Lajmet

Konferenca Ndërkombëtare e Juridikut në UBT: Fokus në rëndësinë e sundimit të ligjit dhe inovacioneve ligjore

Published

on

Duke shënuar një ngjarje të rëndësishme në fushën e juridikut, është mbajtur konferenca ndërkombëtare e Juridikut, në kampusin inovativ të UBT-së në Lipjan. Kjo konferencë mblodhi akademikë, profesionistë dhe studiues nga fusha e drejtësisë për të prezantuar dhe diskutuar zhvillimet e fundit dhe sfidat ligjore me të cilat përballet shoqëria.

Ngjarja, e cila ofron një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përforcimin e bashkëpunimit akademik, edhe në këtë edicion shënoi një pikë të rëndësishme për të inkurajuar inovacionin në sistemin ligjor të Kosovës dhe më gjerë. Ceremonia e hapjes ishte e mbushur me fjalime nga profesionistë të njohur të fushës, përfshirë dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ahmet Maloku, dhe folësi kryesor, Prof. Dr. Radim Polćak nga Universiteti Masaryk, i cili trajtoi temën duke përfshirë analizën krahasuese të legjislacionit mbi krimin e grooming-ut në Bashkimin Evropian dhe nevojën për një qasje të ngjashme në Kosovë.

Pjesëmarrësit kishin mundësi të ndjekin një gamë të gjerë sesionesh me diskutime mbi: Përfaqësimin e grave në politikat e jashtme të BE-së nga një perspektivë feministe, të paraqitur nga Egzone Osmanaj dhe Visar Hoxha, të cilët shtruan pyetje të rëndësishme mbi barazinë dhe ndikimin e grave në vendimmarrjen ndërkombëtare. Rolin e Prokurorisë Speciale në luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë, të analizuar nga Elmi Kelmendi, një temë që lidhet drejtpërdrejt me sfidat dhe përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës.

Sesioni i parë:

Legislation and Information Technology, Radim Polćak

Comparative analysis of lawsfor the criminal offense of grooming in the European Union and the need for inclusion in Kosovo’s criminal code,  Ahmet Maloku, Fadil Curri, Bergita Curri.

Empowering women in foreign policy a feminist perspective e for the European Union, Egzone Osmanaj &Visar Hoxha

The role of Special Prosecution in the fight against the organized crime in Kosovo, Elmi Kelmendi

The Western Balkan countries’ respective pathways to EU membership: in view of the new methodology for enlargement and security concerns, Elton Tota

Sesioni i dytë:

Policies to reduce greenhouse gas (GHG) emissions and environmental effectiveness, Afrim Syla& Ahmet Maloku

Establishment of the Kosovo Stock Exchange Challenge and opportunity, Bashkim Nuredini

Alternative measures and its advantages, Alma Mustafai Doko

Traces and criminal trasology inn fighting crime, Nuredin Lutfiu

Protection of property according to positive law in Kosovo, Naim Aliu

Sesioni i tretë:

Money Laundering in Kosovo, Florent Azemi & Drilon Hoxha

Ways of acquiring ownership according to legislation in the Republic of Kosovo, Enisa Haliti – Mustafa & Sevdai Morina & Erëza Vladi

Examination of the Crime Scene and Victim in Murder Cases, Besim Arifi

The protection of rights of non-majority communities and their members in the Republic of Kosovo through institutional mechanisms, Ahmet Maloku & Nuhi Osmani

Promotion of gender equality in property rights,  Lyra Begolli, Yllka Suliqi, Enisa Haliti Mustafa

Sesioni i katërt

Guarding the Future: A Closer Look at Kosovo’s ConstitutionalSecurity Sector Arrangements, Behar Selimi, Bashkim Smaka

The procedure of impeachment of the president in Kosovo and Albania: A Comparative Constitutional Approach, Xhavit Shala, Mervete Shala

Civil Rights in the Era of Technology: Privacy, Security, and Individuals’ Rights in Digital, Lulzime Ceka

Corporate Governance in Kosovo: Challenges of Legislation and Implementation, Njomëza Zejnullahu

Rules for the insurance of civil liability of vehicles in EU member states and their impact on our law, Merita Muharremi

Konferenca u përmbyll me një sesion përmbledhës, ku u analizuan njohuritë dhe rekomandimet kryesore që dolën nga diskutimet e ditës. Moderatorët e këtij sesioni theksuan rëndësinë e shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira për të përmirësuar sistemin ligjor në Kosovë.

Një nga pikat kryesore që u nënvizua ishte nevoja për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional mes autoriteteve ligjore, akademike dhe shoqërisë civile. Pjesëmarrësit rekomanduan krijimin e platformave të përbashkëta për dialog dhe ndihmën e shkëmbimit të informacionit, që do të lehtësonte zgjidhjen e problemeve ligjore të përbashkëta.

Po ashtu, u diskutua mbi rëndësinë e inovacionit në sistemin ligjor, duke theksuar nevojën për adaptimin e teknologjive moderne dhe metodologjive të reja për të rritur efikasitetin dhe transparencën e procedurave ligjore. Rekomandimi për zhvillimin e trajnimeve për profesionistët e ligjit dhe studentët në lidhje me këto teknologji u konsiderua si një hap i rëndësishëm për të përgatitur gjeneratën e ardhshme të juristëve.

Në përfundim, pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një sistemi ligjor më të fortë dhe më efikas në Kosovë, duke ndjekur hapat e rekomanduar dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme për të përmirësuar zgjidhjet ligjore dhe praktikat. Kjo konferencë e rëndësishme krijoi një bazë të fortë për iniciativa të ardhshme dhe për angazhime të reja në fushën e drejtësisë./UBTNews/

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara