Kulturë

Ed Sheeran tregon se si i propozoi martesë gruas

Sheeran u martua me Seaborn në një ceremoni intime në janar të vitit 2019.

Published

on

Momenti kur këngëtari Ed Sheeran i propozoi martesë gruas së tij, Cherry Seaborn ishte larg nga ‘perfektja’, madje për shkak të shiut nuk ndodhi siç ishte planifikuar.

Sheeran u martua me Seaborn në një ceremoni private në janar të vitit 2019, por kishte disa probleme gjatë rrugës dhe Sheeran nuk ishte as i sigurt që ajo do të thoshte po.

“Prindërit e saj nuk u martuan kurrë. Tani janë të martuar, por ishin bashkë për 30 vjet. Prandaj ajo nuk u rrit me atë mendimin se martesa është e rëndësishme”, deklaroi ai.

Një stuhi e madhe shiu gati i zbehu planet e tij, pasi ai kishte ndërtuar një pjergull jashtë në kopsht dhe shpresonte t’i propozonte jashtë në perëndim të diellit.

“Unë i thashë: ‘Duhet të dalim për ecje’, ajo ma ktheu ‘jo’. ‘Je e sigurt se s’do të dalësh për ecje?’”.

Përfundimisht, këngëtari e mori nusen e tij të ardhshme pikërisht aty ku ai e donte atë – dhe ai i propozoi.

“Unë i thashë ‘Do të martohesh me mua?’, dhe ajo mu kthye ‘A po bën shaka me mua?’ Më kujtohet se mbizotëronte qetësia, dhe unë i thashë ‘Ju lutem?’ Ishte më njerëzorja që kam ndjerë ndonjëherë, sepse në karrierën time, ndonjëherë thoja “A mund ta bëj këtë?” Dhe njerëzit do të thonë thjesht, “Po”. Ju arrini në një pikë të caktuar ku thjesht bëhet normale”.

Ata u fejuan në vitin 2017 dhe u martuan dy vjet më vonë. Ed dhe Cherry kanë një vajzë Lyra Antarctica. Sheeran tha se të qenit baba është arritja më e madhe për të./UBTNews

Magazinë

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: “Ti vlen shumë më tepër sesa mendon”

Published

on

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber.

Këngëtarja e “Lose You to Love Me” pëlqeu një postim në Instagram më 20 maj, ku njoftohej se linja e kujdesit për lëkurën “Rhode” e Hailey Bieber do shitet në rrjetin e dyqaneve Sephora. Ky veprim u interpretua nga fansat si një shenjë se Selena po i jep fund thashethemeve për një grindje mes saj dhe modeles.

Por, nuk mbaron me aq. Së fundmi, Selena ka publikuar në InstaStory një citat nga autorja Abbie Wiggins:

“Ti ke rëndësi. Zëri yt ka rëndësi. Zemra jote ka rëndësi. Ti vlen shumë më tepër sesa mendon.”

Krahas këtij citati, Gomez shtoi:

“Ti e di kush je dhe unë po të mbështes.”

Ky postim erdhi pak momente pasi Justin Bieber kërkoi ndjesë publike ndaj bashkëshortes së tij për komentet nënçmuese që i kishte bërë gjatë një debati.

Hailey dhe Selena prej vitesh janë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber, por të dyja kanë dhënë shenja për të treguar se duan t’i japin fund dramave.

Nga ana tjetër, në një intervistë për Vogue, Hailey Bieber mohoi zërat se martesa e saj me Justin është në krizë, duke theksuar:

“Çdo mëngjes zgjohem me familjen time të bukur, djalin tim, miqtë e mi. Jam e rrethuar nga njerëz që më njohin dhe më duan, dhe që unë i dua po aq shumë.”

Continue Reading

Magazinë

Fituesi i Eurovision-it kërkon përjashtimin e Izraelit nga gara e vitit të ardhshëm

Published

on

JJ, artisti austriak që triumfoi në Eurovision këtë vit në Bazel, ka ndezur debat pas thirrjes publike për përjashtimin e Izraelit nga edicioni i ardhshëm i festivalit, i cili do të mbahet në Vjenë.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, JJ u shpreh i zhgënjyer që Izraeli lejohet të marrë pjesë në një konkurs që pretendon të jetë “politikisht neutral”.

“Do të doja që Eurovision-i në Vjenë të mbahej pa praninë e Izraelit”, tha ai për El País.

Kritikat e tij vijnë në një kohë kur Unioni Evropian i Transmetimeve përballet me presion në rritje, pasi disa vende – përfshirë Belgjikën, Spanjën dhe Gjermaninë – po kërkojnë më shumë transparencë lidhur me mënyrën e votimit në garë, veçanërisht në raport me përfshirjen e Izraelit në një periudhë të tensionuar politike dhe humanitare.

JJ vuri në pikëpyetje ndershmërinë e sistemit të votimit, duke e cilësuar si jotransparent dhe duke bërë thirrje për reforma që do t’i jepnin më shumë besueshmëri garës. Në sfond të kësaj kritike qëndron një debat më i gjerë që ka përfshirë audiencën dhe institucionet mediatike në Europë, që ndajnë të njëjtin shqetësim: a mund të jetë vërtet Eurovision apolitik, kur në skenë lejohet një shtet i akuzuar për krime të rënda ndaj civilëve?

Tani, me Vjenën si mikpritëse të Eurovision-it 2026, sytë janë nga EBU: do të dëgjojë zërat kritikë apo do të vazhdojë në rrugën e saj pa ndryshime?

Continue Reading

Lifestyle

Cila është ora më e mirë për t’u zgjuar në fundjavë?

Published

on

Fundjavat janë koha ideale për t’u çlodhur dhe për t’u rikuperuar nga lodhja e javës.

Megjithatë, ora kur zgjohemi gjatë fundjavave mund të ndikojë ndjeshëm në energjinë dhe humorin tonë. Ja disa këshilla për të vendosur një orar ideal zgjimi që balancohet mes pushimit dhe produktivitetit.

Dëgjoni trupin tuaj

Fundjavat janë një mundësi për të dëgjuar nevojat e trupit tuaj. Nëse jeni shumë të lodhur, mund të jetë e shëndetshme të flini pak më gjatë se zakonisht. Mos e teproni—gjumi i tepërt mund të prishë ritmin cirkadian dhe të shkaktojë ndjenjë letargjie.

Zgjohuni në të njëjtën orë si gjatë javës

Nëse është e mundur, përpiquni të mbani një orar të qëndrueshëm zgjimi edhe në fundjavë. Kjo ndihmon trupin tuaj të ruajë një ritëm të rregullt dhe përmirëson cilësinë e gjumit gjatë gjithë javës. Një ndryshim prej 1–2 orësh nga ora juaj normale e zgjimit është i pranueshëm.

Ora ideale për t’u zgjuar

Nëse zgjoheni në 07:00, fundjava është mundësi për të zgjatur gjumin deri 08:30–09:00. Për ata që ndihen më energjikë dhe produktivë herët, zgjimi rreth orës 07:30 edhe në fundjavë është optimal. Nëse preferoni një qasje më relaksuese, zgjohuni rreth 08:00–09:00, duke i dhënë kohë trupit të rigjenerohet.

Kujdes me zgjimin vonë

Të zgjohesh pas orës 10:00 mund të prishë ciklin e gjumit e ndikon në ndjesinë e energjisë gjatë ditës. Për më tepër, mund të jetë më e vështirë të bini në gjumë herët të dielën, duke e bërë më sfiduese nisjen e javës së re.

Shfrytëzoni kohën e lirë në mëngjes

Një mëngjes i qetë në fundjavë mund të jetë koha e duhur për aktivitete relaksuese, si joga, leximi, ose një shëtitje me qenin tuaj. Këto aktivitete do t’ju ndihmojnë të nisni ditën me energji dhe pozitivitet.

Ora më e mirë për t’u zgjuar në fundjavë varet nga rutina dhe nevojat personale, por një rregull i përgjithshëm është të mbani një balancë mes pushimit dhe disiplinës. Zgjimi mes orës 07:30–09:00 është ideal për shumicën e njerëzve.

Continue Reading

Magazinë

Anulohet koncerti i Kanye West në Korenë e Jugut

Published

on

Kompania koreano-jugore e tregtisë elektronike Coupang ka anuluar koncertin e Kanye West të planifikuar për në fund të majit “për shkak të polemikave të fundit që përfshijnë artistin”, tha kompania dhe një shitës biletash të hënën.

Coupang dhe pika e shitjes së biletave Interpark nuk dhanë hollësi mbi polemikat që përfshijnë West, i cili tani njihet si Ye, shkruan Reuters.

Polemika e fundit e reperit amerikan përfshin një këngë të publikuar këtë muaj të titulluar “Heil Hitler”, e cila vlerëson liderin nazist dhe arkitektin e Holokaustit.

Continue Reading

Të kërkuara