Kulturë

Dukagjin Lipa: Gërmia s’ka qenë dëshira jonë për me mbajt festivalin këtë vit

Ai falënderoi të gjithë për përkrahjen, derisa tha se planet e fondacionit janë ndalë për dy vjet për shkak të pandemisë.

Published

on

Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, Dukagjini Lipa, në konferencë për media është deklaruar lidhur me Sunny Hill Festival, që nis sonte.

Ai falënderoi të gjithë për përkrahjen, derisa tha se planet e fondacionit janë ndalë për dy vjet për shkak të pandemisë.

Faleminderit për përkrahjen e juaj për organizim pas 3 vjetëve se pa ju s’ka qenë e mundur ky festival. Planet e fondacionit janë ndalë për dy vjetë për shkak të pandemisë. Programi ka fillu përsëri edhe në shkurt fëmijët me i çu atje për shërim”, ka thënë  Dukagjin Lipa.

Lipa tha se Gërmia nuk ka qenë dëshirë e tyre që ta mbajnë festivalin.

Gërmia s’ka qenë dëshira jonë me mbajt festivalin këtë vit, është vështirë me organize një festival me përmasa të tilla në këtë vend, urojmë që kanë me organize viteve tjera në vendin adekuat”, tha ai.

Vendi

Biblioteka Kombëtare organizon aktivitet për 90-vjetorin e Rexhep Qosjes

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojë nesër, më 25 qershor 2026, një takim përkujtimor dhe nderues për akademikun Rexhep Qosja, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së tij.

Aktiviteti do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 dhe do t’i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së shkrimtarit, studiuesit, profesorit dhe akademikut të njohur.

Ligjëratën përkujtimore do ta mbajë profesori universitar Dr. Ag Apolloni, ish-student i Rexhep Qosjes, i cili do të flasë për kontributin e tij në letërsi, shkencë dhe kulturën shqiptare.

Përmes këtij organizimi, Biblioteka Kombëtare e Kosovës synon të nderojë figurën dhe trashëgiminë intelektuale të njërit prej emrave më të rëndësishëm të mendimit dhe letërsisë shqiptare./A.K/

Continue Reading

Vendi

Nga Prishtina në Oslo: Ekspozita që nderon të mbijetuarat e dhunës seksuale shfaqet para Qendrës Nobel

Published

on

By

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo, ka mirëpritur instalacionin e fuqishëm artistik “Thinking of You” (Mendoj për ty) të artistes shqiptare Alketa Xhafa Mripa.

Ky projekt artistik, i cili fillimisht u krijua për të nderuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë (1998–1999), tashmë është shndërruar në një simbol global solidariteti. Përmes fustaneve të dhuruara nga të mbijetuarit dhe mbështetësit nga më shumë se 20 vende të botës, instalacioni e transformon veshjen e përditshme në një shprehje kolektive të kujtesës, qëndresës dhe përkrahjes.

Qindra veshje të varura tani rrethojnë Qendrën Nobel për Paqe dhe shtrihen përgjatë rrugës së njohur “Torggata”, duke nxitur reflektim dhe dialog në mesin e vizitorëve të shumtë.

Në ceremoninë e përurimit, fjalë rasti mbajtën drejtoresha e Qendrës Nobel për Paqe, Kjersti Fløgstad, artistja Alketa Xhafa Mripa, si dhe drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Kjo ekspozitë u prezantua nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji, në partneritet me organizatat “Norges Kvinne Lobby”, “Mental Health and Human Rights Info”, Qendrën Nobel për Paqe dhe Ambasadën Britanike në Norvegji.

Realizimi i projektit u mundësua me përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Holandës, kompanisë ARCON dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Norvegji. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hapet festivali “Të Festojmë Ngjashmëritë Tona”, në fokus diversiteti kulturor

Published

on

Në Prishtinë është hapur festivali multikulturor “Të Festojmë Ngjashmëritë Tona”, një ngjarje që promovon kulturën, historitë dhe kontributin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqëri.

Në kuadër të festivalit u prezantua edhe Muzeu Mobil KRAH, i cili përmes rrëfimeve dhe përvojave të ndryshme krijon një hapësirë reflektimi mbi respektin, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën.

Në aktivitet morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja e Kulturës Saranda Bogujevci, si dhe përfaqësues institucionalë dhe të komuniteteve.

Organizatorët theksuan se diversiteti kulturor mbetet një nga vlerat kryesore që e pasuron dhe e forcon shoqërinë, duke promovuar përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë./A.K/

Continue Reading

Vendi

Publikohet libri i profesorit Safet Zejnullahu, “Media dhe shtetndërtimi – Qendra për Informim e Kosovës”

Published

on

By

Profesori i Fakultetit për Media dhe Komunikim në UBT, dr. Safet Zejnullahu ka publikuar librin e tij ta radhës, “Media dhe shtetndërtimi – Qendra për Informim e Kosovës”.

Libri trajton kontributin e gazetarëve shqiptarë në mundjen e territ informativ të imponuar nga Serbia në vitet nëntëdhjetë, pas mbylljes me dhunë të mediave në gjuhën shqipe.

Një kohë kur ata ia dolën të njoftojnë botën për çfarë po ndodhte në Kosovë, njëkohësisht afirmuan aktivitetet politike dhe ushtarake – në rrugën drejt arritjes së synimit për pavarësinë e vendit.

“Ky libër është shkruar për të dëshmuar një betejë të madhe të fituar nga gazetarët shqiptarë të Kosovës, kundër territ informativ të imponuar. Për të vulosur një dëshmi – se gazetarët shqiptarë e kryen me sukses pjesën e tyre të detyrës në fazën e luftës për liri dhe në shtetndërtimin e Kosovës.

Ata ia dolën – pavarësisht çmimit të lartë të paguar në këtë betejë!”, shkruan autori në parathënie të librit.

Libri thekson punën e korrespondentëve të mediave të huaja, gazetarëve të huaj dhe mediave perëndimore përgjithësisht, të cilët, me punën e tyre, duke rrezikuar shpesh edhe jetën, u vunë në anën e së drejtës, në anën e shqiptarëve të Kosovës.  Raportuan për dhunën sistematike kundër shqiptarëve, për tmerret e luftës dhe vështirësitë e pasluftës.

Hapësirën më të madhe të librit e zë prezantimi i punës së Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), agjenci e lajmeve e krijuar në vitin 1989, e cila publikoi lajme në katër gjuhë: shqip, anglisht, gjermanisht e frëngjisht.

Kjo agjenci, përveç publikimeve ditore të lajmeve, publikoi edhe librat e parë që trajtojnë drejt çështje historike e demografike për Kosovën, nga autorët më të spikatur shqiptarë.

Publikoi revistën “Ora”, në faqet e së cilës mendimet e tyre i shprehnin figurat më të rëndësishme politike të kohës.

Gjithashtu, QIK-u botoi gazetën e parë të mbrëmjes në gjuhën shqipe, për disa muaj, në kohën më të rëndë të viteve 98/99.

“Shpresoj se ia kam dalë që me këtë libër të dokumentoj një kohë, sa të rëndë aq edhe të lavdishme të medias në Kosovë. Gazetarët janë kontributdhënës të mëdhenj të shtetndërtimit të Kosovës. Ata dhanë edhe dëshmorët dhe heronjtë e tyre. Dhe dolën faqebardhë me punën e tyre në një kohë shumë të rëndë. Ky libër e dëshmon këtë”, thotë autori Safet Zejnullahu.

Continue Reading

Të kërkuara