Sharon Tate ka lindur në Dallas, Texas, në vitin 1943.
Bija e një ushtaraku, e detyruar të lëvizte shpesh në fëmijërinë e saj për shkak të punës së babait të saj e tregoi talentin e saj që në fëmijëri.
Menjëherë pas vitit 1960, ndërsa familja e saj jetonte në Itali, Sharon fitoi konkurse të ndryshme bukurie dhe mori pjesë në prodhime filmash.
Në vitin 1963 ajo u takua me regjisorin polak Roman Polanski dhe luajti në filmin e tij të vitit 1967. Të dy u dashuruan dhe në janar 1968 u martuan dhe u transferuan në Santa Monica.
Martesa me Polanski e vendos atë edhe më shumë në qarqet e Hollivudit dhe e ndihmoi të bëhet edhe më e famshme.
Në gusht të vitit 1969,një vit pas martesës Sharon Tate ishte në muajin e fundit të shtatzënisë të fëmijës së saj të parë.
Në të njëjtën kohë, një i pastrehë dhe ish-i dënuar, Charles Manson, krijoi një grup në vitet 1960 në Kaliforni i njohur si Familja Manson.
Charles Manson, lideri i kultit famëkeq i çoi ndjekësit e tij në kryerjen e një serie vrasjesh dhe u shndërrua në simbol të anës së errët të antikulturës të viteve 1960 -të. Rrjedhimisht, ai besonte se vrasjet do të shpejtonin luftën “e afërt”.
Reputacioni i keq që ai fitoi mblodhi ndjekës,duke krijuar një mitologji rreth tij. Kështu, ai u bë një idhull i paranojës dhe dhunës. Banda e ti bazohej: çlirimin seksual, drogën dhe fenë.
Më 9 gusht, Sharon Tate ishte në një darkë me miqtë e saj Jay Sembring, Voitek Frikonsky dhe Abigail Folger dhe më pas do të kthehet në shtëpinë e saj në Santa Monica.
Të nesërmen në mëngjes, pastruesja që shkoi e para në shtëpi, u përball me një skenë të tmerrshëm.
Gjatë natës, katër anëtarë të sektit të Manson, Tex Watson, Pat Cranwinkle, Susan Atkins dhe Linda Kasambian, thyen derën e sigurisë dhe prenë linjat telefonike.
Pasi ata hynë brenda shtëpisë i bënë të gjithë të qëndrojnë para oxhakut.
Në përpjekjen e tyre për të mbrojtur veten, Sembring u qëllua.
E tmerruar, Tate i lutet vrasësit për fëmijën e saj të palindur, ndërsa ai përgjigjet: “Nuk më interesoni ju apo fëmija juaj”.
Me gjakun e Sharon, vrasësit shkruan fjalën “derr” në derën e përparme.
Vrasësit u arrestuan katër muaj më vonë dhe Manson u shpall fajtor për vrasje dhe organizimin e vdekjes së Sharon Tate.
Vrasja e Tate frymëzoi regjisorin Quentin Tarantino të realizoi filmin e tij ‘ Unce upon time in Hollywood’ me Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.
Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.
Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.
Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.
Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.
Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.
“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.
Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.
Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.
Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.
Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.
Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.
“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.