Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 18 qershor 1993-1998?

Published

on

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 Foto: Senati amerikan

 18 qershor 1993

Senati amerikan miratoi dy amendamente për Kosovën

Senatorja amerikane, Suzan Molinari i propozoi dy amendamente për Kosovën në Dhomën e Përfaqësueseve të Senatit Amerikan, të cilat miratuan të mërkurën, më 16 qershor. Në amendamentin e parë kërkohet nga presidenti Klinton që të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të dërguar forcat në Kosovë, ndërsa në amendamentin e dytë kërkohet dyfishimi i numrit të monitorëve të KSBE-së në Kosovë.

Në prezantimin e amendamenteve, Suzan Molinari tha: “Bosnja praktikisht u shkatërrua. Serbët tani janë duke i kryer punët përfundimtare dhe së shpejti do të kërkojnë një cak të ri. Administrata amerikane i bindi Kombet e Bashkuara që të dërgojnë trupa në Maqedoni për ta mbrojtur atë vend, por edhe Kosovës i duhet i njëjti kujdes. Në të kundërtën, do të dukej se ne po ia lëmë atë në dorë Serbisë. Kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për ata njerëz, të cilët pothuajse janë injoruar nga Kombet e Bashkuara, me përjashtim të disa fjalëve të zbrazëta të udhëheqësve, të cilët asnjëherë nuk i kanë pri aksionit. Është shumë dëshpëruese se Kombet e Bashkuara nuk kanë treguar të njëjtin kujdes për këtë krizë, siç kanë vepruar me Somalinë, ngase ajo që bëjnë sërbët është po aq barbare çfarë bëjnë luftënxitësit atje.”

 

18 qershor 1994

Në Gjilan inspektorët serbë morën në pyetje 14 veprimtarë dhe drejtorë të shkollave fillore

Pas ndërhyrjes së paradoditshme të policisë serbe në objektet e shkollave fillore në komunën e Gjilanit, vetëm gjatë javës së fundit inspektorët e sigurimit serb morën në pyetje katërmbëdhjetë veprimtarë të arsimit dhe drejtorë të shkollave fillore në këtë komunë, njofton Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Gjilan. Bëhet me dije se deri tash u morën në pyetje Musa Qerimi, kryetar i Degës së LASH-it në Gjilan dhe nënkryetar i Këshillit komunal për Financim, Hajdin Sadiku, anëtar i Këshillit komunal për Financim të Gjilanit, Selman Geci, drejtor i shkollës fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, i cili deri tash në pyetje u mor dy herë, Zejnullah Zejnullahu, drejtor i shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, i cili po ashtu u mor dy herë në pyetje, Nebih Ibrahimi, drejtor i shkollës fillore “Afërdita” në Kishnapolë, Mexhid Haziri, drejtor i shkollës fillore “Bashkimi” në Zhegër, Adem Mehmeti, drejtor i shkollës fillore “Bajram Curri” në Shurdhan, Asllan Ibishi, drejtor i shkollës fillore “Esat Berisha në Llashticë, Rashit Sahiti, drejtor i shkollës fillore “Emin Duraku” në Malishevë, Jetullah Bislimi drejtor i shkollës fillore “Nazim Hikmet” në Dobërçan, Idriz Shabani, dejtor i shkollës fillore “Skënderbeu” në Përlepnicë, Enver Bllaca, drejtor i shkollës fillore “Ramiz Cërnica” në Cërnicë, Aziz Ilazi, drejtor i shkollës fillore në Livoç të Epërm dhe Muharrem Elezi, drejtor i shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në Livoç të Poshtëm.

Ndaj drejtorëve të shkollave të lartëshënuara, policia po ushtron presion që ata t’i dorëzojnë të gjitha dëftesat dhe diplomat.

 

18 qershor 1997

Procedurë kundërvajtëse kundër 87 shqiptarëve

Në komunën e Suharekës organet e instaluara serbe kanë evidentuar 87 raste të shitjes së shtëpive dhe të pronave të serbëve. Po kaq kërkesa janë bërë për fillimin e procedurës për kundërvajtje kundër blerësve, pra shqiptarëve. Në 82 raste fjala është për shitjen e tokave, kurse pesë raste kanë të bëjnë me shitjen e objekteve banesore, shkruan gazeta “Jedinstvo” dhe shton se këto shitblerje janë bërë prej vitit 1994 e këndej.

Deri më tash gjykatat për kundërvajtje kanë shqiptuar 16 dënime, kurse në procedurë e sipër janë 22 lëndë, ndërkaq 32 lëndë palët kanë refuzuar të marrin thirrjet. Organet e instaluara serbe në këtë komunë kanë nxjerrë tri vendime me të cilat urdhërohen ata që kanë hyrë në këto objekte t’i lirojnë ato.

Shumica e serbëve që i kanë shitur pronat e tyre janë shpërngulur më herët nga kjo komunë dhe e kanë pritur momentin më të volitshëm për t’i shitur më shtrenjtë pronat e tyre.

Përndryshe në këtë komunë serbët përbëjnë 6 për qind të popullsisë së përgjithshme, nga 70. 000 sa ka komuna e Suharekës.

Ndërsa në Ferizaj dy shqoptarë u dënuan me nga 30 ditë burg për shkak se kanë blerë pronat e serbëve. I ashtuquajturi komision për përcjelljen dhe pengimin e shitblerjeve të patundshmërive në mes të personave të nacionaliteteve të ndyshme ka regjistruar në Ferizaj 17 shitblerje të tilla, shkruan gazeta “D. Telegraf”. Kundër të gjithë këtyre janë bërë padi penale, kurse blerësit, pra shqiptarët, duhet t’ua kthejnë patundshmëritë pronarëve nga të cilat i kanë blerë ato.

 

18 qershor 1998

Gjakovë: Nuk ka njoftime për të vrarë në brezin kufitar

Burime të LDK-së në Gjakovë nuk kanë mundur të sigurojnë informacione rreth njoftimit të mediave serbe për disa shqiptarë të vrarë në brezin kufitar më Shqipërinë.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, flitet për disa shqiptarë të plagosur në këtë zonë nga fushat e minuara në kufi.

 

Gjakovë: Të vrarit varrosen të paidentifikuar, me urdhrin e policisë

Në varrezat e Gjakovës dje, me urdhërin e policisë, u bë varrimi i tre shqiptarëve të vrarë, të sjellë nga policia në morgun e spitalit të këtij qyteti, identiteti i të cilëve nuk dihet, njofton KI i Degës së LDK-së në Gjakovë.

Policia ka urdhëruar që sot të bëhet varrimi edhe i një të vrari, trupi të cilit ndodhet në morg.

 

Forcat serbe vranë Sabri Ahmetin (65) nga Carraleva

Dje pasite, gjatë granatimit të fshatrave të komunës së Shtimes, forcat serbe vranë Sabri Ahmetin (65) nga Carraleva.

I ndjeri ishte në oborrin e shtëpisë së tij kur u qëllua për vdekje nga forcat serbe të stacionuara në afërsi të Carralevës.

Continue Reading

Lajmet

PDK: Nuk do të takohemi më me Kurtin, zgjedhjen e presidentit ta bëjë pa votat tona

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në takime të tjera me kryeministrin në detyrë, njëherësh kryetarin e LVV-së Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të padobishme dhe si zvarritje të procedurave për konstituimin e institucioneve.

Deputetja e PDK-së, Besa Deliu, tha se partia e saj e ka të qartë qëndrimin dhe se rruga për dalje nga situata aktuale është konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“PDK-ja e ka qartësuar pozicionin e saj. Ne nuk kemi nevojë që të takohemi më me Albin Kurtin, pasi është parë se këto takime janë farsë. Po të kishte vullnet Albin Kurti, e para do të konstituonte Kuvendin e Kosovës dhe dyta do të sillen në harmoni të plotë me rregullat dhe ligjet e Republikës. Ne nuk do të takohemi me Albin Kurti pasi është parë se këto takime i shërbejnë vetëm zvarritjes së procedurave për ta cuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Këto takime nuk kanë prodhuar asgjë dhe ne jemi të qartë se nuk do të takohemi. Ftesa jonë është të kthehemi te konstituimi dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës”

Ajo i bëri i Kurtit ta zgjedh presidentin pa votat e 22 deputetëve të PDK-së.

Duke folur për thirrjen e ShBA-së që të formohen institucionet e reja, ajo theksoi se kërkesa e SHBA-së është në linjën e njëjtë me kërkesën që kanë ata si PDK.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi./KosovaPress/ A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Mbi një kilogram marihuanë konfiskohet në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, një 27-vjeçar është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi njësitet e Stacionit Policor në Shtërpcë kishin pranuar informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale. Për shkak të dyshimeve se mund të kishte edhe substanca të tjera, është kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur sasi shtesë e marihuanës.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjithsej 1,063 gramë marihuanë e dyshuar, dy peshore digjitale, një çantë krahu, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa prokurori i shtetit ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armatim, municion e uniforma të sekuestruara në veri, Policia jep detaje sot

Published

on

Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, ku do të prezantohen detaje lidhur me operacionet e fundit policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet sot, më 20 gusht, duke filluar nga ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë operacioneve policore është bërë gjetja dhe konfiskimi i një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante. Materialet e konfiskuara pritet të ekspozohen para mediave gjatë konferencës.

Në konferencë pritet të jepen informacione edhe lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, për të cilin operacionet po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon një program të veçantë për familje, i dedikuar fëmijëve dhe i fokusuar në afrimin e tyre me artin përmes lojës, krijimtarisë dhe eksplorimit të teknikave të ndryshme artistike.

Programi do të zhvillohet për katër ditë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa punëtoritë do të frymëzohen nga veprat e ekspozitës që aktualisht është e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Gjatë aktiviteteve, fëmijët do të kenë mundësi të eksperimentojnë me pikturë, kolazh, media të përziera dhe tekstil, duke eksploruar tema si natyra, ngjyrat, format dhe imagjinata.

Përmes punës praktike, pjesëmarrësit do të inkurajohen të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë qasjen e tyre krijuese ndaj artit.

Të gjitha punëtoritë do të udhëhiqen nga edukatorja e artit Rina Gosalci, ndërsa Galeria Kombëtare e Kosovës ka ftuar familjet t’i bashkohen programit dhe të kalojnë kohë së bashku në një hapësirë të dedikuar artit dhe krijimtarisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara