Lajmet

Subvencionimi i teksteve shkollore, nëntë kandidatë për ekspertë në Komisionin Hetimor

Published

on

Nëntë kandidatë kanë aplikuar në konkursin për ekspertë të Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni u diskutua rreth angazhimit të ekspertëve, për çka u tha se duhet të ketë ekspertë të ekonomisë, auditimit dhe juridikut.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar deputetët për konkursin që ka qenë i hapur në ueb-faqen e kuvendit.

“Ju e dini që e kemi pasur në ueb-faqen e kuvendit të hapur si konkurs i brendshëm aplikimin e kandidatëve të interesuar për ekspertë. Ne i kemi marrë një listë të tyre pasi ka përfunduar afati i aplikimit. Gjithsejtë i kemi nëntë aplikime”u shpreh ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se duhet të formohet një grup për të shqyrtuar këto aplikime.

“Unë e mora materialin pardje por ishte vetëm në versionin e shkurtër sepse në email tha që versioni më i gjatë do të jetë fizik sot. Unë e kam parë një pjesë të CV-ve, por jo të gjitha kualifikimet e tyre. Sipas rregullit në të kaluarën, ne e kemi bërë një grup më të ngushtë prej dy-tri vetave që i kanë parë këto dhe pastaj i kanë propozuar komisionit për votim”tha Muja.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu propozoi që ekspertët të jenë të fushave të ndryshme për të ofruar ekspertizë në këtë proces të hetimit.

Duke ironizuar, Haxhiu se për aspekte të filozofisë duhet të thirret kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në bazë të nevojave që i kemi në fushën e sferave të ekonomisë ta kemi një ekspert, në fushën e sferave të juridikut apo legjislacionit të kemi një ekspert dhe nga ana e auditimit ta kemi një ekspert. Prej tre ekspertëve që i kërkojmë që të kemi një gjithëpërfshirje dhe gjithsecili në aspektin e tij të ofrojë një ekspertizë për neve. Nëse janë më shumë se dy-tre të së njëjtës fushë e vendosim pastaj ne se cili është me eksperiencën më të mirë për ta angazhuar në komision. Në kandidaturë po e shoh që ka edhe të fushës së filozofisë dhe mendoj që ndoshta mund të na hyjë edhe në punë por për aspekte të filozofisë e kemi kryetarin e kuvendit dhe nëse na duhet e marrim kryetarin e kuvendit për çështje të filozofisë”,u shpreh ai.

E kryetari i këtij komisioni hetimor, Shemsedin Dreshaj ka njoftuar se një pjesë e Drejtorive Komunale të Arsimit i kanë dërguar dokumentacionet.

“Dua të ju informoj që një pjesë e DKA-ve i kanë dërguar dokumentacionet, një pjesë kanë kërkuar afat shtesë. Unë mendoj që sa më shumë dokumente që të marrim është aq më mirë për neve. Një pjesë kanë pasur vërejtje në raport që dokumentacionin nuk kanë arritur ta dërgojnë në mënyrë elektronike”përfundoi Dreshaj.

Në mbledhjen e këtij komisioni u vendos që të premten të përcaktohen tre ekspertë dhe të aprovohen listat e subjekteve për intervistim. Anëtarët e këtij komisioni do të mblidhen sërish të martën në orën 13:00.

Lajmet

BE-ja pritet t’i japë Ukrainës 6.1 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Published

on

Bashkimi Evropian pritet t’i ofrojë Ukrainës 6.1 miliardë euro ndihmë shtesë për blerjen e pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Financimi është pjesë e paketës së huasë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, e cila përfshin 28.3 miliardë euro për ndihmë ushtarake dhe 16.7 miliardë euro për mbështetje buxhetore.

Për të mundësuar blerjen e sistemeve “Patriot”, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, BE-ja do të heqë kërkesën që pajisjet të jenë të prodhuara brenda Evropës. Përjashtimi do të vlejë edhe për disa dronë që përdorin komponentë kinezë.

Shuma prej 6.1 miliardë eurosh përbën këstin e fundit të fondit prej 28.3 miliardë eurosh të dedikuar për mbrojtjen. Deri më tani, Ukrainës i janë transferuar 8.35 miliardë euro për këtë qëllim.

Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha se avantazhi ushtarak i Ukrainës varet nga sigurimi i shpejtë i pajisjeve kritike në sasitë dhe afatet e nevojshme.

Sipas tij, përshpejtimi i dërgesave përmes përdorimit të rezervave ekzistuese, rishikimit të prioriteteve të porosive dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese është thelbësor.

Ndihma e re vjen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, ndërsa aleatët po përpiqen të rrisin furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore përpara dimrit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Puna e parë në Kuvend do të jetë kriminalizimi i shkeljes së Kushtetutës

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se një nga veprimet e para të Kuvendit do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Bajrami ka shkruar në Facebook se “është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka kritikuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mashtrues” dhe e ka akuzuar se po synon ta rrënojë shtetin.

“Ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar Bajrami./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi vazhdon në orën 14:00 seancën konstituive, në rend dite zgjedhja e nënkryetarëve

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot në orën 14:00 seancën konstituive, ndërsa në rend dite është pika për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës ishte ndërprerë të premten, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan sallën, pas dështimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut për nënkryetare.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan gjatë votimit për Çitakun, duke bërë që ajo të mos i merrte votat e nevojshme.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i bëri thirrje PDK-së që të paraqiste një propozim tjetër, por partia nuk e bëri një gjë të tillë.

Pas ndërprerjes së seancës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe paralajmëroi se çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sot pritet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi dështon sërish të përmbyllë seancën konstituive, PDK lëshon sallën

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të përmbyllet edhe në vazhdimin e sotëm, pasi procesi mbeti te zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në votimin e veçantë për nënkryetarët, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh në këtë pozitë me 101 vota.

Ndërkaq, kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për nënkryetare. Deputetët e LVV-së abstenuan gjatë votimit për kandidaturën e saj.

Pas këtij votimi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit, ndërsa kryetarja Albulena Haxhiu ndërpreu punimet e seancës.

Haxhiu tha se për vazhdimin e radhës së seancës deputetët do të njoftohen me kohë. Me këtë, Kuvendi ende nuk ka arritur ta përmbyllë procesin e konstituimit.

Seanca e sotme vjen në kuadër të përpjekjeve për përmbylljen e seancës konstituive dhe funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara