Lajmet

“Ditë e natë në rrugë do të qëndroj”: Qytetarët përgatiten për protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Published

on

“Ditë e natë, nëse ka nevojë, në rrugë do të qëndroj”, thotë Maliq Mehmeti – një qytetar i mllefosur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ngritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.

Mehmeti dhe qytetarë të tjerë pritet të kundërshtojnë këtë vendim përmes protestës, në fillim të muajit të ardhshëm.

Protesta po organizohet nga grupi “Jo Rritjes së Çmimit të Energjisë Elektrike në Kosovë! AsnjeCentMeShumë”.

Qytetari Maliq Mehmeti e konsideron rritjen si të papërballueshme, duke e krahasuar me çmimet në vendet evropiane.

“Shumë shtrenjtë është [rryma], më shumë se në perëndim, më shumë se në Zvicër. Unë e kam djalin në Zvicër, gruaja më punon, i merr 400 euro pagë, 200 paguaj rrymë, gjysmë rroge e gruas shkon për rrymë. Sikur djali im në Zvicër të paguajë, e ka 5 mijë franga pagën, të paguajë 2 mijë e 500 franga në muaj. Është e njëjtë, ne nuk mund të përballojmë këto çmime. Duhet protestë masive, krejt të dalim, i vogël e i madh. Ditë e natë nëse ka nevojë në rrugë do të qëndroj”, thotë Mehmeti.

Edhe qytetari Fehmi Aliu shprehet se propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është diskriminues.

“Ky çmim është jo real, diskriminues për gjithë qytetarët, dhe çdo protestë e cila organizohet do t’i bashkangjitem. Këtu, përkundrazi duke pas parasysh standardin që kemi po shtrenjtohen, nëse nuk ndërhyn shteti këta nuk ka kush me i ndal”, thotë Aliu.

Themeluesi i grupit, Luan Hasanaj thotë se thirrjes tashmë i janë bashkuar mbi dy mijë qytetarë, të cilët sipas tij e konsiderojnë ditën e shtunë – 5 prill, për të protestuar lidhur me shtrenjtimin.

“Diskutimi brenda grupit është që protesta të mbahet ose me datën 4 apo 5 prill. Me sa po shihet, shumica dërmuese e anëtarëve të grupit janë që protesta të mbahet me datën 5 prill, që është e shtunë, meqenëse është edhe ditë pushimi. Aktiviteti ynë është i përditshëm duke kontaktuar qoftë me biznese, me organizata joqeveritare, qoftë me grupe tjera të organizuara të qytetarëve, sepse ky vendim prek secilin. Të gjithë duam të jetojmë normalisht, dhe nuk mund të jetosh normalisht nëse ti ballafaqohesh me këtë rritje enorme te çmimeve në çdo sektor. Andaj, sikur të mos mjaftonte kjo, tanimë propozohet edhe rritje prej 15 për qind e çmimit, i cili do të shoqërohet me rritje zingjir të çmimeve në çdo sektor tjetër. Ne jemi mobilizuar dhe po kërkojmë prej ZRrE-së, bordit të tyre, që të mos marrin këtë vendim. Kundërshtimi i qytetarëve është shumë i madh, me secilin që diskutojmë, jo vetëm me biznese, por edhe me qytetarët të gjithë janë të gatshëm të angazhohen për të kundërshtuar qoftë me protesta apo qoftë edhe me mënyra tjera”, thekson Hasanaj.

Ai thotë se po përgatiten të iniciojnë një fushatë e cila do të kërkojë prej qytetarëve bojkotin e pagesës së energjisë elektrike, pasi sipas tij “edhe qytetarët kanë të drejtë të bëjnë rezistencë”.

“Ne jemi duke u përgatitur që të iniciojmë një fushatë e cila do të kërkojë prej qytetarëve bojkotin e pagesës së energjisë elektrike, sepse nëse ata japin të drejtë vetes që të rendojnë jetën tonë, duke marrë vendime që ndikojnë direkt në xhepin e qytetarëve, atëherë edhe qytetarët kanë të drejtë të bëjnë rezistencë, sepse kjo është një diçka që pamundëson jetën normale. Ne nuk do të ndalemi, urojmë se pari të mos merret, dhe do i sugjeroja ZRrE-së që mos ta merr këtë vendim, jo të paktën në ketë kohë. Në të kundërtën kundërshtimi i qytetarëve do të jetë i vazhdueshëm. Ne nuk do te ndalemi vetëm me një protestë. Deri më tani kemi mbi 2 mijë qytetarë brenda rreth tre apo katër pesë dite, por numri po rritet çdo moment. Afër 1 mijë e kanë nënshkruar peticionin online. Andaj, pakënaqësia e qytetarëve është e madhe ndaj këtij vendimi”,thotë Hasanaj.

Edhe njohësi i ekonomisë, Adem Qorrolli e cilëson rritjen si një lajm të keq për qytetarët dhe bizneset.

Ai thotë se ky vendim do të ndikojë jo vetëm në tarifat e energjisë, por edhe në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, të cilat do të ndikojnë seriozisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Rritja energjisë elektrike për 15 për qind është një lajm jo shumë i mirë për qytetarët e vendit dhe bizneset, sepse edhe bizneset do të kenë një tarifë, paguajë rrymën para se të vijë koha e shfrytëzimit të energjisë dhe sigurisht institucionet janë shumë afër të bërit biznes me energji. Kështu kur kemi interes qeveritar në të bërit pazare energjetike, atëherë edhe qytetari do të pësojë dhe sigurisht do të pësojë edhe me këtë rritjen prej 15 për qind. Dhe do të pësojnë edhe në gjitha produktet esenciale qofshin ato dhe të rëndomtat”thotë Qorrolli.

Ditë më parë, kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu në një intervistë për KosovaPress njoftoi gjithashtu se pritet një rritje prej rreth 15 për qind në tarifat e energjisë për konsumatorët fundorë.

Më 14 mars, Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për rreth 15 për qind – në muajin e ardhshëm.

Aktualitet

Gjakovë: Paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 kryesuesve, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Gjakovës.

Sipas komunikatës për opinionin publik, kërkesa për paraburgim është paraqitur pas veprimeve hetimore të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 22 (njëzet e dy) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria njofton se ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar procedura penale për veprën-falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’”, thekson Prokuroria.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore janë intervistuar gjithsej 22 kryesues, lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të votimit gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Rajoni

Policia e Maqedonisë së Veriut bën sekuestrimin më të madh të kanabisit ndonjëherë, raporton TV MRT

Published

on

By

Policia në Maqedoninë së Veriut ka sekuestruar 28 tonë kanabis, kapja më e madhe e realizuar ndonjëherë në vend, pas bastisjes së dy ish-objekteve industriale, ka raportuar Reuters duke cituar televizionit shtetëror, MRT

Sipas raportit, aksioni policor në objektet në kryeqytetin e Shkupit dhe në qytetin jugor të Strumicës, i cili nisi të enjten, kishte në shënjestër kanabisin mjekësor që nuk ishte planifikuar të përdorej për qëllimet e tij të autorizuara.

Maqedonia e Veriut e legalizoi kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vitin 2016.

MRT raportoi gjithashtu se ky aksion policor lidhet me një bastisje të fundit në Serbinë fqinje, ku u sekuestruan pesë tonë kanabis.

Prokurorët serbë deklaruan të hënën se kanabisi i gjetur në një fermë në Serbinë qendrore kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut. Prodhimi i kanabisit është i paligjshëm në Serbi. / Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme

Published

on

By

Shkolla Fillore në UBT International Smart Schools po ofron 40 për qind zbritje për regjistrimet e hershme, duke u dhënë prindërve një mundësi të veçantë për të investuar në arsimimin cilësor të fëmijëve të tyre.

E vendosur në Qytetin e Mençur të UBT-së, Shkolla Fillore synon të ndërtojë një bazë të forte edukative për nxënësit, duke kombinuar mësimdhënien bashkëkohore me përkujdesje të vazhdueshme dhe zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës.

Programi mësimor është i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë moderne në klasë, metoda inovative të të nxënit, si dhe aktivitete që nxisin kreativitetin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin. Ambienti shkollor është i sigurt, stimulues dhe i përshtatur për nevojat zhvillimore të nxënësve të ciklit fillor.

Përveç fokusit mësimor dhe edukativ, Shkolla Fillore i kushton rëndësi të veçantë edukimit qytetar, vlerave njerëzore dhe ndërtimit të vetëbesimit te fëmijët, duke synuar formimin e gjeneratave të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë online, ndërsa për informata shtesë janë në dispozicion edhe kanalet zyrtare të komunikimit të shkollës. Vendet janë të limituara!

Lokacioni: Kampusi i UBT-së, Lipjan

Informata: +383 46 332 233

APLIKO ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale pas marrjes së informacionit për arrestimin e shtetasit kosovar Mit’hat Llozhani.

Llozhani u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Continue Reading

Të kërkuara