Film & TV

Aktori i Bollywood-it shtrihet në spital

Publikuar

Ylli i Bollywood-it, Akshay Kumar u shtri në spital një ditë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Aktori thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Edhe disa anëtarë të tjerë të grupit me të cilët ai po punonte për një film të ri në qytetin e Mumbait, rezultuan pozitiv me COVID-19.

Disa shtete indiane raportuan rritje të rasteve me COVID-19 në javët e fundit./UBTNews

Film & TV

Filmi ‘No time to die” vjen në shtator

Publikuar

nga

Filmi i James Bondit “No Time To Die” thuhet se do të ketë premierën më të madhe botërore në shator të këtij viti.

Sipas raporteve të MGM-së dhe prodhuesve të filmit, tashmë janë ndarë 10 milionë funta për ngjarjen e madhe e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tyre, parashihet që ngjarja të jetë e përmasave të mëdha, gjë që u ka munguar njerëzve në vitin e fundit për shkak të pandemisë me koronavirus.

“Po shikohen hapësirat më të mëdha të Londës, duke filluar nga Wembley, për ta mbajtur premierën e filmit, ndërkaq në të njëjtën mënyrë pritet të organizohet edhe në SHBA. MGM-së dhe ekipit të Bondit, asnjëherë nuk u ka pëlqyer ideja që të mbajnë premierën e filmit pa tepihun e kuq, që është edhe arsyeja kryesore pse është vonuar kaq shumë deri më tani”, kanë deklaruar një burim.

Premiera e filmit në Britani të Madhe pritet të zhvillohet më 30 shtator, marrë parasysh deklaratat e kryeministrit Boris Johnson se masat e mbylljes mund të përfundojnë deri nga fundi i muajit qershor.

Ndërkohë, në SHBA, premiera e filmit pritet të jepet më 8 tetor.

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Matt Smith e luajti rolin e princit Philip në filmin “The Crown”

Publikuar

nga

Disa aktorë kanë luajtur rolin e princit Philip në film dhe televizion, madje edhe Matt Smith në “The Crown”.

Smith duket shumë entuziast në portrezimin e princit në dramën e Netflixit. Duke folur për BBC, ai tha se ishte një përvojë e jashtëzakonshme – duke e përshkruar princin si një njeri briliant.

Tri ditë më parë ka vdekur në moshën 99-vjeçare duka i Edinburghut. Princi Philip vdiq pas një sëmundje të rëndë, kurse javë më parë iu nënshtrua një operacioni./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

“Në kërkim të Venerës” triumfues i dyfishtë në festivalin e Hong Kong-ut

Publikuar

nga

Filmi “Në kërkim të Venerës” është triumfues i dyfishtë në festivalin më të famshëm për arthouse në Azi, në festivalin ndërkombëtar të Hong Kong-ut.

 “Në kërkim të Venerës”, me regji dhe skenar nga Norika Sefa, ka fituar çmimin regjisorja më e mirë (Golden Firebird Award), dhe aktorja më e mirë (Best Actress International) për rolin kryesor të intepretuar nga Kosovare Krasniqi.

“Në momentin që e pranova lajmin për çmimet, më është dashur pak kohë të mendoj për shumë gjëra të cilat na erdhën në rrugë e sipër, u bëmë pjesë e këtij filmi dhe vendime që u bënë pjesë e këtij momenti kur une tani po e pranoj çmimin si regjisorja më e mirë në mes të regjisoreve e filmave të mrekullueshëm. Kjo më jep vetëbesim për stilin që kam dhe më motivon për punë të mëtutjeshm” u shpreh regjisorja Norika Sefa.

Edhe aktorja Krasniqi u shpreh e lumtur pas triumfit të dyfishtë në festivalin e Hong Kong-ut.

“Falenderoj shumë regjisoren dhe producentin e filmit që e kane besuar për këtë vepër dhe që më prezantuan me botën e filmit, rrjedhimisht më njoftuan me audiencen e botës.” u shpreh aktorja Kosovare Krasniqi.

Kurse producenti Besnik Krapi thotë se mundi dhe përkushtimi u shpërblyen, dhe beson shumë se ky film do të shpërblehet edhe me çmime tjera.

“Unë veç di dhe dua të duartrokas për çdo çmim tjetër që do të na vijë. Kemi besuar shumë në Venerën dhe vazhdojmë të besojmë njejtë sepse kemi dhanë shumë përkushtim e dashni në të”. u shpreh producenti Besnik Krapi.

“Në kërkim të Venerës” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut me producent Besnik Krapin i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Vdiq aktori Paul Ritter

Publikuar

nga

Aktori Paul Ritter, që e luajti rolin e Martin Goodman në komedinë “Friday Night Dinner”, vdiq pas një tumori në tru, në moshën 54-vjeçare.

Ai shkëlqeu edhe në rolet tjera, sikurse në “Chernobyl”, “Harry Potter”, “Half Blood Prince”, dhe në filmin “Quantum of Solace”.

Ritter ishte aktor i talentuar, dhe ishte i nominuar për një çmim “Olivier” në vitin 2006, për performancën e tij në “Coram Boy”, dhe për një çmim “Tony”, për rolin e tij në “Norman Conquests”./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara