Teknologji

Elon Musk shet pothuajse 4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s

Çmimi i aksioneve të Tesla-s ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti.

Publikuar

Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka shitur 19.5 milionë aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike me vlerë 3.95 miliardë dollarë (3.4 miliardë paund).

Lajmi vjen në më pak se dy javë pasi njeriu më i pasur në botë përfundoi blerjen e Twitter-it prej 44 miliardë dollarësh. Çmimi i aksioneve të Tesla-s ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti.

Tesla njoftoi se do të tërheqë mbi 40 mijë automjete të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin e tyre.

Arsyeja e shitjeve të fundit, të cilat u zhvilluan javën e fundit, nuk është bërë ende e ditur./UBTNews/

AI

Në Greqi ofrohet shërbim 24-orësh përmes AI për të ndihmuar qytetarët

Më shumë detaje rreth shërbimit do të jenë në dispozicion javën e ardhshme.

Publikuar

nga

Shërbimet për qytetarët së shpejti do të jenë të disponueshme për 24 orë në ditë, 365 ditë në vit përmes Inteligjencës Artificiale (AI), theksoi të hënën zëvendësministri i Qeverisjes Digjitale, Konstantinos Kyranakis.

Më konkretisht, integrimi i chatbot-eve (aplikacione) të fuqizuara nga AI do t’u japë qytetarëve mundësinë të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje, duke zgjidhur pyetjet e tyre për një sërë çështjesh, përfshirë të drejtat e tyre sipas ligjit, shkruan Amna.

“Greqia pritet të jetë, nëse jo e para, një nga vendet e para anëtare të BE-së që u ofron qytetarëve mundësinë për të biseduar me qeverinë nëpërmjet inteligjencës artificiale”, nënvizoi Kyranakis.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë mekanizëm të ri do të japë rezultate shumë më të mira në një kohë të shkurtër”, shtoi ai.

Më shumë detaje rreth shërbimit do të jenë në dispozicion javën e ardhshme.

Sa i përket votës me postë, ai vuri në dukje se është një sistem që pritet të rrisë pjesëmarrjen në zgjedhje, për të lehtësuar kryesisht personat që ose janë jashtë vendit ose punojnë në baza sezonale larg zonës së tyre zgjedhore ose personat që kanë probleme lëvizëse, aftësi të kufizuara dhe përgjithësisht njerëzit të cilët për ndonjë arsye nuk mund të dalin në votime.

Vazhdo të lexosh

Internet

Spotify do të largojë nga puna rreth 1 mijë e 500 punonjës

Kjo është hera e tretë që Spotify merr vendim për të shkurtuar fuqinë punëtore brenda një viti.

Publikuar

nga

Gjiganti Spotify njoftoi të hënën se do të largojë nga puna 1 mijë e 500 punëtorë apo 17% të fuqisë punëtore. Ky vendim erdhi për të ulur kostot. Kjo është hera e tretë që Spotify merr vendim për të shkurtuar fuqinë punëtore brenda një viti, pas largimit të 600 punonjësve në muajin janar dhe 200 të tjerëve në muajin qershor.

Edhe disa kompani të tjera të njohura të teknologjisë morën vendim për të ulur fuqinë punëtore, sikurse Amazon dhe LinkedIn.

Në një letër drejtuar punonjësve, kryeshefi ekzekutiv i Spotify, Daniel Ek tha se kompania punësoi më shumë punëtorë në vitin 2020 dhe në vitin 2021 për shkak të kostos më të ulët të kapitalit.

Spotify investoi më shumë se 1 miliard dollarë për të ndërtuar biznesin e saj të podcast-it, regjistroi personazhe të famshme sikurse Kim Kardashian, Princi Harry dhe Meghan Markle dhe zgjeroi praninë e tij në treg në shumicën e vendeve të botës në përpjekje për të arritur 1 miliard përdorues deri në vitin 2030.

Aktualisht ka 601 milionë përdorues, nga 345 milionë në fund të vitit 2020./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

AI

Lançimi i GPT Store nga OpenAI shtyhet në vitin 2024

Kompania prezantoi mjetin GPT Builder në fillim të muajit nëntor.

Publikuar

nga

OpenAI po shtyn përpara planet për debutimin e GPT Store në 2024 sipas një e-maili parë nga The Verge.

Kompania prezantoi mjetin GPT Builder në fillim të muajit nëntor në konferencën e saj të parë të zhvilluesve duke iu dhënë abonentëve një mënyrë të lehtë për të krijuar botët e tyre të përshtatura me inteligjencë artificiale.

Asokohe OpenAI tha gjithashtu se do të lançojë GPT Store për përdoruesit që të mund të listojnë GPT-të e tyre dhe potencialisht të fitojnë para prej tyre.

Fillimisht ishte vendosur që GPT Store të mbërrijë në nëntor. Por shkarkimi befasues i CEO-s,  Sam Altman ndryshoi planet e kompanisë.

OpenAI ka qenë në një proces riorganizimi të lidershipit pas trazirave që u shkaktuan me shkarkimin e më pas rikthimin e Altman.

Ditën e mërkure kompania konfirmoi se Altman ishte rikthyer si CEO me Mira Muratin si CTO dhe Greg Brockman president. Gjithashtu njoftoi formimin e një bordi të ri./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Musk: Është rrezik të vizitohet Gaza tani

Ai u ftua për ta vizituar Rripin e Gazës.

Publikuar

nga

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk ka refuzuar ftesën e një zyrtari të Hamasit për të vizituar Rripin e Gazës dhe për të dëshmuar dhunën dhe shkatërrimin që po kryhet në territor nga Izraeli.

“Aktualisht është rrezik që vizita të realizohet, por besoj se paqja e qëndrueshme në Gaza është e mirë për të gjitha palët”, deklaroi Musk./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara