Lajmet

Emigrantët ngrijnë për vdekje pranë kufirit grek

Një nga emigrantët vdiq në spital pasi u shpëtua nga autoritetet turke.

Published

on

Dymbëdhjetë emigrantë janë gjetur të ngrirë për vdekje pranë kufirit të Turqisë me Greqinë, tha ministri i brendshëm.

Trupat u gjetën pranë pikës kufitare İpsala “pa këpucë dhe të zhveshur”, sipas një deklarate.

Zyra e guvernatorit për provincën Edirne tha se një nga emigrantët vdiq në spital pasi u shpëtua nga autoritetet turke.

Turqia ka akuzuar Greqinë për shtyrje të paligjshme të emigrantëve përtej kufirit, duke çuar në vdekjen e tyre.

Forcat kufitare greke vepruan si “banditë” kundër një grupi prej 22 migrantësh, tha ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në Twitter./UBTNews/

Lajmet

Ambasadorët e QUINT-it shkojnë në Qeveri

Published

on

By

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë zhvilluar sot një takim në objektin e Qeverisë të Kosovës.

Ambasadori francez, Olivier Guerot, ai i BE-së, Aivo Orav dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves kanë dalë tashmë nga objekti i qeverisë dhe janë larguar nga aty.

Ndonëse këto takime ishin të zakonshme të hënave, kjo është hera e parë që ambasadorët e QUINT-it kanë shkuar në Qeveri, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa deri më tash nuk ka mundur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kreun e Kuvendit të Kosovës. Propozimi i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare mbetet i papranueshëm për partitë e tjera (Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës).

Continue Reading

Lajmet

LDK-ja dorëzon kërkesë në ZRRE për anulimin e shtrenjtimit të rrymës

Published

on

By

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ZRRE-së iu kërkua të anulojë dy vendime: atë që i obligon bizneset të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike, si dhe vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16.1 për qind.

Bajrami tha se gjatë takimit me udhëheqësit e ZRRE-së nuk morën përgjigje pozitive për “shqyrtimin dhe trajtimin e kërkesës”.

Sipas tyre [ZRRE-së], një vendim të tillë mund ta shtyjë vetëm qeveria – në këtë rast, kushdo që është duke ushtruar detyrën e qeverisë dhe ministrave, sepse bëhet fjalë për rreth 50 milionë euro diferencë në çmim, e cila duhet të vijë si subvencionim nga buxheti i shtetit. Ndryshe, këta [ZRRE-ja] detyrohen që vendimin ta lënë në fuqi”, deklaroi Bajrami.

Nga rritja e çmimit të energjisë, sipas Bajramit, nuk po sfidohen vetëm qytetarët, por edhe shumë biznese.

Në veçanti, sipas saj, të sfiduara nga vendimet e ZRRE-së janë mbi 1.300 biznese kosovare, të cilat janë të obliguara të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike nga fillimi i qershorit.

Këto biznese, sipas Bajramit, po përballen me oferta shumë më të shtrenjta sesa kanë paguar deri më tani.

Ditë më parë, ZRRE-ja vendosi të rrisë çmimin e energjisë elektrike për qytetarët për 16.1 për qind.

Kjo rritje i prek edhe bizneset që kanë më pak se pesëdhjetë punëtorë.

Ato biznese që kanë më shumë se 50 punëtorë apo mbi 10 milionë euro qarkullim, nga 1 qershori, sipas vendimit të ZRRE-së, janë të obliguara të dalin në treg të lirë për të siguruar energjinë elektrike.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë paralajmëruar për çmime të papërballueshme./REL/

Continue Reading

Lajmet

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dërguar të hënën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës çështjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa, e paraqitur nga deputetë nga radhët e AAK-së dhe e mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), erdhi në mes të ngërçit në Kuvendin e Kosovës, i cili nuk është konstituuar as pas 14 përpjekjeve rresht, kur kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, me nënshkrimet e deputetëve të Aleancës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe të Partisë Demokratike të Kosovës, e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese për interpretim ndryshimin e votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit”, tha deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, para gazetarëve.

Kërkuam nga Gjykata Kushtetuese që kjo të trajtohet me prioritet… Duke konsideruar që është shkelje ligjore, po mendojmë që po zhvleftësohet vlera e Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur seanca plenare çdo 48 orë, dhe seanca [me të cilat] konsiderojmë që po shkelet Kushtetuta e Kosovës”, u shpreh ajo.

I lutëm aktorët që ta trajtojnë me prioritet, ndoshta edhe me një pezullim të përkohshëm, me një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa Gjykata me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”, tha Kadrijaj.

Kërkesën që AAK-ja dorëzoi në Kushtetuese e ka publikuar të plotë në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se “loja me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, është bërë e turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën si shtet”.

Sipas Haradinajt, “seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore”.

Më 1 maj, në përpjekjen e nëntë për konstituimin e Kuvendit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), propozoi që votimi për kryetar të Kuvendit të ndërrohej dhe të bëhej në mënyrë të fshehtë, dhe kërkoi formimin e një komisioni ad-hoc për mbikëqyrjen e votimit.

Ky propozim u refuzua nga partitë e tjera – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

Propozimi i kryesuesit të seancës u bë teksa e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.

Haxhiu shihet nga PDK-ja dhe AAK-ja si një “figurë përçarëse”, ndërsa LDK-ja thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.

LVV-ja ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Kushtetuta i jep të drejtë partisë fituese të propozojë kandidatin për kryeparlamentar, dhe kryeministri në detyrë, njëherësh udhëheqës i LVV-së, Albin Kurti, përsëriti ditë më parë se partia nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut, duke thënë se është detyrë e të gjitha partive parlamentare ta konstituojnë Kuvendin.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./REL/

Continue Reading

Lajmet

Trendafilova në vizitë triditore në Kosovë

Published

on

By

Nga sot deri më 14 maj në Kosovë do të qëndrojë për vizitë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të mbajë dhe konferencë për media.

Për herë të fundit, Trendafilova qëndroi në vendin tonë në tetor të vitit të kaluar.

Për vizitën e saj, ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, se përkohësisht mund të mbyllen edhe segmente rrugore gjatë vizitës së saj.

Njoftimi i plotë:

Me datën 12-14 maj 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, znj. Ekaterina Trendafilova.

Me këtë rast, Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente ndërkombëtare, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Continue Reading

Të kërkuara