Lajmet

Edhe në Malishevë situata është e qetë pas vërshimeve

Ai shtoi se komuna ka qenë e gatshme t’iu ofrojë qytetarëve ndihmë në çdo kohë.

Published

on

Reshjet e shiut që kanë filluar nga e shtuna kanë bërë që të shkaktojnë vërshime në disa komuna, por në komunën e Malishevës nuk kanë shkaktuar probleme të mëdha.

Zëdhënësi i kësaj komune, Valmir Gashi tha se vërshimet kanë qenë të theksuara gjatë vikendit, sipas tij të tejkalueshme.

“Edhe komuna e Malishevës ka qenë e prekur për shkak të vërshimeve që kanë qenë më të theksuara gjatë vikendit që lamë pas… Marrë në tërësi nuk është se ka qenë ndonjë problematikë shumë e madhe, me përjashtim të disa akseve rrugore, kryesisht ura që në momentin kur ka pas shumë vërshime edhe janë bllokuar për disa orë për qarkullimin e makinave”, tha Gashi.

Ai shtoi se komuna ka qenë e gatshme t’iu ofrojë qytetarëve ndihmë në çdo kohë.

“Aktualisht në komunën e Malishevës nuk e kemi asnjë aks rrugor që është i bllokuar. Gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës bashkë me një pjesë të qeverisjes komunale kanë qenë në terren për të parë këto akse rrugore të cilat i ka dëmtuar situata me vërshime…Vullneti dhe iniciativa e kryetarit që në momentin kur janë shfaqur vërshimet ka qenë e mobilizuar që me drejtoritë përkatëse të qëndrojë afër qytetarëve, bizneseve përmes kompanive që i ka të kontraktuara komuna, kemi bërë ndërhyrje të menjëhershme që të ndihmohen kushdo që ka nevojë”, tha Gashi.

Sa i përket dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, Gashi tha se komisioni komunal është në terren duke i vlerësuar ato. Sipas tij dëmet janë kryesisht në zonat rurale.

“Është herët të flitet për nivelin e dëmeve që kanë shkaktuar këto vërshime, mirëpo komisioni komunal qe përfshihet pothuajse për secilën drejtori, tashmë janë në terren duke marrë informacione në mënyrë qe te dihet më saktësisht vlera e dëmeve kompensohen…Dëmet janë më shume në zonat rurale, pjesët e bujqësisë kryesisht bizneset apo veprimtaritë e fermerëve që janë”, tha ai.

Më tej ai tha se projektet e reja që janë duke u adresuar nga qeverisja Kastrati kanë dhënë efektin e saj që qendra e qytetit nuk ka qenë e bllokuar nëse e krahasohet më të kaluarën, në të cilën ka pasur probleme gjatë vërshimeve.

Lajmet

Inspektohen 26 auto-parkingje në Prizren e Suharekë, konstatohen shkelje të shumta

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera hetimore e kontrolluese, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët inspektues në komunën e Prizrenit dhe atë të Suharekës.

Aksioni, i cili është koordinuar me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka përfshirë kontrolle të detajuara në gjithsej 26 auto-parkingje për të verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Në këtë aksion, përveç Inspektoratit të Punës dhe Policisë së Kosovës (Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit), kanë marrë pjesë edhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si dhe Inspektorati Qendror nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (IQMINT).

Gjatë inspektimeve në terren, zyrtarët kanë konstatuar shkelje të ndryshme ligjore, me ç’rast secili nga institucionet pjesëmarrëse ka ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse sipas kompetencave të veta ligjore.

Nga Inspektorati Qendror i Punës kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve si dhe krijimin e një mjedisi të sigurt e të ligjshëm pune. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Publikohet lista e guidave turistike të licencuara në Kosovë

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë të ditur se është publikuar lista e guidave turistike të licencuara të Republikës së Kosovës.

Lista tashmë është e qasshme në uebfaqen e Ministrisë dhe përmban të dhëna për guidat e licencuara, përfshirë llojin e licencës dhe kontaktet e tyre, duke u mundësuar qytetarëve dhe vizitorëve qasje më të lehtë në shërbimet profesionale turistike.

Sipas Ministrisë, lista do të përditësohet vazhdimisht, ndërsa të gjitha guidat turistike që ushtrojnë veprimtarinë në Kosovë dhe ende nuk janë pjesë e saj janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin përkatës për t’u përfshirë në regjistrin zyrtar.

Ky hap synon rritjen e standardeve në sektorin e turizmit dhe ofrimin e informacionit më të organizuar për vizitorët që zgjedhin Kosovën si destinacion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel urgjent nga institucionet: Sot priten stuhi, breshër e përmbytje lokale në Kosovë 

Published

on

By

Institucioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME), bazuar në paralajmërimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), u ka bërë thirrje urgjente qytetarëve për kujdes dhe gatishmëri të shtuar, pasi gjatë ditës së sotme priten zhvillime të fuqishme të motit të ligë.

Sipas njoftimit zyrtar, sot priten stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme në disa pjesë të territorit të Kosovës.

Autoritetet paralajmërojnë se kjo valë e motit të ligë mund të sjellë një sërë pasojash, duke përfshirë:

  • Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje më intensive;
  • Dëmtime materiale në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore nga breshëri e era;
  • Rritje të rrezikut për zjarre nga shkarkimet e shpeshta atmosferike (rrufetë);
  • Probleme në rrjetin elektrik dhe ndërprerje të furnizimit me energji;
  • Pengesa në telekomunikacion dhe rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë për njerëzit e kafshët.

Me qëllim parandalimin e incidenteve dhe mbrojtjen e jetës e pronës, emergjencat u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin këto hapa:

  1. Qëndroni brenda: Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë kohës që zgjat stuhia.
  2. Kujdes nga strehimi: Mos u mbroni nën pemë të larta, pranë objekteve metalike apo shtyllave elektrike.
  3. Kujdes në ngasje: Përshtatni shpejtësinë e veturës dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji.
  4. Siguroni pronën: Largoni ose fiksoni pajisjet e sendet në ballkone e oborre që mund të merren nga era ose dëmtohen nga breshëri.

Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, si dhe Qendrat Operative Emergjente, ndodhen në mobilizim të plotë në të gjithë territorin e Kosovës për t’u përgjigjur në çdo rast nevoje.

Numrat pa pagesë për çdo rast emergjent:

  • 112 – Qendra Operative Emergjente
  • 192 – Policia e Kosovës
  • 193 – Zjarrëfikësit
  • 194 – Ndihma e Shpejtë

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Gurthemel i legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i cili konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ra në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar se ky vendim i marrë më 22 korrik të vitit 2010 në Hagë përbën një nga momentet më me rëndësi juridike dhe diplomatike për vendin tonë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pat marrë këtë vendim pas kërkesës së Serbisë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke hedhur poshtë pretendimet e Beogradit dhe duke konfirmuar se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk cenonte të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

“Edhe pas 16 vitesh, opinioni i 22 korrikut 2010 mbetet një nga gurthemelet e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe një referencë e rëndësishme në afirmimin e subjektivitetit të saj në arenën ndërkombëtare,” ka deklaruar Haxhiu.

Vendimi i historik i GJND-së shërbeu si një bazë e fuqishme për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe hapi rrugën për valën e njohjeve ndërkombëtare që pasuan. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara