

Lajmet nga UBT
Ekspertët e GNTC Gorenje në UBT: Ligjëratë mbi tatimet dhe përdorimin e softuerëve të kontabilitetit
Published
10 months agoon
By
EAd SulNjë ligjëratë tematike u mbajt për studentët e vitit të tretë të Fakultetit për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në kuadër të lëndës “Kontabiliteti Tatimor”, e organizuar në bashkëpunim me profesorin Artan Haziri.
Takimi, i cili synonte ofrimin e një përvoje më të thelluar në lidhje me aplikimin praktik të tatimeve dhe kontabilitetit, u pasurua me prezantimet e dy ekspertëve të fushës: Florina Kadriu Vitija, Drejtoreshë e Auditimit të Brendshëm në kompaninë GNTC Gorenje, dhe Lirim Gashi, Drejtor Financiar në të njëjtën kompani.
Ligjërata kishte si temë “Këstet e tatimeve, streha e sigurt dhe detyrat përmes softuerit të kontabilitetit.” Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte të krijohej një lidhje e ngushtë midis teorisë dhe praktikës për studentët, duke i njohur ata me parimet e përgjithshme të kontabilitetit tatimor dhe me metodat që përdoren në industrinë reale për menaxhimin e detyrimeve tatimore.
Me një përvojë të pasur profesionale, Kadriu Vitija dhe Gashi theksuan rëndësinë e tatimeve për çdo kompani dhe menaxhimin financiar të saj. Ata diskutuan aspekte kyçe të TVSH-së, tatimit mbi qiranë dhe llojeve të tjera të tatimeve, përfshirë bilancin vërtetues, si dhe procesin e deklaratës për tatimin mbi fitimin. Gjithashtu, ata nënvizuan rolin e kontabilitetit dhe tatimeve për shëndetin financiar të një kompanie, duke ofruar një pasqyrë të thelluar për përdorimin e softuerëve të avancuar të kontabilitetit në menaxhimin e këtyre proceseve.
Ligjërata u prit me shumë interes nga studentët, të cilët u angazhuan në diskutim dhe kontribuan me pyetje të shumta lidhur me temat e trajtuara. Në përfundim, ata u shprehën të kënaqur me mënyrën e paraqitjes dhe eksperiencën praktike që fituan, duke e konsideruar këtë mundësi si një hap të rëndësishëm për lidhjen e njohurive teorike me praktikën profesionale, një mundësi që do t’i ndihmojë ata në zhvillimin e karrierës së tyre në fushën e kontabilitetit dhe financave./UBTNews/
You may like
-
Studentët e programit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT zhvillojnë vizitë studimore në kompanitë Elnor Furniture dhe Ukaj Home – statistikat në funksion të menaxhimit efikas
-
Studentët e Fakultetit MBE të UBT-së zhvillojnë vizitë studimore në “Viva Fresh Store” – përvojë e drejtpërdrejtë me sfidat dhe sukseset e biznesit modern në Kosovë
-
UBT organizon punëtori përgatitore në kuadër të projektit ndërkombëtar COWEB
Rajoni
UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi
Published
17 hours agoon
October 6, 2025By
Driton Iseni
Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.
Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.
Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.
Lajmet
Rektori Hajrizi u uron studentëve mirëseardhje dhe një fillim të mbarë të vitit akademik 2025/26
Published
18 hours agoon
October 6, 2025By
Driton Iseni
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u ka uruar mirëseardhjen studentëve të rinj dhe atyre aktualë në fillimin e vitit të ri akademik 2025/26. Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e këtij fillimviti, i cili sjell mundësi për suksese, përvoja të reja edukative dhe zhvillim personal e profesional.
Lexoni mesazhin e plotë të Rektorit Hajrizi:
Të dashur studentë të rinj dhe studentë aktualë të UBT-së,
Në emër të UBT-së dhe në emrin tim personal, ju urojmë mirëseardhje në fillimin e vitit të ri akademik 2025/26.
Ky është një fillimvit që na bashkon për më shumë suksese, përvoja të reja edukative e akademike, si dhe mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
UBT mirëpret gjeneratën e re të radhës, e cila bashkë me studentët aktualë, që kanë besuar në edukimin dhe zhvillimin profesional të ofruar nga UBT, do të kontribuojë në një vit të pasur akademik.
Besojmë fuqimisht se, ashtu si gjithmonë, do të veprojmë për të arritur synimet tona kryesore: Top Education for Top Students, duke mbështetur jo vetëm studentët, por edhe zhvillimin e vendit dhe suksesin e Kosovës në arenën globale.
Ju keni zgjedhur të studioni në institucionin më prestigjioz, tashmë të dëshmuar edhe në nivel global, ku cilësia dhe inovacioni janë parimet themelore.
UBT është ranguar ndër universitetet më të mira në botë për cilësi, inovacion, ndërmarrësi, zhvillim të qëndrueshëm, teknologji dhe inteligjencë artificiale, dhe së fundmi, renditet në vendin e parë në botë për angazhimin dhe impaktin në shoqëri.
Për herë të parë në Kosovë dhe në rajon, UBT ka integruar Inteligjencën Artificiale, teknologjitë më të avancuara dhe infrastrukturën e kompletuar të një Qyteti të Mençur, së bashku me një staf cilësor, në rritje, dhe shumë të përkushtuar, në mënyrë që ju të jeni sa më të suksesshëm.
Kështu, gjatë studimeve, ju do të keni mbështetje të plotë nga profesorët, mentorët dhe strukturat tona akademike, duke ju dhënë hapësirën e duhur për të mësuar, krijuar dhe ndërtuar karrierën tuaj.
Ne jemi të përkushtuar t’ju ofrojmë një përvojë studimi të pasur, që jo vetëm do të ndikojë në jetën tuaj personale, por gjithashtu do të kontribuojë në shoqëri dhe në zhvillimin e Kosovës.
Ju uroj një vit akademik të suksesshëm, të mbushur me dije, përvoja dhe arritje të reja. Le të jetë ky vit një hap i sigurt drejt realizimit të ëndrrave tuaja!
Me respekt,
Prof. Dr. Edmond Hajrizi
President dhe Rektor i UBT-së
Rajoni
Vetmia dhe aktiviteti fizik te të rriturit në Kosovë – studim i ri nga ish-studentja dhe dekania e Psikologjisë në UBT
Published
19 hours agoon
October 6, 2025By
Driton Iseni
Ish-studentja e Psikologjisë në UBT, Kaltrina Rrafshi, së bashku me Prof. Dr. Denis Çelçima, Dekane e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, dhe bashkëautoret Drenushë Krasniqi dhe Elona Sopa, kanë publikuar artikullin shkencor me titull: “Analysis of Indicators of Loneliness and Their Relationship with Physical Activity Levels in Kosovo” në revistën prestigjioze KOSALB International Journal of Human Movements Science, e indeksuar ndërkombëtarisht.
Ky studim ka një rëndësi të veçantë pasi trajton fenomenin e vetmisë tek të rriturit në Kosovë, duke analizuar dallimet sipas gjinisë, vendbanimit, statusit martesor dhe stilit të jetesës. Përveç kësaj, studimi hedh dritë mbi lidhjen mes nivelit të aktivitetit fizik dhe përjetimit të vetmisë, duke theksuar ndikimin që aktiviteti fizik mund të ketë në mirëqenien psikologjike dhe sociale të individëve.
Autorët kanë arritur të ndërthurin në mënyrë shkencore perspektivën psikologjike dhe atë të shëndetit publik, duke krijuar një pasqyrë të qartë mbi faktorët që lidhen me ndjenjën e izolimit dhe mënyrat e mundshme të parandalimit të saj. Ky punim përbën një kontribut të rëndësishëm për literaturën shkencore në Kosovë dhe njëkohësisht forcon pozitën e UBT-së si institucion lider në kërkime shkencore me ndikim praktik dhe shoqëror.
Publikimi i këtij artikulli është dëshmi e angazhimit të UBT-së në promovimin e kërkimit shkencor cilësor, duke inkurajuar studentët dhe stafin akademik të kontribuojnë në zhvillimin e dijes dhe zgjidhjen e sfidave që prekin shoqërinë tonë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në linkun zyrtar të revistës: Publikimi
Lajmet
Punimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
Published
24 hours agoon
October 6, 2025By
Driton Iseni
Profesoresha e UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi me bashkëautorë, kanë publikuar punimin origjinal shkencor, me titull “Assessment of Practical Performance in Orthodontic Clasp Fabrication Among Dental Technician Students at UBT: A Real-Time Analysis of Working Time and Perceived Stress në Gazetën Internacionale – Georgian Medical News, e indeksuar ne Scopus dhe Web of Science.
Ky studim, punim origjinal dhe inovativ është i një rëndësie të veçantë, sepse për herë të parë vlerëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikimin e stresit gjatë procesit praktik të ndërtimit të elementeve aktive dhe pasive të aparateve ortodontike mobile. Përmes një metodologjie të qartë, që përfshin matjen e kohës së punës dhe nivelin e stresit me SUDS scale, autorët kanë krijuar një urë të fortë midis teorisë akademike dhe praktikës reale laboratorike.
Autorët kanë arritur të ndërthurin në mënyrë shkencore analizën e performancës praktike, menaxhimin e stresit dhe vlerësimin psikologjik të studentëve, duke përdorur metoda të avancuara statistikore dhe qasje empirike reale gjatë procesit të punës.
Ky punim jo vetëm që rrit vlerën shkencore dhe profesionale të programit të Teknikut Dentarë në UBT, por gjithashtu dëshmon për angazhimin e studentëve dhe mentorëve në zhvillimin e kërkimeve me ndikim praktik dhe akademik.

Zbardhen detajet e vrasjes të gjyqtarit: Detektori e sinjalizoi prezencën e metaleve, roja qëndroi në karrige

Ermonela Jaho nderon Gjakovën me një koncert të veçantë në “Ditët e Nëntorit”

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

Zhduket një person në Malishevë

Një grua raporton se është dhunuar në Podujevë

Osmani pret në takim dy ministre nga Belgjika

Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan

Qeveria në detyrë mblidhet sot në orën 12:00

Thirrja e Dardanëve: Duhet të japim mbi 12 mijë veta maksimumin në stadium
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Vendi1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën