Lajmet

Gjimnazi TIK në UBT International Smart Schools: Hapësira ku formohen ekspertët e së ardhmes në AI

Published

on

Në tregun dinamik të punës, Teknologjia e Informacionit dhe Elektronika janë kthyer në shtyllat kryesore të zhvillimit profesional. Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave globale, Gjimnazi TIK në kuadër të UBT International Smart Schools po ofron një program të jashtëzakonshëm edukativ, i cili i përgatit nxënësit me shkathtësi praktike dhe kompetenca direkte për fusha si Programimi, Inteligjenca Artificiale (AI), Robotika dhe Data Science.

Si një institucion që garanton cilësi superiore, UBT International Smart Schools dallohet për standardet e larta akademike, të dëshmuara edhe përmes akreditimit zyrtar nga Cambridge International Education. Ky partneritet u mundëson nxënësve të ndjekin sistemin e njohur botërisht “Cambridge Pathway” (përfshirë kualifikimet Cambridge IGCSE dhe AS & A Levels), duke u ofruar atyre një diplomë prestigjioze që njihet nga universitetet më të mira në mbarë globit.

Programi i Gjimnazit TIK është i strukturuar në përputhje me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) dhe zhvillohet në dy nivele: Niveli 3 që ofron bazën profesionale në kodim, siguri në TI dhe elektronikë bazike, dhe Niveli 4 që avancon kompetencat në menaxhim projektesh, ueb-zhvillim dhe inteligjencë artificiale. Përveç kësaj, nxënësit gëzojnë mundësinë unike për të ndjekur kualifikimin e avancuar të Nivelit 5 në Data Science, AI dhe Robotikë të Aplikuar, duke marrë njohuri elitare të inxhinierisë së të dhënave dhe Machine Learning që në bankat e shkollës së mesme.

Ajo që e bën vërtet unik këtë gjimnaz është ekosistemi i tij teknologjik, ku teoria shndërrohet menjëherë në praktikë përmes tre shtyllave kryesore:

  • Laboratorë Modernë dhe të Specializuar: Hapësira të pajisura me teknologjinë më të fundit ku nxënësit eksperimentojnë, ndërtojnë dhe testojnë projekte konkrete në AI, robotikë dhe printim 3D.
  • Mësimi Immersiv me EON (VR/AR): Përdorimi i Realitetit Virtual dhe të Shtuar u mundëson nxënësve të eksplorojnë modele komplekse 3D, duke e bërë kuptimin e proceseve teknike më vizuale dhe më të lehtë.
  • Modeli Classroom 4.0: Klasa moderne të orientuara drejt mësimit aktiv, ku nxënësit punojnë në grupe, zgjidhin probleme reale të industrisë dhe ndërtojnë një portofolio personal me projekte konkrete.

Pas përfundimit të Gjimnazit TIK , nxënësit fitojnë një profil të fuqishëm profesional, të gatshëm për të vazhduar studimet STEM ose për t’u punësuar në pozita si zhvillues ueb-i, programer, specialist i sigurisë kibernetike, apo menaxher i projekteve teknologjike. Ky është një arsim modern që investon direkt në profesionet më të kërkuara dhe më të paguara të së ardhmes.

Regjistrimet e hershme kanë filluar.

Këtu e gjeni linkun për aplikim.

Continue Reading

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara