Art

Dolly Parton mori dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

Publikuar

Dolly Parton mori dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

Këtë e ka konfirmuar vetë Parton përmes një postimi të publikuar në Twitter.

Dozën e parë të vaksinës ajo e mori më 2 mars, ndërsa postoi edhe një video duke apeluar ndjekësit e saj të vaksinohen./UBTNews

Art

Artistja avangardë japoneze dhe instalacionet e pafundësisë

Publikuar

nga

Shfaqja e artistes japonezë, Yayoi Kusama, “Natyra Kozmike” është çelur këtë pranverë në Kopshtin Botanik të Nju Jorkut, pas vonesave të konsiderueshme të shkaktuara nga Covid 19.

Ekspozita në natyrë do të shfaqë instalimin e saj të parë me pjesëmarrje, si dhe një dhomë krejt të re të ‘pafundësisë’.

Vepra të tjera të dukshme të artit përfshijnë Dhoma e Mbarimit (2002), në të cilën vizitorët janë të ftuar të zbulojnë një dhomë të bardhë me ngjitësa shumëngjyrësh polka, kungull (1994), një skulpturë e madhe e kungujve e vendosur në ishullin japonez të Naoshima, dhe Shpërthim anatomik seri ( 1968).  

Kufizimet për shkak të pandemisë ka të ngjarë të ndikojnë në numrin e njerëzve pjesëmarrës, pasi në të kaluarën interesi I lartë për artisten bashkëkohore ka çuar në radhë me orë të zgjatura. Ekspozitat e saj në vende të ndryshme të botës numërojnë miliona vizitorë.

“Menaxhimi i dendësisë brenda kopshtit ka qenë prioritet,” tha një zëdhënës. “Biletat do të kufizohen në jo më shumë se 33% kapacitet për vendet e jashtme, dhe jo më shumë se 25% kapacitet për vendet e mbyllura.”

Artistja avangardë, fituese e shumë çmimve, Kusama kondiderohet një figurë me ndikim në skenën e artit të pasluftës në New York, ku organizoi instalacione provokuese dhe ekspozoi vepra të tilla si “Net Infinity”, piktura haluçinante me pika. Që nga kthimi i saj në Japoni në vitet 1970, puna e Kusama ka vazhduar t’i pëlqejë imagjinatës dhe shqisave, duke përfshirë instalacione marramendëse, skulptura publike dhe pikturat “Dots Obsessions”.

Ekspozita do të qendrojë e hapur për vizitorët deri në fund të muajit tetor.

Vazhdo të lexosh

Art

Hapet ekspozita “Vullkani i Republikës” dhe “70 vjet Arkiv”

Publikuar

nga

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka hapur ekspozitën njëditore “Vullkani i Republikës”, për nder të 40-vjetorit të demonstratave të viti 1981, si dhe ekspozitën “70 vjet Arkiv” për shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Bedri Zyberaj tregoi se dy ekspozitat janë realizuar muajt e fundit.

Në ekspozitën e parë “Vullkani i Republikës” ai tha se qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës, i cili ka bërë përpjekje për të deformuat të vërtetën.

“Sot kemi hapur dy ekspozita të cikat i kemi realizuar muajve të fundit. E para ka të bëjë si koincidencë, se marsi i këtij viti na solli para një akti të rëndësishëm, e para ishte përvjetori i demonstratave të vitit 1981 dhe e dyta që ka të bëjë ekskluzivisht me institucionin tonë, 70 vjetori i Arkivit tonë. Për t’i shënuar të dy këto jubile, ne kemi përgatitur ekspozitën ‘Vullkani i Republikës’ dhe ’70 vjet arkiv’. Në ekspozitën e parë qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës, i cili ka pasur përpjekje për të deformuar të vërtetën”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Art

Mural për viktimat e COVID-19

Publikuar

nga

Familjet e viktimave të COVID-19 po pikturojnë një mural në South Bank të Londrës, për t’i kujtuar më të dashurit e tyre që humbën jetë nga COVID-i.

Murali do t’i ketë rreth 150 mijë zemra të pikturuara me dorë dhe shtrihet gati gjysmë kilometri.

Fran Halla, bashkëshorti i së cilës ka vdekur nga koronavirusi tri javë pasi u martuan, thotë se çdo zemër prezanton një person dhe një familje që u përball me një rast të ngjashëm.

Iniciues i kësaj ideje ishte Matt Fowler, i cili humbi babanë e tij nga koronavirusi në prill të vitit 2020.

Po bëhet thirrje që ky mur memorial i COVID-it të bëhet i përhershëm, madje edhe kryeministri britanik, Boris Johnson ka treguar se po synon që të krijojë një memorial të përhershëm për viktimat./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Sharon Stone mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID

Publikuar

nga

Ylli i Hollywood-it, Sharon Stone mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Lajmin e konfirmoi ajo përmes një fotografie në Instagram.

“Mora dozën e parë të vaksinës”, shkroi ajo krahas fotografisë së publikuar në llogarinë e saj.

Sir Ian McKellen, Prue Leith, Andrew Lloyd Webber, Joan Collins, Martha Stewart, Sir David Attenborough, Sir Tom Jones, Alex George, Patrick Mower, Lionel Blair, Willie Nelson, Arnold Schwarzenegger, Tony Bennett, Patrick Stewart, Joel Grey janë vetëm disa nga të famshmit që morën vaksinën antiCOVID./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara