Ekonomi

Eksportet dhe importet kroate shënuan rritje dyshifrore në shtator

Në shtator, eksporti i mallrave përshpejtoi rritjen e tij në 65.1 për qind me bazë vjetore.

Published

on

Dinamika e tregtisë kroate me botën vazhdoi në shtator me ritme dyshifrore të rritjes së eksporteve dhe importeve, sipas të dhënave të përkohshme të Entit Shtetëror të Statistikave (DZS).

Në shtator, eksporti i mallrave përshpejtoi rritjen e tij në 65.1 për qind me bazë vjetore, nga 48.5 për qind në gusht, ndërsa importet u ngadalësuan në 49.4 për qind nga viti në vit nga 73 për qind në muajin e kaluar, raporton Seebiz.

Krahas rikuperimit të kërkesës së brendshme dhe të jashtme, tendenca e ritmeve dyshifrore të rritjes së importeve dhe eksporteve është rezultat i rritjes së fortë të çmimeve në tregjet botërore, të cilat depërtojnë edhe në çmimet e brendshme.

Në periudhën janar-shtator, shikuar në mënyrë kumulative, vlera e mallrave të eksportuara arriti në 17.68 miliardë euro, që është një rritje prej 34.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Nga ana tjetër, vlera e importit të mallrave, me vlerë 31,06 miliardë euro, është rritur për 51.6 për qind gjatë nëntë muajve në bazë vjetore.

Për rrjedhojë, gjatë nëntë muajve të vitit 2022, deficiti i tregtisë së jashtme arriti në 13.39 miliardë euro. Mbulimi i importeve me eksporte ishte 65.1 për qind në shtator dhe 56.9 për qind në nëntëmujorin e vëzhguar.

Kroacia ka eksportuar 12.16 miliardë euro mallra në tregun e Bashkimit Evropian në periudhën janar-shtator 2022, që është 68.8 për qind e vlerës së totalit të eksporteve. Kjo është një rritje nominale prej 36 për qind me bazë vjetore.

Në të njëjtën kohë, importet kroate nga BE u rritën me një normë vjetore prej 37.7 për qind, në 21.67 miliardë euro (69.8 për qind e importeve totale), ndërsa deficiti në tregtinë me BE-në u thellua në 9.5 miliardë euro, ose pothuajse 40 për qind. krahasuar me periudhën janar-shtator 2021.

Ekonomi

REL: Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale

Published

on

By

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rritje, ulje, stagnim dhe kriza.

Edhe pse të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës tregojnë se ka rritje të disa indikatorëve ekonomikë, në terren vazhdojnë ankesat e qytetarëve për përkeqësim të standardit të jetesës.

Viti 2025 është mbyllur me rritje ekonomike prej 3.9 për qind dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, kjo shifër të arrijë në 4.1 për qind.

Rritja sipas BQK-së do të mbështetet te konsumi privat, rimëkëmbja graduale e eksportit dhe zbutja e inflacionit.

Por, në vitet e fundit – sidomos pas pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe nisjes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më 2022 – shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve esenciale ishin ndër temat më të përfolur në Kosovë.

Qytetarët shpesh janë ankuar se inflacioni ka ulur fuqinë e tyre blerëse, duke i detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga produkte dhe shërbime, pasi që pagat nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Ndërkohë, zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë theksuar se inflacioni vjen për shkak të varësisë së vazhdueshme të shtetit nga importi i produkteve të huaja.

Me qëllim zbutjen e inflacionit, Qeveria e Kosovës ka rritur pagat në sektorin publik. Ndërkaq, sektorin privat ka tentuar ta ndihmojë me platformën “Superpuna”, e cila ka nisur në vitin 2023.

Përmes kësaj platforme, Qeveria subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muajt e parë, në vlerë të pagës minimale prej 350 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Por, kjo rritje e pagave, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është përkthyer në përmirësimin e standardit të jetesës se qytetarëve për shkak të inflacionit të lartë.

Në vitin 2025 numri i të punësuarve ka kaluar mbi 400 mijë, duke vazhduar kështu trendin e rritjes së numrit të punësuar me kontratë formale.

Ndërkaq, në mesin e personave të papunë ka më së shumti gra, të cilat mbajnë barrën më të madhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

Numri i vogël i çerdheve, sidomos në zonat rurale, vlerësohet si një ndër faktorët që ka pamundësuar që gratë të futen në tregun e punës.

Një çështje nga e cila vuan ekonomia e Kosovës, sipas ekspertëve të fushës, është sasia e lartë e produkteve të importuara nga tregjet e huaja.

Me gjithë mbështetjen e prodhuesve kosovarë, ende nuk është arritur të ndryshohet deficiti tregtar për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.

Vlera e importit tashmë ka arritur në gjashtë miliardë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregjet e jashtme është më pak se një miliard euro.

Investimet e huaja në Kosovë konsiderohen shtytës i zhvillimit ekonomik. Megjithëse, viteve të fundit ka rritje të investimeve të huaja direkte sipas shifrave zyrtare, por kjo gjithmonë ka nxitur diskutime se shumica vijnë nga diaspora që investon në patundshmëri.

Si pengesë për investitorët e huaj në Kosovë janë përmendur më parë procedurat e shumta burokratike, ndërkohë që në vitet e fundit është rritur vlera e investimeve nga Kosova jashtë vendit.

Paratë e diasporës dërguar familjarëve të tyre në Kosovë mbeten një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.

Remitencat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke zvogëluar varfërinë dhe rritur konsumimin.

Por, jo gjithmonë është lavdëruar mënyra e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, pasi që është kërkuar ndërrimi i fokusit. Sipas ekspertëve, investimi në projekte kapitale do të ndikonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.Sfida kryesore mbetet përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie reale, përmes rritjes së prodhimit vendor, pagave të qëndrueshme, uljes së varësisë nga importi dhe krijimit të një klime më të favorshme për investime afatgjata./REL

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Të kërkuara