Lajmet

​Rama prezanton emrat e drejtorëve

Ai nënvizoi se me drejtorët e rinj do të punojnë për ta transformuar Prishtinën në një qytet të pastër e të përjetimeve.

Published

on

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar emrat e drejtorëve, në përjashtim atë të kulturës.

Rama në konferencën për medie, tha se personat e zgjedhur në drejtoritë përkatëse janë profesionistë dhe me përvojë adekuate për të udhëhequr drejtorinë të cilën iu është besuar. Ai nënvizoi se me drejtorët e rinj do të punojnë për ta transformuar Prishtinën në një qytet të pastër e të përjetimeve.

Alban Zogaj nënkryetar, Donjeta Sahatçiu nënkryetare, Arbër Sadiku drejtor i Urbanizimit, Mimoza Sylejmani drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të qëndrueshëm, Krenar Xhaferi drejtor i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Besianë Musmurati drejtoreshë e Arsimit, Doruntinë Maloku drejtoreshë e pronës, Ilikrik Musliu drejtor i Shërbimeve Publike, Granit Rugova drejtor i Sportit, Donat Lushaku drejtor i Kadastrit, Adelinë Sahiti drejtoreshë e Mirëqenies Sociale, Izet Sadiku drejtor i Shëndetësisë, Valbona Makolli drejtoresha e financave, Florian Dushi drejtor i Inspeksionit, Plator Gërdovci drejtor i Zhvillimit Rural, Donika Çeta drejtoreshë e parqeve, Bersant Beka drejtor i Administratës.

“Kam kënaqësinë të prezantojë ekipin tim të drejtorëve që kam përzgjedhur për transformimin e Prishtinës. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe pritjen e cila ka qenë për qëllimin më të mirë për të përzgjedhur njerëzit më profesionistë dhe me përvojën më adekuate për të udhëhequr drejtoritë përkatëse në përputhje me qëllimin dhe vizionin tonë për transformimin e qytetit. Falënderoj partnerët e koalicionit dhe uroj sukses gjithë drejtorëve në rrugëtimin tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës në një qytet praktik, të pastër dhe në një qytet të përjetimeve. Ditët në vijim do të prezantojmë edhe drejtorin e Kulturës”, tha Rama.

Rama tha se pavarësisht nevojës do të ketë edhe shtim të drejtorive.

“Për këtë jemi në analiza të drejtorive ose të nevojave, e kemi pa që na duhet me pas edhe një drejtori që është e dedikuar për rini dhe një drejtori që është e dedikuar për aspektin e ‘Smart City’ apo të ‘Qytetit të Mençur’, drejtori që duhet të jetë e dedikuar edhe për biznes dhe në lidhshmëri edhe nga jashtë pra diasporë. Jemi duke shqyrtuar edhe aspektin e sigurisë sepse qentë endacakë për shembull janë një problem shumë i madh, ndoshta do t’iu dedikohet një drejtori e saktë, dhe janë gjëra që jemi duke i diskutuar”, tha ai.

Lajmet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, dyshohet për një të plagosur

Published

on

By

Mbrëmë në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave dyshohet se është plagosur një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë dhe njësitë përkatëse policore.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të personit të plagosur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së botojnë studimin mjekësor në revistën prestigjoze ndërkombëtare MDPI

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Dr. Lirim Shefki Mustafa dhe Dr. Fitim Bexhet Alidema, kanë publikuar një studim mjekësor në revistën e njohur ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”, që është pjesë e platformës së fuqishme shkencore MDPI.

Ky punim, me titullin “Comparison of Two Triple Therapy Regimens for Helicobacter pylori Eradication in Patients with Dyspepsia: A Retrospective Study from Primary Care”, ka arritur të indeksohet në rrjetet më të rëndësishme të shkencës botërore si Web of Science dhe Scopus, duke u renditur në kategorinë e lartë Q2.

Ky hulumtim i stafit të UBT-së ka një rëndësi të madhe praktike pasi ka marrë në shqyrtim plot 1,800 pacientë të rritur që u trajtuan mes janarit të vitit 2023 dhe fillimit të vitit 2026.

Qëllimi ishte të gjendej një zgjidhje më e mirë kundër bakterit të rrezikshëm Helicobacter pylori, i cili shkakton probleme si gastriti apo ulçera, në një kohë kur trajtimet klasike po dështojnë rregullisht për shkak se bakteri është bërë rezistent ndaj antibiotikëve standardë.

Nga krahasimi që u bë, doli se terapia e re e bazuar në levofloxacin funksionon shumë më mirë, duke e zhdukur bakterin në 82.9% të rasteve, përballë trajtimit të vjetër me clarithromycin që pati sukses vetëm në 71.8% të pacientëve.

Përveç se më efektiv, ky kombinim i ri solli edhe më pak efekte anësore për organizmin. Profesorët zbuluan gjithashtu se stili i jetesës ndikon shumë në shërim, pasi duhani, alkooli, obeziteti dhe diabeti e bëjnë bakterin më të fortë dhe rrisin shanset që trajtimi të dështojë.

Ky botim, i dalë zyrtarisht sot më 13 korrik 2026, tregon edhe një herë nivelin e lartë të kërkimit shkencor në UBT dhe u vjen në ndihmë direkt mjekëve për të dhënë receta më të sakta e pa i keqpërdorur antibiotikët.

Continue Reading

Lajmet

KFOR-i me stërvitje speciale pranë Bondsteel-it për menaxhimin e rasteve urgjente

Published

on

By

Ushtarët e Komandës Rajonale në Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje të specializuar për reagim ndaj rrëzimit të aviacionit pranë Kampit Bondsteel.

Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e koordinimit mjekësor shumëkombësh dhe rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë në zonat operative.

Stërvitja bëri bashkë ekuazhet ajrore dhe mjekët fluturues për të ushtruar triazhin e të lënduarve, trajtimin mjekësor dhe procedurat e evakuimit urgjent.

Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i mban gatishmërinë operacionale dhe aftësitë e nevojshme për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara