Lajmet

Ekspertët diskutojnë për zhvillimin urban dhe arkitekturën bashkëkohore në Konferencën Ndërkombëtare të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT

Published

on

UBT ka organizuar me sukses Konferencën e 13-të Ndërkombëtare, duke sjellë së bashku ekspertë dhe profesionistë të fushës së arkitekturës dhe planifikimit hapësinor. Ngjarja, e cila u mbajt në kampusin e UBT-së, përfshiu një gamë të gjerë diskutimesh dhe prezantimesh rreth trendeve dhe inovacioneve më të fundit. 

Fjalën kryesore e mbajti Aleksi Neuvonen nga Demos Helsinki, i njohur për kontributet e tij në zhvillimin e qyteteve të qëndrueshme. Ai theksoi rëndësinë e integrimit të dizajnit në planifikimin hapësinor dhe ofroi shembuj konkretë nga praktikat e suksesshme në Finlandë. Pas tij fjalën mori edhe Penetron Hellas që ishte sponsor kryesor i konferencës, duke mbështetur iniciativat për qëndrueshmëri dhe inovacion në ndërtim. 

Prof. Bruno Dal Lago nga Universiteti i Insubria paraqiti një perspektivë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në arkitekturë, duke ndarë eksperiencat e tij nga projekte të ndryshme. 

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë prezantime mbi tema si potencialet e Prishtinës në ekonominë e njohurive, zhvillimin e hartave të zonimit dhe analiza mbi hapësirat e gjelbra urbane. 

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të UBT 2024, sesioni i parë u drejtoi vëmendjen potencialeve dhe sfidave të zhvillimit urban në Kosovë. Ky sesion, i moderuar nga Elvida Pallaska si kryetare dhe Shqiprim Ahmeti si nënkryetar, ofroi një platformë për diskutime të thelluara mbi tema të rëndësishme, duke u fokusuar në ekonomi, qëndrueshmëri dhe identitet urban. Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë prezantime të ndryshme që trajtonin aspektet kyçe të zhvillimit të qyteteve dhe planifikimit hapësinor. 

Prezantimet e sesionit të parë: 

The potentials of the city of Prishtina towards the Knowledge Economy during the period 2004 – 2024, Elvida Pallaska
Ky prezantim shqyrtoi mundësitë e zhvillimit të Prishtinës si një qendër për ekonominë e njohurive, duke analizuar faktorët që kanë ndikuar në këtë proces gjatë dy dekadave të fundit. 

Urban unsustainability and the complex journey of searching for alternative paradigms: New Urbanism, Traditional Neighborhood, and Compact City as alternative concepts towards urban sustainability, Shqiprim Ahmeti, Medina Shalaku, Anita Ymeri
Autorët trajtuan çështjet e qëndrueshmërisë urbane dhe eksploruan paradigma alternative si New Urbanism, lagjet tradicionale dhe qytetet kompakte, duke ofruar zgjidhje për sfidat e urbanizmit. 

The process of developing zoning maps in Kosovo, Binak Beqaj, Egzon Bajraktari
Prezantimi u fokusa në procesin e hartimit të hartave të zonimit në Kosovë, duke diskutuar rëndësinë e planifikimit të mirëfilltë për zhvillimin urban. 

Multicriteria analysis for identification of potential urban green spaces in Gjakova (Kosova), Eli Binxhija, Edon Maliqi
Studiuesit paraqitën një analizë për identifikimin e hapësirave të gjelbra potenciale në Gjakovë, duke theksuar rëndësinë e këtyre hapësirave për cilësinë e jetës urbane. 

The Impact of the facades of Collective Housing on Urban Identity: Case Study of Ferizaj, Rineta Jashari, Mimoza Sylejmani, Safete Veliu
Ky studim analizoi ndikimin e fasadave të banuara në identitetin urban të Ferizajt, duke shqyrtuar mënyrat si dizajni arkitektonik formon perceptimin e qytetit. 

Sesioni i dytë i Konferencës Ndërkombëtare të UBT 2024 u përqendrua në tema të rëndësishme lidhur me ndërtimin e qëndrueshëm dhe dizajnin arkitektonik. I moderuar nga Egzon Bajraktari si kryetar dhe Mimoza Sylejmani si nënkryetare, ky sesion paraqiti një gamë të gjerë prezantimesh që trajtojnë inovacionet në arkitekturë dhe planifikimin hapësinor, duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërmjet natyrës dhe ndërtimit, si dhe rolin e hapësirave publike. 

Prezantimet e sesionit të dytë: 

Regenerative Construction and Operation, Blerta Vula Rizvanolli, Gent Hasimja
Prezantimi fokusoi konceptin e ndërtimit dhe funksionimit regjenerues, duke diskutuar praktikat që kontribuojnë në riparimin dhe përmirësimin e mjedisit urban. 

Observations regarding building placement and site planning in contemporary architecture in Prishtina, Egzon Bajraktari
Një analizë e vendosjes së ndërtesave dhe planifikimit të siteve në arkitekturën bashkëkohore në Prishtinë, me fokus në sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm. 

The Dynamic Landscape: Design, ecology and urban green spaces
Nexhat Balaj, Hyzer Rizani, Sami Gashi, Naser Kamberi
Autorët diskutuan rëndësinë e hapësirave të gjelbra urbane dhe ndikimin e tyre në dizajnin dhe ekologjinë e peizazhit urban. 

Urban Symbiosis: Rethinking Public Space in Vushtrri, Gazmend Uka
Prezantimi shqyrtoi konceptin e simbiozës urbane dhe risitë në projektimin e hapësirave publike në Vushtrri, duke promovuar ide të reja për përmirësimin e jetës qytetare. 

Biophilic Design in Architecture and its Side Effects: Potential Side Effects and Challenges of Biophilic Design, Visar Shllaku, Kaltrina Veselaj Shllaku
Studiuesit analizuan dizajnin ‘biophilic’ dhe sfidat që lidhen me të, duke vënë në dukje ndikimet e mundshme në shëndet dhe mirëqenie. 

 New Concepts for Sustainability Living: Vertical Farming, Bard Bajçinovci
Prezantimi u përqendrua në konceptet e reja për jetesë të qëndrueshme, duke diskutuar rëndësinë dhe avantazhet e bujqësisë në kontekstin urban. 

AI in Architecture: Achieving a Balance Between Computational Insights and Human Creativity, Gazmend Uka
Ky prezantim shqyrtoi mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të kontribuojë në proceset arkitektonike, duke ruajtur një ekuilibër mes analizave kompjuterike dhe krijimtarisë njerëzore. 

The Importance of Lighting in the Architectural Design of Individual Houses
Ermal Canaj, Lulzim Beqiri
Autorët theksuan rolin e ndriçimit në dizajnin arkitektonik të shtëpive individuale, duke shqyrtuar ndikimin e tij në atmosferën dhe funksionalitetin e hapësirave. 

Vernacular Architecture and National Identity Bosnia and Macedonia Revisited
Kujtim Elezi, Nuran Saliu
Ky studim analizoi arkitekturën “vernacular architecture” si një reflektim të identitetit kombëtar në Bosnjë dhe Maqedoni, duke shqyrtuar ndikimet kulturore dhe historike. 

The Tower as a Residential Object in the Area of Shala e Bajgora, Pajazit Hajzeri
Prezantimi u përqendrua në rolin e kullës si një objekt rezidencial në Shala e Bajgora, duke diskutuar veçoritë e saj arkitektonike dhe socio-kulturore. 

The Hearth as a Social Category and its Significance in Vernacular Architecture
Nexhat Çoçaj
Studimi trajtoi rëndësinë e zjarrit si një kategori sociale dhe simbolikën e tij në arkitekturën veranakulare, duke nxjerrë në pah lidhjet e forta mes hapësirës dhe jetës së përditshme. 

Pas përfundimit të prezantimeve, u organizua një diskutim i hapur në të cilin pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendime, të bëjnë pyetje dhe të shkëmbejnë ide mbi temat e trajtuara gjatë konferencës. Ky moment përfundimtar inkurajoi bashkëbisedimin dhe reflektimin mbi sfidat dhe mundësitë në arkitekturë dhe planifikim hapësinor. Sesionet përfunduan duke lënë një atmosferë frymëzuese dhe shpresëdhënëse për hulumtime dhe zhvillime të ardhshme në këtë fushë./UBTNews/ 

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara