Kulturë

“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” – publikohen datat e Ramë Lahaj International Opera Festival

Published

on

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj (RLIOF), do mbahet nga 23 korriku deri më 2 gusht 2025, duke sjellë edicionin e tij të pestë, me temën “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” një thirrje për tejkalimin e barrierave dhe për fuqinë transformuese të artit.

Festivali konsiderohet jo vetëm si një festë e muzikës por një dëshmi e forcës së ëndrrave dhe vizionit për Kosovën.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të festivalit:

Në një vend ku mungon një shtëpi opere, ne nuk pamë një pengesë, por një mundësi për të ndërtuar diçka më të madhe. Me pasion dhe përkushtim, kemi kthyer çdo hapësirë në një skenë tingujsh që përkëdhelin zemrat e publikut.

“Ëndrra pa kufi, Opera pa mure” është më shumë se një moto, është fryma që do të na udhëheq në këtë edicion. Artistë nga çdo cep i botës na janë bashkuar, duke treguar se muzika është gjuha universale. Ajo nuk njeh barriera, nuk njeh kufi. Kosova është gati. Është e denjë, dhe ka nevojë për një shtëpi ku arti të marrë frymë, ku talenti të lulëzojë, ku brezat e ardhshëm të besojnë se ëndrrat bëhen realitet.

Në këtë 5-vjetor, ne nuk ndalemi. Ne ëndërrojmë më fort, krijojmë më lart dhe ndërtojmë themelet e së ardhmes.

Arti nuk ka nevojë për kufi, ai ka nevojë për zemra që besojnë.  Në këtë edicion jubilar, një rrugëtim që ka shënjuar historinë e artit operistik në vend, RLIOF ka ndërtuar tashmë një traditë, duke vendosur çdo vit një tullë më shumë për shtëpinë e ardhshme të artit muzikor në Kosovë.

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara