Magazinë

Elon Musk në gjyq?

Ai po akuzohet nga një aksionar i Tesla-s.

Published

on

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk do të shfaqë qëndrimin e tij të mërkurën si pjesë e një gjyqi ku akuzohet nga një aksionar i Tesla-s.

Musk do të dëshmojë në të njëjtën gjykatë në Delaware, ku ai u përball me një padi nga Twitter për t’u siguruar që ai të përfundonte blerjen e platformës sociale.

Pas blerjes prej 44 miliardë dollarësh, Musk urdhëroi pushime masive nga puna, frikësoi reklamuesit dhe e bëri platformën më të hapur ndaj llogarive të rreme.

Çështja e palidhur me Tesla bazohet në një ankesë nga aksionari Richard Tornetta, i cili akuzoi Musk dhe bordin e drejtorëve të kompanisë se dështuan të kryejnë detyrimet e tyre kur autorizuan planin e pagave.

Aksioneri i Tesla-s akuzon Musk-un për “pasurim të pajustifikuar” dhe kërkoi anulimin e një programi pagash që ndihmoi ta bënte sipërmarrësin njeriun më të pasur në botë./UBTNews/

Magazinë

Angelina Jolie pritet ta shesë shtëpinë historike, do të largohet nga Los Angelesi

Published

on

Aktorja 50-vjeçare Angelina Jolie pritet të shesë shtëpinë e saj në Los Angeles dhe të zhvendoset jashtë vendit vitin e ardhshëm, pasi binjakët Knox dhe Vivienne të mbushin 18 vjeç.

“Angelina nuk ka dashur ë jetojë me kohë të plotë në Los Angeles. Ajo nuk kishte zgjedhje për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë me Bradin. Planifikon të zhvendoset sapo Knox dhe Viv të mbushin 18 vjeç vitin e ardhshëm. Po shikon disa vende jashtë vendit. Do të jetë e lumtur kur të mund të largohet nga Los Angelesi”, ka thënë një burim për revistën People.

Jolie dhe ish-bashkëshorti i saj, aktori, Brad Pitt, me të cilin ka gjashtë fëmijë: Maddox, 24 vjeç, Pax, 21, Zahara, 20, Shiloh, 19, dhe binjakët, arritën marrëveshjen për divorc në muajin dhjetor 2024, pas një beteje ligjore tetëvjeçare.

Jolie ka blerë vilën historike të vitit 1913 më 2017 për 24.5 milionë dollarë. Shtëpia ka mbi 1,000 metra katrorë hapësirë, me 6 dhoma gjumi dhe 10 banjo, dikur ka qenë në pronësi të regjisorit Cecil B. DeMille. Aktorja ka folur më herët për dëshirën e saj për të lënë Los Angelesin dhe për të kaluar më shumë kohë në Kamboxhia, vendi ku ka lindur djali i saj i madh, Maddox.

“Unë jam rritur në këtë qytet. Jam këtu sepse më duhet të jem këtu për shkak të divorcit, por sapo ata të bëhen 18, do të mund të largohem”, tha Jolie për The Hollywood Reporter. Ajo ka thënë tutje se kur dikush ka familje të madhe, do që ata të kenë privatësi, qetësi e siguri.

“Kam një shtëpi tani për t’i rritur fëmijët, por ndonjëherë ky vend mund të jetë… ai humanitet që e kam gjetur nëpër botë nuk është ajo me të cilën jam rritur këtu. Pas Los Angelesit, do të kaloj shumë kohë në Kamboxhia. Do të vizitoj familjarët e mi kudo që të jenë në botë”, ka thënë ajo.

Ylli ka thënë se i pëlqen të jetë me njerëzit që i do.

“Nuk jam dikush që lutet të rrijë vetëm. Nuk jam ai lloj personi që mendon, ‘Ah, do të doja të isha vetëm për të pasur kënaqësitë e mia të fshehta’. Sepse zakonisht kënaqësia ime e fshehtë është të jem me dikë. Më pëlqen të bëj diçka që i bën ata të lumtur. Kjo me të vërtetë më bën të lumtur”, ka thënë Jolie.

Continue Reading

Magazinë

Pas më shumë se 13 vjetësh martesë, vajza e Joe Biden ka paraqitur kërkesë për divorc

Published

on

Vajza e ish-presidentit Joe Biden, Ashley Biden, ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, kirurg plastik, dr. Howard Krein, pas më shumë se 13 vjetësh martesë.

Ashley, 44 vjeç, i paraqiti dokumentet në Gjykatën Bashkiake të Filadelfias të hënën, konfirmoi “The Post”.

Biden dhe Krein u martuan në Greenville, Delaware, në qershor 2012 – dy vjet pasi u prezantuan nga vëllai i saj i madh i ndjerë, Beau Biden. Detajet rreth shkakut të divorcit nuk dihen.

Krein është otorinolaringolog dhe kirurg plastik në spitalet universitare “Thomas Jefferson” në Filadelfia. Përpara divorcit të tyre, çifti jetonte në Filadelfia.

Continue Reading

Magazinë

Taylor Swift zbulon se do të sjellë albumin e radhës

Published

on

Taylor Swift do të rikthehet me një album. Këngëtarja bëri të ditur se shpejt do të vijë “The Life of a Showgirl”, i 12-i në karrierën e saj muzikore.

Tay njoftoi publikun në podkastin e të dashurit të saj, Travis Kelce dhe vëllait të tij, Jason. Taylor, u shpreh në podkastin “New Heights”: “A mund të tregoj diçka?”. Jason, 37 vjeç, e pyeti: “Ok. Çfarë kemi? Një valixhe? Në ngjyrë të gjelbër, me nistoret T.S. mbi të”, ndërsa Tay aprovoi.

“Çfarë ka brenda?” pyeti Jason, i çuditur. “Ky është albumi im i ri, “The Life of a Showgirl”, zbuloi këngëtarja.

“T.S 12!” tha Travis, goxha entuziast.

Kopertina nuk u zbulua, ndërsa website i Taylor tregon një kopertinë misterioze të albumit me ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, me opsionet për blerjen në vinyl, kasetë dhe CD. Edicioni CD do të vijë me një poster. Lista e këngëve nuk është bërë ende e ditur.

Albumi i ri vjen disa muaj pasi Taylor rifitoi të drejtat e masterave të gjashtë albumeve të para: “Taylor Swift”, “Fearless”, “Speak Now”, “Red”, “1989” dhe “Reputation” nga Shamrock Capital në maj. Data e lansimit mbetet mister, megjithëse në website thuhet se kopjet do të dërgohen para 13 tetorit.

Continue Reading

Magazinë

Madonna i lutet Papës së ri të shkojë në Gaza në mision humanitar: S’ka më kohë

Published

on

Këngëtarja e famshme, Madonna i ka kërkuar Papës Leo të vizitojë Gazën në një mision humanitar për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria, duke thënë se “nuk ka më kohë”.

Superylli amerikan, që është rritur si katolike iu lut papës së ri të vizitojë enklavën në një postim në rrjete sociale të hënën dhe tha:

“Ati më i Shenjtë. Ju lutem shkoni në Gaza dhe sillni dritën tuaj fëmijëve para se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Ju jeni i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja”, ka shkruar ajo.

Madonna tha se po i bënte thirrje Leos të vizitonte Gazën sepse “politika nuk mund të ndikojë në ndryshim, por ndërgjegjja mundet”.

Në postimin e publikuar në ditëlindjen e djalit të saj, Rocco, Madonna tha se dhurata më e mirë që mund t’i jepte është “t’u kërkojë të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të kapur në shkëmbim zjarri në Gaza”.

Continue Reading

Të kërkuara