Sport

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026

Published

on

Sot kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt, duke rikthyer Olimpiadën Dimërore në Evropë me një program rekord dhe theks të veçantë te barazia gjinore dhe qëndrueshmëria.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga katër sportistë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në qendër të vëmendjes është skiatorja Lara Colturi, e renditur e pesta në botë, e cila konsiderohet si shpresa kryesore për një medalje olimpike për Shqipërinë. Garat kryesore të saj do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.

Olimpiada e 25-të Dimërore përfshin një rekord prej 116 eventesh medaljesh dhe shënon përparim të madh në barazinë gjinore, me gratë që garojnë në mbi 53 për qind të eventeve.  Këto Lojëra shënojnë gjithashtu një moment historik për barazinë gjinore, pasi për herë të parë drejtohen nga një presidente grua e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Shqipëria shpreson që pjesëmarrja në Milano–Kortina 2026 të përfaqësojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore në vend dhe, pse jo, të sjellë një sukses historik në arenën olimpike.

Sport

Nga fusha në zyra, Cristiano Ronaldo bëhet aksionar i Almerías

Published

on

By

Cristiano Ronaldo ka blerë zyrtarisht 25% të aksioneve të UD Almería, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt pronësisë në futboll.

Klubi spanjoll aktualisht renditet i treti në LaLiga 2 dhe synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll. Me përfshirjen e Ronaldos në projekt, ambiciet për ngjitje në La Liga pritet të forcohen edhe më shumë.

“Ishte një ambicie për kohë të gjatë për të kontribuar në futboll përtej fushës. Jam i lumtur që bëhem pronar në UD Almería, duke blerë 25 për qind të aksioneve”, ka deklaruar portugezi.

“Almería është një klub me bazë të fortë dhe me potencial të madh për t’u rritur. Mezi pres të punoj me ekipin drejtues për ta përkrahur klubin në fazën tjetër të zhvillimit”, ka shtuar Ronaldo.

Continue Reading

Sport

46 sportistë përfitojnë nga “Shpresat Olimpike 2026”

Published

on

By

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka miratuar listën e propozuar nga Komisioni i Sportit për programin e bursave “Shpresat Olimpike 2026”.

Në kuadër të këtij programi do të përfitojnë 46 sportistë nga 19 sporte të ndryshme olimpike. Secili prej tyre do të mbështetet me bursë mujore në vlerë prej 150 euro gjatë gjithë vitit 2026.

Mbështetja totale vjetore për këtë program arrin në 82,800 euro, duke synuar zhvillimin dhe përkrahjen e talenteve të reja në sportin kosovar.

Continue Reading

Sport

Përcaktohen 16 ekipet e fazës së 1/8 në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Janë konfirmuar 16 skuadrat që do të garojnë në raundin e 16-të të Liga e Kampionëve e UEFA-s, fazë që shënon hyrjen në etapën vendimtare të garës.

Nga faza e grupeve u kualifikuan drejtpërdrejt: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham Hotspur, Barcelona, Chelsea, Sporting CP dhe Manchester City.

Përmes fazës play-off biletën e siguruan: Atlético Madrid, Bayer Leverkusen, Bodø/Glimt, Newcastle United, Atalanta, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Galatasaray.

Shorti i raundit të 16-të do të hidhet të premten në selinë e UEFA-s në Nyon, ku do të përcaktohen përballjet dhe rruga drejt çerekfinaleve.

Continue Reading

Sport

Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve, përshëndetet Juventusi

Published

on

Në kualifikimet për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, mbrëmë u zhvilluan katër takime shumë interesante. Dhe epilogu final i tyre ishte i tillë. Italianët e Juventusit, me gjithë përpjekjet serioze, nuk ia dolën. U mposhtën nga turqit e Galatasarajit në kohën shtesë.

Edona Zhegrova bëri një paraqitje të mirë, por as kjo nuk ndihmoi. Edhe ai shpërdoroi një rast shumë të mirë, që mund të ndërronte kahun e lojës.

Rezultatet:

Atalanta-Borusia Dortmund 4:1. Gjermanëve nuk u kreu punë fitorja 2:0 në ndeshjen e parë, pasi rezultati final mbeti 4:3.

Juventus-Galatasaraj 3:2. Italianët fituan, madje gjithë pjesëlojën e dytë luajtën me një lojtar më pak. Por, turqit kishin fituar javën e kaluar 5:2, për ta dhënë rezultatin final 5:7.

Paris Saint Germain-Monaco 2:2. Francezët e të dy ekipeve dje luajtën baras, por Parisi në ndeshjen e parë kishte fituar 3:2, ndaj me rezultat final 5:4 shkojnë tutje.

Real Madrid-Benfica 2:1. Spanjollët fituan të dy ndeshje me diferencë minimale prej një goli (ndeshja e parë 1:0), për të shkuar tutje me rezultatin final 3:1.

 

Continue Reading

Të kërkuara