

Shëndeti
Erëzat më të mira për shëndetin
Shkenca moderne tani ka treguar se shumë prej tyre kanë përfitime shëndetësore.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPërdorimi i erëzave dhe barërave kanë pasur një rëndësi të pabesueshme në histori. Më shumë ato janë përdorur për qëllime mjekësore sesa në kuzhinë. Shkenca moderne tani ka treguar se shumë prej tyre kanë përfitime shëndetësore.
Më poshtë keni dhjetë erëzat më të shëndetshme në botë:
Kanella ul nivelin e sheqerit në gjak dhe ka një efekt të fuqishëm anti-diabetik
Menta lehtëson dhimbjet në zorrë dhe mund të ulë të vjellurit
Turmerik përmban curcumin, një substancë me efekte të fuqishme anti-inflamantore
Basili lufton infeksionet dhe rrit imuniteti
Xhenxhefili mund të trajtojë të vjellat dhe ka përbërës anti-inflamatorë
Fenugrek përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak
Rozmarina mund të mund të ndihmojë të parandalojë alergjitë dhe sëmundjet në hundë
Hudhra mund të luftojë sëmundjen dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës
Shëndeti
Forconi imunitetin e fëmijës tuaj me këto këshilla
Published
52 minutes agoon
March 26, 2025
Imuniteti i fëmijëve zhvillohet vazhdimisht që nga lindja, pasi trupi lufton kundër mikrobeve, viruseve dhe baktereve të ndryshme. Pediatrit besojnë se është normale që fëmijët të përjetojnë gjashtë deri në tetë ftohje në vit, gjë që është një shenjë se sistemi imunitar po funksionon.
Ka mënyra për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve dhe për të forcuar imunitetin. Zakonet e jetesës së shëndetshme si ushqimi i duhur, aktiviteti fizik dhe pushimi adekuat janë çelësi për një imunitet më të fortë të fëmijëve.
Rëndësia e higjienës në parandalimin e sëmundjeve
Lufta kundër mikrobeve se forcon imunitetin, mbajtja e zakoneve të mira higjienike zvogëlon barrën mbi sistemin imunitar. Larja e rregullt e duarve, veçanërisht para ngrënies, pas daljes nga kopshti, lojërave jashtë a përdorimit të tualetit, është thelbësore për parandalimin e sëmundjeve. Fëmijët reduktojnë ekspozimin ndaj mikrobeve e lejojnë sistemin imunitar të përqendrohet në detyra të rëndësishme.
Aktiviteti fizik si bazë e imunitetit
Jo vetëm që kontribuon në shëndetin e trupit, por luan rol kyç në forcimin e imunitetit. Nëpërmjet ushtrimeve, fëmijët rrisin numrin e qelizave mbrojtëse natyrore që përbëjnë bazën e imunitetit. Bëhuni një model i mirë për fëmijët duke ushtruar së bashku.
Frutat dhe Perimet
Konsumimi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e imunitetit. Karotat, bishtajat, portokallet e luleshtrydhet janë të pasura me karotenoidë që rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe interferonit, antitrupa që bllokojnë viruset. Këto ushqime përbëjnë bazën e dietës që mbështet imunitetin e fëmijëve dhe i ndihmon të qëndrojnë më rezistent ndaj sëmundjeve. Këto zakone efektive ndihmojnë në ndërtimin e imunitetit të një fëmije të shëndetshëm, duke siguruar shëndet më të mirë e rezistencë ndaj sëmundjeve. /UBT News/

Spinaqi konsiderohet si një nga llojet më të shëndetshme të perimeve me gjethe jeshile. Vlera ushqyese e saj përfshin antioksidantë dhe vitamina që kontribuojnë në parandalimin e sëmundjeve dhe shëndetin e trurit, zemrës dhe syve.
Përveç kësaj, spinaqi është ushqim i shkëlqyer për individët që duan të humbin peshë, përmban pak kalori.
Mund të konsumohet i gatuar, i freskët, i ngrirë ose i papërpunuar. Nëse doni ta konsumoni e nuk jeni adhurues të shijes, shtoni në sallata të ftohta ose smoothie për të maskuar shijen.
Mund të rregullojë presionin e gjakut – Spinaqi është burim i nitrateve, përbërës kimikë natyralë që zgjerojnë enët e gjakut, përmirësojnë qarkullimin e zvogëlojnë ngarkesën e punës në zemër. Konsumimi i katër pijeve të pasura me nitrate, duke përfshirë pije spinaq, rriti nivelet e nitrateve në gjak, raporton Health.
Përmban shumë lëndë ushqyese – I pasur me lëndë ushqyese e me pak kalori. Tre gota spinaq ofrojnë mbi 300 për qind të vlerës ditore të vitaminës K. Gjithashtu siguron mbi 160 për qind të vlerës ditore të vitaminës A dhe 40 për qind të vitaminës C. Vitaminat K dhe A mbështesin shëndetin e kockave, ndërsa vitamina C ndihmon në shërimin e plagëve , theksojnë ekspertët e shëndetësisë.
Mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve
Përbërjet në spinaq reduktojnë stresin oksidativ, ai përfaqëson një çekuilibër midis antioksidantëve e radikalëve të lirë, atomeve të paqëndrueshme që mund të dëmtojnë qelizat. Disa kërkime sugjerojnë se stresi oksidativ rrit rrezikun e disa sëmundjeve, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.
Përmban antioksidantë
I pasur me antioksidantë që reduktojnë inflamacionin e mbrojnë nga sëmundjet. Antioksidantët përfshijnë kaempferol, quercetin, myricetin dhe isorhamnetin, që janë flavonoide. Këto komponime zvogëlojnë rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve inflamatore.
Mund të mbështesë shëndetin e syve
Luteina, antioksidant në spinaq, zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular të lidhur me moshën. Kjo sëmundje e syrit turbullojnë mprehtësinë vizuale të nevojshme për lexim dhe ngarje. AMD është shkaktari kryesor i humbjes së shikimit te njerëzit mbi 55 vjeç dhe parandalimi është kyç sepse AMD nuk ka kurë.
Hulumtimet kanë treguar se spinaqi, i pasur me luteinë, rrit densitetin optik të pigmentit makular. Ky pigment vepron si syze dielli të brendshme që mbrojnë sytë tuaj. MPOD e reduktuar është një faktor rreziku për AMD.
Reduktimi i rrezikut të rënies njohëse
Efektet anti-inflamatore të spinaqit ndihmojnë në parandalimin e rënies njohëse të lidhur me moshën. Zakonet e të ngrënit dhe aftësitë njohëse të më shumë se 900 njerëzve të moshës 58 deri në 98 vjeç për pesë vjet.
Mbështet një sistem të shëndetshëm të tretjes
Spinaqi është burim i fibrave të patretshme që mbështet tretjen. Fibra është karbohidrate që ju mban të ngopur dhe ndihmon në mbajtjen e lëvizjeve të rregullta të zorrëve. Fibrat e pazgjidhshme ndihmojnë ushqimin të kalojë më lehtë përmes sistemit tretës, duke parandaluar kapsllëkun. Po kështu, fibra në spinaq rrit volumin e jashtëqitjes.
Shëndeti
Probleme me pagjumësinë? Ja çfarë të hani para se të shtriheni!
Published
5 hours agoon
March 26, 2025
Nëse jeni një nga ata që keni vështirësi të flini natën, s’jeni vetëm. Ndoshta nuk e dini që disa ushqime e ndihmojnë trupin të relaksohet dhe të përgatitet për gjumë. Pra, çfarë mund të konsumoni para se të flini për një natë të qetë?
Shumë njerëz pinë një gotë verë para gjumit për t’u qetësuar, por kjo mund ta bëjë gjumin më të keq.
Ekspertët thonë se alkooli mund të ndikojë në cilësinë e gjumit, edhe pse mund të duket se ndihmon për të fjetur.
Në vend të verës, mund të provoni të pini një gotë qumësht të ngrohtë, që ndihmon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.
Gjithashtu mund të hani arra, bajame dhe fëstëkë, të pasura me magnez dhe zink, që ndihmojnë për gjumë të qetë, edhe kivi, qershitë dhe peshqit si sardelet janë opsione fantastike.
Për ata që nuk duan të hanë para gjumit, çaji i kamomilit ose një suplement magnezi mund të jenë gjithashtu një zgjidhje ideale.
Shmangni pijet me kafeinë gjatë pasdites dhe mbrëmjes, pasi mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit.
Shtrihuni dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo ditë, edhe në fundjavë, për të rregulluar ritmin tuaj të gjumit.
Sigurohuni që dhoma të jetë e errët, e qetë dhe e freskët. Përdorni perde të trasha, fikni telefonat dhe krijoni një atmosferë të qetë.
Shëndeti
E keni ditur se ushqimi i shpejtë ndikon në shëndetin mendor?
Published
7 hours agoon
March 26, 2025
Një studim i fundit nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar një lidhje të fortë midis konsumit të ushqimeve të shpejta dhe rritjes së problemeve të shëndetit mendor.
Sipas kërkimit, individët që konsumojnë rregullisht ushqime të përpunuara dhe të pasura me yndyra të ngopura kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar simptoma të depresionit dhe ankthit.
U analizuan të dhënat e mbi 10,000 pjesëmarrësve për një periudhë pesëvjeçare dhe zbuluan se ata që kishin një dietë të pasur me ushqime të përpunuara raportuan nivele më të larta të lodhjes, mungesës së motivimit dhe humorit të ulët.
“Dieta ka ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e trurit dhe prodhimin e hormoneve të humorit si serotonina,” shpjegon Dr. Laura Simmons, një nga autorët e studimit.
Ekspertët rekomandojnë një dietë të pasur me fruta, perime, proteina cilësore dhe yndyra të shëndetshme për të përmirësuar gjendjen mendore dhe nivelin e energjisë. Sipas tyre, një ndryshim i vogël në stilin e jetesës mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin afatgjatë, si fizik ashtu edhe mendor.

Ford ka patentuar një transmision manual për veturat elektrike

Shefat e inteligjencës amerikane merren në pyetje nga ligjvënësit

Arrestimi i Imamoglut trondit stabilitetin e lirës turke

BHANSA: Trafiku ajror në BiH nën kërcënimin e bllokadës

LVV reagon pas vendimit të Supremes

Qeveria e pranon se Kurti ka rënë pre e dy komikëve rusë

Hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Gjykata e Apelit i jep Trump-it një fitore të pjesshme duke lejuar vazhdimin e ndalimit të refugjatëve

Forconi imunitetin e fëmijës tuaj me këto këshilla
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë