Kulturë

Dua Lipa, Coldplay dhe The Beatles bënë që industria britanike e muzikës të shënojë rekord fitimesh

Published

on

Dua Lipa, Coldplay dhe The Beatles ndihmuan industrinë britanike të muzikës të fitonte 519.7 milionë funte jashtë shtetit vitin e kaluar, që njëherësh është shifra më e lartë e regjistruar deri më tani.

Të ardhurat nga eksporti për muzikë u rritën me 6 për qind krahasuar me vitin 2019, të ndihmuar nga “rritja shpërthyese e transmetimit të muzikës”, tha shoqata e markave rekord BPI.

“Don’t Start Now” nga Dua Lipa ishte hiti më i madh britanik i vitit 2020, shkruan BBC.

Kënga u dëgjua 1.62 miliard herë në total, ndërsa albumi i saj fitues i çmimit Brits, “Future Nostalgia” ishte albumi i 10-të më i shitur i vitit.

“Fine Line” nga Harry Styles, doli edhe më mirë – duke u renditur si albumi i pestë më i shitur në botë për vitin 2020.

Pavarësisht nga këto arritje, nuk kishte asnjë artist britanik të renditur në mesin e 10 shitësve më të mirë të vitit në të gjitha formatet – duke ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të krijuar super yje globale në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Në vend të kësaj, lista u kryesua nga banda koreane e muzikës pop, BTS, me pjesën tjetër të artistëve që vijnë nga Amerika e Veriut – përfshirë: The Weeknd, Billie Eilish dhe Taylor Swift.

Sipas BPI, Mbretëria e Bashkuar është ende eksportuesi më i madh i muzikës në botë, pas ShBA-së, por pjesa e saj në tregun global ka rënë nga 17 për qind në vitin 2015 në 10 për qind vitin e kaluar.

Sidoqoftë, me përjashtim të albumit të Dua Lipës, 2020 ishte relativisht vit i qetë për publikimet e reja të mëdha nga artistët britanikë. Ky vit mund të ketë më shumë rritje, me faktin se yje si: Adele, Ed Sheeran dhe Coldplay, të gjithë po punojnë në albumet e tyre të reja.

Popullariteti global i yjeve klasikë si: The Beatles, Queen, Pink Floyd dhe The Rolling Stones gjithashtu ka ndihmuar në mbështetjen e industrisë britanike të muzikës në shërbimet e distribuimit muzikor.

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara