

Aktualitet
Dreshaj i AAK-së për vaksinat anti-Covid: Secila vaksinë është e sigurtë
Published
4 years agoon
By
UBT newsDeputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj ka bërë thirrje për marrjen e vaksinës anti-Covid pavarësisht cila është në dispozicion.
Dreshaj tha se ka shumë propagandë kundër marrjes së vaksinave ndërsa ka shumë pak prononcime për marrjen e tyre.
“Fatkeqësisht kemi shumë propagandë kundër marrjes së vaksinës anti-Covid, dhe në të njëjtën kohë ka shumë pak prononcime për marrjen e tyre”, ka thënë Dreshaj.
Ai ka shtuar se secila vaksinë në Kosovë është e sigurtë, ndërsa ka kritikuar të gjithë ata që flasin për këtë temë e që nuk kanë fare njohuri për shëndetësinë, pandeminë e pacientët.
“Cilado vaksinë që ka ardhë në Kosovës është valide dhe e sigurtë. Nuk mund të flasin për ose kundër vaksinës njerëzit që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, me sëmundjet dhe me pandemitë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse vetëm kështu mund ta mposhtim pandeminë dhe të rikthehemi në situatë normale”, ka përfunduar Dreshaj.
You may like
-
IKD publikon raportin mbi mosefikasitetin e hetimit parlamentar, opozita akuzon qeverinë për pengim në komisionet hetimore
-
Dreshaj për sigurimet shëndetësore: Lojë politike, është bërë me qëllim të vazhdohet me mashtrime
-
Subvencionimi i teksteve shkollore, nëntë kandidatë për ekspertë në Komisionin Hetimor
Aktualitet
Gërxhaliu: Mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, rrezik dhe dëm Kosovës
Published
35 minutes agoon
August 4, 2025By
UBT News
Mungesa e Kuvendit të konstituar po bën që marrëveshjet ndërkombëtare të mos mund të votohen dhe sipas njohësve të fushës Kosovës po i shkaktohet dëm i madh në rrafshin ekonomik. Njohësi i ekonomisë dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i sheh me shqetësim këto ecuri.
Ai vë në dukje se vendi ka pësuar humbje afro 1.2 miliardë euro, përfshirë fondet IPA nga BE-ja dhe projekte të financuara nga SHBA-ja dhe Banka Botërore që janë të ngrira deri më tani.
“Nga mungesa e institucioneve ne nuk kemi ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Po e them me keqardhje që dëmet aktuale janë pothuajse afër një miliard e 200 milionë euro, duke përfshirë afër 830 milionë euro që kanë të bëjnë me IPA fondet 2 dhe 3, që kanë të bëjnë me agjendën për reforma të Bashkimit Evropian, me projekte të financuara nga SHBA-ja dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti që kemi dy marrëveshje të paratifikuara me Bankën Botërore prej 230 milionë eurosh, e treta është 90 milionë euro dhe ato janë të ngrira, atëherë paramendoni cilat janë dëmet që po i shkaktohen Kosovës. Sot në Bruksel nuk flitet për Kosovën, sot për Kosovën po dominon një heshtje në qarqet evropiane dhe kjo është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës”, tha Gërxhaliu.
Duke u ndalur te qëndrimi i Qeverisë në detyrë lidhur me këto marrëveshje, ai tha se ata po shprehen vetëm nga këndvështrimi politik apo partiak dhe se këto fonde nuk do mund ta kenë përdorimin e njëjtë me kalimin e kohës si pasojë e inflacionit.
Sipas tij, meqë shumë projekte kanë afat skadence, ato do të alokohen për shtete të tjera, duke mos iu dhënë Kosovës si pasojë e mosrespektimit të këtyre afateve.
“Është mjerim që dëgjohen terme të tilla të shprehura vetëm nga këndvështrimi politik dhe partiak, jo real dhe ekonomik dhe në këtë drejtim vërtet të gjithë këta parametra dhe në fund të fundit duhet të kuptohet që edhe të prolongohet shfrytëzimi i këtyre mjeteve ata do të përjetojnë amortizim edhe moral dhe do të jenë të tkurrur nga inflacioni. Duhet ta dinë edhe ministrat në detyrë, edhe të tjerët që një projekt, i cili në vitin 2023 ndoshta ka kushtuar 100 milionë, sot nuk mund të realizohet as për 140 apo 150 milionë euro dhe ky është dëmi direkt. Dhe e dyta, shumë projekte kanë skadencë.Për shembull, nëse nuk kemi ratifikim të marrëveshjeve, në Bankën Botërore ato mjete do të stopohen për Kosovën dhe do të rialokohen për vende të tjera dhe kush është humbës? Është Kosova”, shton Gërxhaliu.
Dhe unë nuk e kam përgatitur veten që do të vijmë në një stad që dikush nga politikanët aktualë në Kosovë do të krenohet pse kanë bllokuar për shembull një projekt me energji me diell, një projekt me energji të diellit, e kanë bllokuar Kosovën e Re dhe kanë evituar apo kanë bllokuar projektin e elektranave. Në rrethana normale, Kosova do të duhej të kishte kapacitete të reja gjeneruese”, tha Gërxhaliu.
Edhe kryetari i tanishëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se si pasojë e moskonstituimit të kuvendit, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po mund të kalojnë dhe kjo cenon zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve të Kosovës.
“Kemi marrëveshje që janë mbi 800 milionë euro ose afër 900 milionëve, të cilat presin në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, marrëveshje që janë të parapara për projekte kapitale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritje ekonomike dhe në përmirësimin e cilësisë apo standardit të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këto marrëveshje nuk po mund të ratifikohen, sepse nuk e kemi Kuvendin”, tha Rafuna.
Bota
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll
Published
2 hours agoon
August 4, 2025By
UBT News
Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Telegram.
“Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andriy Yermak, në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Zelensky.
Ai theksoi se ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës.
Bota
Balena mbytet pasi godet varkën në New Jersey
Published
2 hours agoon
August 4, 2025By
UBT News
Një grua u rrëzua nga varka e saj në New Jersey Shore kur një balenë e shqetësuar goditi anijen duke e bërë atë të fluturonte në valët e shkumëzuara. Incidenti ndodhi në Barnegat Bay kur varka e vogël me motor hasi në balenën e llojit Minke që u pa duke u përplasur në ujëra të cekëta.
Kur anija u afrua, balena u bë edhe më e tërbuar dhe përfundoi nën trupin e saj duke e përmbysur përfundimisht anijen gjatë përplasjes dhe duke hedhur një grua në ujë.
Fatmirësisht ajo u tërhoq shpejt në siguri dhe nuk u lëndua, dhe incidenti u kap në kamera nga Kim Mancini, e cila tha se balena dukej se ishte në telashe para se të mbërrinin anijet.
Balena përfundimisht ngordhi. Ajo dukej se po luftonte për të arritur në ujëra më të cekëta, tha Mancini.
Aktualitet
Zjarr në një lokal në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, shkaktohen mijëra euro dëme
Published
2 hours agoon
August 4, 2025By
UBT News
Mbrëmë rreth orës 18:53 ka shpërthyer një zjarr në një lokal, përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, derisa dëmet materiale konsiderohen deri në njëzet mijë euro.
Kanun Veseli, zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj, ka konfirmuar, se njësia e zjarrfikësve, patrullat dhe njësia e hetimeve nga stacioni policor Kaçanik, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër, me dëme të vogla, si dhe një pjesë të një shtëpie përreth. Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth njëzet mijë euro”, ka thënë Veseli.
Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm.
Hetimet lidhur me rastin janë në proces, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale.

Gërxhaliu: Mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, rrezik dhe dëm Kosovës

Reagime në Maqedoninë e Veriut për skandalin në Kumanovë, dënohet gjuha e urrejtjes

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Lionel Messi jashtë fushe për një kohë të pacaktuar

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Tragjedi në koncertin e Oasis: Një fans humb jetën pas një rënie nga stadiumi në Wembley

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit