

Kulturë
Dua Lipa do të mungojë në Met Gala, e zënë me xhirime të filmit të parë të saj
Published
4 years agoon
By
UBT newsDua Lipa do ti mungojë tapetit të kuq të Met Galas, të mbushur me aparatët e paparacëve të cilët nuk duan të humbasin asnjë moment, transmeton UBT News.
Burime të njohura për TMZ, thanë se këngëtarja e hitit “Levitating” është në mesin e shumë personazheve të famshëm të ftuar në sallën e famshme të mbledhjes së fondeve në New York City këtë muaj, por asaj i është dashur të refuzojë sepse është e zënë me xhirimet për trillerin aksion, “Argylle”.

Filmi do të jetë roli i parë i Duas dhe ajo do të luajë bashkë me disa nga emrat më të mëdhenj në Hollywood si: Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara.

Megjithatë, ajo kishte marrë pjesë në Met Gala në vitin 2019, dhe ishte komentuar shumë për dukjen e saj, përcjell UBT News.
Met Gala do të mbahet me 13 shtator, dhe është njoftuar se do të shfaqen emra të mëdhenjë që përfshijnë Beyonce, Kim Kardashian West, Jennifer Lopez, Rihanna, Harry Styles, Lupita Nyong’o, Camila Cabello, Addison Rae dhe Lewis Hamilton./UBTNews
Kulturë
“Detektivi dhe Nana”, drama që trondit dhe nxit reflektim
Published
2 hours agoon
September 18, 2025By
UBT News
Në edicionin e XII të Festivalit Summer Cult u shfaq drama “Detektivi dhe Nana”, me tekst dhe regji nga Agush Mulliqi, dhe aktorët Lorent Pacolli e Drin Berisha, ndërsa skenografia e kostumet nga Dhurim Ismaili–Dajki.
Pjesa nis me një vrasje: djali i madh vret babanë abuziv për të mbrojtur vëllain e vogël. Nëna fshin gjakun, detektivi që heton ngjarjen zbulon se ka pasur një lidhje me të. Shfaqja trajton dhunën brenda familjes, ciklin e trashëguar të saj e dilemat mes drejtësisë e hakmarrjes.
Sipas Mulliqit, qëllimi ishte t’u jepej zë atyre që janë detyruar të heshtin: fëmijëve që rriten në shtëpi të dhunshme. Publiku, përmes ngjarjes, vendoset në rolin e dëshmitarit dhe gjykatësit, duke u ballafaquar me plagë që shpesh fshihen.
Regjia e fortë, dialogjet e ngjeshura dhe loja e aktorëve sollën një përvojë të fuqishme emocionale.
Drin Berisha (djali) dhe Lorent Pacolli (detektivi) theksuan se procesi krijues, i nisur vetëm me katër faqe tekst e pa buxhet, u dha mundësinë të eksperimentonin e të mishëroheshin plotësisht me rolet.
Shfaqja u prit ngrohtësisht nga publiku, ndonëse është një dramë e rëndë që prek trauma të pazëna shpesh në skenë. “Detektivi dhe Nana” nuk ofron shpagim të lehtë, por kërkon reflektim mbi çmimin e dhunës dhe plagët që kalojnë nga një brez në tjetrin.
Përgatiti: A.Z/UBT News/
Kulturë
Dhimitër Anagnosti dhe magjia e filmit shqiptar hapin ciklin kulturor në Kosovë
Published
1 day agoon
September 17, 2025By
UBT News
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kino Armata, sjell në Prishtinë ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, një iniciativë që synon të promovojë trashëgiminë dhe kinematografinë shqiptare për publikun kosovar.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet më 17 shtator 2025, në orën 19:00, në Kino Armata, ku shikuesit do të kenë mundësinë të shohin një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare, klasikën artistike “Përrallë nga e Kaluara”, e regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.
Ky film përfaqëson një pikë kulmore të kinemasë, duke kombinuar humorin, satirën dhe mesazhet shoqërore në një mënyrë të veçantë.
“Përrallë nga e Kaluara” sjell historinë e Marigosë, një vajzë 20-vjeçare e dashuruar me Trimin, por e detyruar të martohet me Gjinon, një 14-vjeçar nga një familje e pasur.
Filmi është i bazuar në poemën satirike “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit dhe përmes situatave komike dhe dramatike, trajton kontrastet e ndryshme sociale dhe sfidat e dashurisë dhe detyrimeve familjare.
Ky realizim kinematografik ka mbetur një nga komeditë më të njohura dhe më të dashura të ekranit shqiptar, duke u shndërruar në një pjesë të rëndësishme të historisë së filmit shqiptar. Shfaqja në Kino Armata ofron jo vetëm një mundësi për t’u rikthyer tek klasikët e kinemasë, por edhe për të kuptuar më mirë evoluimin e artit filmik shqiptar dhe ndikimin e tij në kulturën kombëtare.
Cikli “Netët e Filmit Shqiptar” do të vazhdojë me shfaqje të tjera të filmave klasikë dhe bashkëkohorë shqiptarë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për dialog kulturor dhe promovimin e trashëgimisë artistike midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Lifestyle
Studim: Mendimet negative lidhen me rënien e aftësive njohëse te të moshuarit
Published
1 day agoon
September 17, 2025By
UBT News
Një këshillë që vjen nga të moshuarit – “mendoni pozitivisht” – tani mbështetet edhe nga shkenca. Një studim i ri i publikuar nga Times of India tregon se mendimet e vazhdueshme negative mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor dhe aftësitë njohëse te të rriturit më të moshuar.
Studiuesit në Wuhan të Kinës analizuan 424 persona mbi 60 vjeç dhe zbuluan një lidhje të fortë mes mendimeve të përsëritura negative dhe performancës më të dobët në testet e kujtesës, vëmendjes dhe arsyetimit. Vlerësimet u kryen me pyetësorin RNT dhe metodën Montreal Assessment Scale, duke treguar se ata që kishin më shumë mendime negative, shfaqnin funksione njohëse dukshëm më të dobëta.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar edhe kur u morën parasysh faktorë si mosha, arsimi, të ardhurat apo sëmundjet kronike.
Sipas studiuesve, grupmosha 60–79 ishte më e prekura, tek të moshuarit mbi 80 vjeç ose tek ata me arsim të ulët, ndikimi ishte më i dobët.
Ky nuk është studimi i vetëm që arrin në këtë përfundim, kërkime të ngjashme në Universitetin e Kalifornisë dhe në Universitetin e Barcelonës kanë dalë me rezultate të njëjta. Shkencëtarët shpjegojnë se mendimet negative shkaktojnë stres afatgjatë, rritje të kortizolit, inflamacion dhe tension të lartë gjaku – faktorë që, me kalimin e kohës, dëmtojnë trurin.
Përveç kësaj, ndryshimet biologjike, edukimi dhe mosha përforcojnë efektet negative.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e masave parandaluese: kontrolle të rregullta shëndetësore, terapi për menaxhimin e stresit, gjumë të mirë, aktivitet fizik, përfshirje në shoqëri dhe ushqim të shëndetshëm. Po aq e rëndësishme është nxitja e mendimeve pozitive.
Studimi kinez ka kufizime: mungesë të pjesëmarrësve nga kultura të ndryshme e vështirësi në raportimin e saktë të mendimeve negative.
Studiuesit sugjerojnë se duhen të dhëna afatgjata për të kuptuar më qartë si mendimet ndikojnë në funksionin njohës me kalimin e viteve.
Magazinë
The Rolling Stones gati për albumin e ri, mund të rikthehen me turne europian
Published
3 days agoon
September 15, 2025By
UBT News
Legjenda britanike e rock-ut, The Rolling Stones, është “pothuajse gati” për të publikuar albumin e tyre të ri, sipas Marlon Richards, djalit të Keith Richards.
Pas suksesit të albumit Hackney Diamonds më 2023, albumi i 24-të i studios dhe i pari me këngë të reja që nga A Bigger Bang në 2005 – grupi duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Albumi, që përfshinte edhe regjistrimet e fundit të bateristit Charlie Watts, i cili vdiq në 2021, u ngjit menjëherë në krye të top-listave britanike dhe fitoi Grammy për albumin më të mirë rock.
Në një intervistë për Record Collector, Marlon Richards tregoi se anëtarët e mbetur të grupit po punojnë intensivisht në studio në Londër.
“Janë aty çdo ditë, deri natën vonë. Mendoj se janë pothuajse gati. Grammy i fundit i ka motivuar shumë,” tha ai.
Ai shtoi se zërat për një turne po rriten: “Duket se po planifikojnë një turne në Europë”. Kjo vjen pas anulimit të mundshëm të turneut të këtij viti për shkak të problemeve me datat dhe vendet e koncerteve, ku ishin diskutuar qytete si Parisi, Londra, Barcelona dhe Roma.
Mick Jagger, 82 vjeç, Keith Richards, 81 vjeç, dhe Ronnie Wood, 78 vjeç, vazhdojnë të sfidojnë kohën dhe, nëse gjithçka shkon sipas planeve, viti 2026 mund të sjellë rikthimin madhështor të grupit në skenat europiane.
Pyetja mbetet: a do të arrijnë fansat këtë herë të marrin atë që duan?
Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Spanja diskuton tërheqjen nga Botërori 2026 nëse kualifikohet Izraeli

Pse Apple po tërheq disa modele të vjetra?

Rektori i UBT-së, folës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Institutit Pedagogjik të Kosovës

Bella Hadid shqetëson ndjekësit me postime nga shtrati i spitalit

E konfirmuar: U dha drita jeshile për shitjen e stadiumit San Siro

COVID-19 mbetet kërcënim, por marrja e vaksinës është sfidë për shumë njerëz

Paul Williams përfundon dëshminë në Hagë

Franca në protesta kundër buxhetit të 2026

Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26