Kronikë e zezë

Ishte shpallur i zhdukur të dielën, gjendet pa shenja jete 39-vjeçari nga Malisheva

Published

on

Është gjetur pa shenja jete Avdyl Begaj, 39-vjeçari nga fshati Banjë e Malishevës. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari i këtij viti.

Vullnetari në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, Ridvan Tahiri ka bërë të ditur se 39-vjeçari u gjet pa shenja jete në një fushë afër fshatit Siqevë mëngjesin e së martës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se përveç njësive kompetente policore, në vend të ngjarjes ka dal edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, një fshatar nga fshati Siqevë, komuna e Klinës, ka njoftuar policinë se në fushat e fshatit ka hasur në një trup të shtrirë, i cili sipas tij dyshohet të jetë pa shenja jete. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu në vend të ngjarjes ka dal edhe mjeku kujdestar, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore, është duke u punuar në mënyrë intensive për të kuptuar për rrethanat për ndriçimin e rastit”, tha Gashi.

Vendi

Dy aksidente me fatalitet dhe me dhjetëra të lënduar në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy aksidente trafiku me pasojë fataliteti, si dhe 32 aksidente të tjera ku kanë mbetur të lënduar disa persona.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Policia e Kosovës, përgjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe 69 aksidente trafiku që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit dhe rritjes së sigurisë rrugore, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 985 tiketa trafiku për shkelësit e ligjit.

Po ashtu, në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 16 persona për vepra të ndryshme penale, nga të cilët 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person për ngacmim seksual në Shtime

Published

on

By

Një person është arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit seksual, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit policor, i dyshuari burrë është arrestuar pasi ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Gjermania për në Kosovë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të të dyja shteteve.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Procedura e ekstradimit u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me njësitet përkatëse policore. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar organeve kompetente për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara