Lajmet

Dhjetëra studiues të Ekonomisë prezantuan punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi mblodhi studiues, ekspertë, profesorë dhe student të shumtë nga vendi dhe rajoni, të cilët prezantuan tema tejet interesante dhe shpalosën të gjeturat e tyre nga hulumtimet shkencore.

Sesionet përfshijnë studime mbi ndikimin e digjitalizimit në mikrofinancën në Kosovë, analiza e tregut të e-commerce në Ballkanin Perëndimor, dhe vendimet për investime të gjelbra në eksport. U diskutua gjithashtu një analizë krahasuese e regresionit linear dhe Random Forest për parashikimin e çmimeve të pronave në Prishtinë, si dhe faktorët e rrezikut të kreditit në rajon. 

Gjithashtu temat u përqendruan në qeverisjen korporative në ndërmarrjet publike, ndikimin e çmimeve dhe reklamave në shitje, si dhe sipërmarrjen sociale për zhvillim të qëndrueshëm. U trajtua gjithashtu përdorimi i marketingut digjital si mjet inovativ për rekrutimin e punonjësve dhe roli i marketingut sipërmarrës në suksesin e startupeve.

Sesioni i parë:

Chair: Edmond Hajrizi

Co – Chair: Muhamet Gërvalla

“The Impact of Digitalization on Microfinance in Kosovo Performance” – Shpresim Vranovci

“An analysis of the e-commerce landscape and growth potential in the Western Balkans” – Ermal Lubishtani;

“Export Behaviour and Green Investment Decisions: Firm-Level Evidence from Central and Eastern Europe” – Arta Mulliqi.

“Comparative Analysis of Linear Regression and Random Forest for Property Price Prediction in Prishtina: Implica-tions for Emerging Markets”, Visar Hoxha, Albana Shala Bunjaku, Veli Lecaj, Fuat Pallaska , Hazer Dana and Jehona Hoxha.

“Analyzing Credit Risk Factors: A Western Balkans Case Study”, Tringa Danca Hoti, Atdhetar Gara, Besnik Fetai and Arber Hoti.

Sesioni dytë:

Chair: Ermal Lubishtani

Co – Chair: Gresa Mjaku

“A comparative analysis of corporate governance in Public Enterprises in Kosovo – the difference between Central and Local Public Enterprises”, Albrim Badallaj;

“The Impact of Price and Advertisement on Sales Enlighted through the Coefficient of the Multiple Regression Model for the Frozen Picas Factory”,  Ardian Uka and Erzana Uka;

“Social Entrepreneurship for Sustainable Development”, Kujtim Zylfijaj, Mentor Shaqiri.

“Digital Marketing as an Innovative Tool for Recruiting Workers”, Valentina Murati and Yllka Nushi;

“The Role of Entrepreneurial Marketing in Driving Start-Up Success: A Case Study of Kosovo”, Tringa Dança Hoti, Veland Ramadani, Yllka Poteri;

“Investigating the Core Challenges of Leadership in the Digitalization Age”, Ylber Limani and Arbenora Maliqaj

“AI Integration in Kosovo: Exploring Operational Benefits and Workforce Challenges”, Afërina Skeja.

 Sesioni 2B:

Chair: Gonxhe Beqiri

Co – Chair: Fisnik Bytyqi

“Differences and similarities between TQM, LSS and ISO 9001”,Engelbert Zefaj;

“A Comparative Analysis of the effectiveness of traditional versus modern performance management systems in enhancing employee performance and job satisfaction”, Arbiana Govori and Qemajl Sejdija.

“Management of Entrepreneurship by Managers and Owners”, Flamur Miftari;

“Contribution of Project Management During Entrepreneurship Changes”, Ermira Shehu and Osman Sejfijaj.

“Unlocking the Secrets of Effective Leadership: The Dynamic Interplay Between Contingency Theory and Situational Adaptability in Organizational Environments”, Blerona Shala.

“The Impact of Migration on Economic Growth Case Study: Kosovo”, Beatrisë Shabanaj and Kestrim Avdimetaj.

“Sustainable Business Strategies of Tourism Companies”, Arta Kadriu.

 

Sesioni 3A:

Chair: Arta Mulliqi

Co – Chair: Kestrim Avdimetaj

“Determinants of Financial Inclusion”, Albulena Jahja;

“How Social Media Spreads Disinformation and its Effect on Consumer Behavior”,Gonxhe Beqiri and Egzone Osmanaj.

“The Role of Spatial Planning in the Development of Tourism”, Faton Sherifi, Faton Haziraj, Florim Asani.

“The Importance of Foreign Direct Investments in the Economy. The Case of Kosovo”. Agim Berisha;

“Challenges of Companies in the Digitalization Process in Kosovo”, Besmire Aliu.

“Management of Hotel Enterprises and the Economic Importance of the Human Factor”,  Dijamant Krasniçi dhe Venet Shala.

“Enhancing Real Estate Valuation in Emerging Markets: A Random Forest Approach in Prishtina”, Visar Hoxha, Albana Shala Bunjaku, Veli Lecaj, Fuat Pallaska , Hazer Dana and Jehona Hoxha.

 

Sesioni 3B:

Chair: Ylber Limani

Co – Chair: Fidane Spahija

“The Impact of Digital Marketing and Artificial Intelligence (AI) on the Development of the Market in Kosovo”,  Hamëz Rama;

“The Digitization of Public Finance in Algeria, Considering the Experiences of Some African Countries: Are There Any Lessons and Best Practices for Developing Countries?”, Zine M. BARKA;

“The Anti-Corruption Body and the Fight Against Corruption in Bulgaria”, Ivelina Petkova;

“Exploring the Impact of Digital Technologies on Financial Management and Accounting: Emerging Challenges and Opportunities”, Ardiana Ahmetaj , Ylber Limani and Fidane Spahija;

“Implications of COVID-19 Pandemic on Online Consumer Behavior”, Yllka Poteri Avidiu, Tringa Danca Hoti.

“Peeping Tourist. The case of Albturist and Kosovar Albanian Visitors”, Brunilda Licaj, Kushtrim Dreshaj, Fatmire Dreshaj, Merita Begolli Dauti.

Sesioni 4A:

Chair: Engelbert Zefaj

Co – Chair: Kujtim Zylfijaj

“Recruitment and Selection Challenges within the Public Sector in Kosova”,  Fisnik Bytyqi and Nazmi Zeqiri;

“The Relationship Between Government Expenditures and Economic Development: An Assessment for Kosovo”,  Erina Jusufi and Kestrim Avdimetaj;

“Applying Lasso Regression for Property Price Prediction in Emerging Markets: An Empirical Study of Prishtina’s Real Estate Sector”, Visar Hoxha, Albana Shala Bunjaku, Veli Lecaj, Fuat Pallaska, Hazer

Dana and Jehona Hoxha;

“Benefit Realized in The Economy Depending on the Formation of the Demand and Supply Curves”, Shaqir Elezaj and Ramë Elezaj.

Marketing Management Research: How Automation Affects the Performance of Marketing Operations – Jetëlira Podrimaj”, Ylber Limani and Mirjeta Domniku.

“Decisions of individuals for long-term and short-term investments: Research based on consumer perceptions”, Venet Shala, Demir Lima, Qamil Xhaferi;

“Sales Promotion and The Performance of Liquids Production Companies in Kosova”,  Rajan Arapi and Ajsel Xheladini.

Sesioni 4B:

Chair: Shpresim Vranovci

Co – Chair: Ardian Uka

“The Consequences of Providing Lower-Quality Audits for Limited Liabilities Companies (L.L.C) in the Republic of Kosovo”, Blinera Sylejmani.

“The Importance of Financial Literacy, the Inclusion of Financial Education in the School Curriculum (Case study: Kosovo)”, Ardian Uka, Valon Ismajli and Erzana Uka

“Innovative Performance Assessment in AI Era”, Bardha Mustafa and Ermira Shehu

“UBT Campus Enhancing Public Procurement Performance: Key Factors and Insights from Kosovo – Fidane Spahija Gjikolli.

“Lack of Qualified Workforce in the Tourism Sector in the Republic of Kosovo”, Përparim Qahili, Fatmire Shala Dreshaj and Kushtrim Dreshaj.

“Pathways to Leadership in Technology: Adopting Elitism in Higher Education A simplified two-sectors model of technological innovations”,  Elise S. Brezis and Amir Rubin;

“World Trends in Tourism”, Kushtrim Dreshaj, Brunilda Licaj, Fatmire Shala Dreshaj and Sali Krasniqi./UBTNews/

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara