen vrasjen për përfitim financiar.

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara