Lajmet

​Shqetësuese, importi arrin mbi 3.3 miliardë euro vetëm në gjysmë parë të këtij viti

Published

on

Kosova po vazhdon të thellojë varësinë e saj nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel më të lartë. Në gjysmën e parë të vitit 2025 Kosova ka rritur vlerën e importit të mallrave afro gjysmë miliardi euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Ky trend negativ tregtar shkon duke u thelluar edhe më tej krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Në anën tjetër trendi i eksporteve ka shënuar rënie.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 3 miliardë e 349 milionë euro ose 469 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sa ishin 2 miliardë e 880 milionë euro në janar – qershor 2024. Po ashtu në periudhën janar-qershor 2023, Kosova ka importuar mallra 2 miliardë e 687 milionë euro ose 662 milionë euro pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kosova për periudhën gjashtë mujore të vitit 2025 ka një deficit tregtar prej 2 miliardë e 915 milionë, derisa në periudhën përkatëse të vitit 2024 deficiti ka qenë 2 miliardë e 439 milionë euro. Deficiti tregtar në këtë periudhë të vitit 2023 ka qenë 2 miliardë e 262 milionë euro.

Ndërsa, në këtë periudhë vendi ynë ka shënuar një rënie të vlerës së eksporteve.

Gjatë muajit janar-qershor të këtij viti Kosova ka eksportuar vetëm 434 milionë euro mallra ose 7 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar se ishin 441 milionë euro në janar – qershor 2024. Kurse, eksporti ka qenë 425 milionë euro gjatë periudhës janar-qershor 2023.

Në vitin 2024, Kosova shënoi një rekord historik për import të vlerës së mallrave.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë vetëm 889 milionë euro, ndërsa, për herë të parë ka importuar 6.38 miliardë euro brenda një viti.

Në vitin 2023 vlera e eksporteve ka qenë 819 milionë euro, importi po ashtu 5 miliardë 878 milionë euro.

Në vitin 2022 eksportet kanë qenë 920 milionë euro, importet 5 miliardë e 639 milionë euro, më 2021 ishin 755 milionë eksporte, kurse importet 4 miliardë e 684 milionë euro.

Më 2020, vlera e eksporteve ishte 474 milionë euro, ndërsa 3 miliardë e 296 milionë importe.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara