Kronikë e zezë

Dy vdekje të dyshimta në Leposaviq dhe Zveçan

Kështu njoftoi PK-ja.

Published

on

Policia njofton për dy vdekje në Leposaviq dhe Zveçan. Në Leposaviq ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore dhe me kërkesë të familjes trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoninë e varrimit.

Ndërsa në Zveçan një person i gjinisë mashkullore ka humbur kontrollin mbi traktorin teksa po e drejtonte dhe për pasojë ka marrë lëndime vdekjeprurëse.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË/ Leposaviq 16.10.2022 –  12:30.  Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi.

INCIDENT ( VDEKJE E DYSHIMTË) /Zveqan 16.10.2020-17:00.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar  duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Lajmet

​Hetimet për atentatin në Rinas, zbulohet arsenal armësh në Fushë-Krujë

Published

on

Një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse u zbulua sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë-Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracking”.

Gjatë kontrolleve, policia njoftoi se u gjetën në këtë banesë: 3 kallëpe tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë kanabis”.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, sipas policisë është shpallur në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit.

Operacioni “Tracking”, është ende në vijim në Krujë dhe po kryhet në kuadër hetimeve për zbardhjen e atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit dy ditë më parë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/ATSH/

Continue Reading

Lajmet

Policia heton dy raste të dyshimta: Një grua e vdekur në Prizren dhe një burrë i vdekur në Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Një rast ka ndodhur në Prizren ku e vdekur në një shtëpi është gjetur nja grua, rast ky duke u cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Ndërsa një rast tjetër që është cilësuar po ashtu si “vdekje e dyshimtë” ka ndodhur në Gjilan, ku në shtëpinë e tij është gjetur një burrë i vdekur.

Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./S.K/PK/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Tragjedi në Bruklin, 41-vjeçari nga Kosova vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Published

on

Një 41-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e një ndërtese në Bruklin.

Bëhet e ditur se sipas Policisë, viktima e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari B.H, u gjet i plagosur rëndë në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku ndodhej në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve.

B.H punonte si mbikëqyrës i një pallati apartamentesh në Bruklin. Familja u trondit që ai i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë./S.K/KP/NBC News NY/

 

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës konfiskon pajisje në vlerë 60,000 euro

Published

on

Njësitë Antikontrabandë i Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare- Drejtoria e Përgjithshme, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike, ku kanë bërë konfisikime.

Sipas Doganës, gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple.

“Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro”, thuhet në njoftim.

Ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe krimit ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara