Lajmet

Dyshohet se dëmtoi disa varreza, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Published

on

Policia në Gjilan ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për dëmtim të varrezave.

“Me datën 04.06.2024 njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet se i ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave në Korminjan të Ulët më 28 maj.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet tutje në njoftim.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Dëmtim i varrezave”, rast i cili është proceduar në prokurorinë themelore.

Lajmet

Christopher Hill sot nis dëshminë në rastin e krerëve të UÇK-së

Published

on

Ish-emisari special i Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do ta nis dëshminë sot në orën 14:00 në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.

Hill si një diplomat karriere ka shërbyer si i dërguar, apo emisar special, gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

Christopher Hill kishte pasur disa takime me pjesëtarët e UÇK-së gjatë luftës. Gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.

Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.

Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Ai së fundmi ishte ambasador në Serbi i Amerikës, dhe tash punon për një organizatë lobuese në Serbi.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekreta rit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Dëshmia e tij deri më tani u shtye për shkak të angazhimeve të Hill./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që i njëjti me veturë ka goditur një zyrtar policor kur patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur ditën e dielë në Podujevë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo

Published

on

Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.

Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tifozët e Sunderlandit i këndojnë Xhakës pas barazimit me Arsenalin

Published

on

Sunderland bëri një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke e barazuar rezultatin me liderin aktual, Arsenalin.

Futbollisti që e ka marrë tërë vëmendjen te “Macet e Zeza” është pa dyshim Granit Xhaka, i cili me paraqitjet e tij fantastike ka bërë që ai të shndërrohet në futbollistin e preferuar të gjithë tifozëve të Sunderland.

Madje dje pas ndeshjes, tifozët edhe i kënduan këngë Xhakës, duke kënduar njëzëri “Sepse ne e kemi Granit Xhakën”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara