Lajmet

Dy kosovarë ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikanë.

Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të kërkesës së SHBA-së për ekstradim.

Ata akuzohen se mbikëqyrnin faqen e internetit Rydox, ku bëhej shitja e të dhënave personale të vjedhura “për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve”.

“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën ndaj qeverisë amerikane për këtë çështje, duke forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016.

Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, kishin shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 20 vjet burg për akuzën e pastrimit të parave, dhjetë vjet burg për mashtrimin me kredit kartela, pesë vjet burg për secilën nga akuzat e vjedhjes së identitetit, si dhe një minimum të detyrueshëm prej 2 vjetësh burg për akuzën e vjedhjes së rëndë të identitetit, që duhet të ekzekutohet pas çdo dënimi tjetër.

Përveç mbylljes së faqes Rydox, SHBA-ja gjithashtu u autorizua për të konfiskuar rreth 225 mijë dollarë në kriptovaluta nga llogaritë e kontrolluara nga të pandehurit.

Në aktakuzën e ngritur nga Distrikti Perëndimor i Pensilvanisë, edhe një shtetas tjetër kosovar, Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të njëjtin rast.

“Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e publikuar më parë në uebfaqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë./REL/

Lajmet

Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Mirditë, gjendet një makinë e djegur

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, në atë që dyshohet të jetë një atentat i mirëmenduar.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij rreth orës 09:00. Ai është vëllai i Martin Bardhit, person i cili u vra për motive hakmarrjeje gjatë vitit 2023.

Pak pas ngjarjes, në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Berlin: Tramvaji ndahet përgjysmë pas daljes nga shinat, dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në pjesën lindore të Berlinit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u nda përgjysmë.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, ngjarja ka ndodhur në qarkun Lichtenberg. Tramvaji dyshohet se ka goditur një shtyllë të linjës elektrike gjatë marrjes së një kthese, çka ka shkaktuar shkëputjen e mjetit dhe daljen e pjesës së pasme nga shinat.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i linjave të tramvajit në atë zonë të kryeqytetit gjerman është pezulluar tërësisht. /Bild/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

U kapën me dokumente të falsifikuara në Merdare, arrestohen dy shtetas turq

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, shtetas të Turqisë, janë arrestuar në Pikën Kalimtare Kufitare në Merdare, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje/dalje, të dyshuarit kanë prezantuar para zyrtarëve policorë dokumente udhëtimi që dyshohet se ishin të falsifikuara.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara