Live
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 2 mars, në vitet 1993-1999
Published
1 month agoon
By
UBTNewsSot lajmet janë nga më të ndryshmet. Bota ka ndryshuar. Teknologjia ka ndryshuar shumëçka në jetën tonë, edhe në mënyrën tonë të informimit. Edhe ngjarjet janë të tjera. Të kohës. Por, cilat ishin lajmet që mund të lexonin kosovarët, dekada më herët. Ta zëmë, në kohën më të rëndë për shqiptarët e Kosovës (1990-1999), kur Serbia kishte bërë përpjekje ta instalojë terrin informativ.
Ishin gazetarët shqiptarë që nuk heshtën, edhe pse Serbia mbylli Radiotelevizionin e Prishtinës, gazetën “Rilindja” dhe të gjitha revistat e tjera.
Ishin edhe korrespondentët e mediave të huaja, që ndihmuan që, megjithatë, shqiptarët e Kosovës të mos mbesin në terr informativ.
2 mars 1993
Një nga lajmet kryesore ishte vazhdimi i grevës së refugjatëve shqiptarë në Norvegji. Greva e urisë, është organizuar në vendbanimin “Frostaveion”, në qytetin Trondhaim, që nga 11.02.1993, duke filluar nga ora 14.00. Kërkesat e grevistëve shqiptarë janë:
– rishqyrtimi dhe anulimi i vendimit për kthimin e refugjatëve shqiptarë nga Norvegjia dhe
– kërkesa që të gjithë kërkuesit e strehimit, të marrin statusin e refugjatit.
Titujt e tjerë ishin: Kongresi i Internacionales Demokristiane për Kosovën, në Bruksel; Konferencë për shtyp e Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës.
Lajme të përditshme kishte për dhunën serbe në Kosovë. Në lajmin “Serbia ka intensifikuar aktivitetet ushtarake në Kosovë”, njoftohet edhe për sulme fizike ndaj shqiptarëve në anë të ndryshme të Kosovës.
Lajmi tjetër është se veprimtari i njohur i të drejtave të njeriut dhe i pajtimeve të gjaqeve, dr. Zekeria Cana u mor përsëri në polici. Pastaj se katër policë serbë sot rreth orës 13 arrestuan Mehmet Aliun, pronar i objektit ku mbajnë mësim nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës.
Titujt e tjerë: Plane për kolonizime të Prishtinës; Arsimtarët serbë në Istog bëjnë grevë; Presion i shtuar në komunën e Gjakovës; Në komunën e Klinës po intensifikohet dhuna; “Quotidien de Paris”: Në mbrojtje të një fuqie baruti; AFP: Kontakte sekrete greko-maqedonase të nivelit të lartë në kufi;
2 mars 1994
Lajmi kryesor: Kryetari Rugova organizoi pritje me rastin e 550-vjetorit të Kuvendit të Lezhës.
Lajme të tjera: Prizren: Policia financiare serbe konfiskoi mall në vlerë më se 5 milionë marka;
Gjashtë shqiptarë në Pejë akuzohen për armë; Në Petrovë të Shtimes serbët plaçkitën pajisjet e ambulancës; Lëvizje të ushtrisë serbe në Kosovë; “Evening standard”: Ëndrra për Serbinë e Madhe po shkapërderdhet.
Në kuadër të rubrikës “Represioni i policisë serbe në Kosovë” jepen këto lajme:
Lipjan: – Sot në orët e hershme të mëngjesit, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi familjen e Ramiz Ajetit në fshatin Çollapek të Lipjanit. Policia në shtëpinë e Ramizit nuk gjeti kurrfarë arme, ndërsa të e mori me vete në stacionin e policisë në Lipjan dhe ende po mbahet në arrest.
Prizren: – Dje rreth orës 12, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi familjet e Zeqir, Haki dhe Osman Qunajt në Dushanovë të Prizrenit.
Meqë asnjë nga kryefamiljarët nuk gjendeshin në shtëpi, policët gjatë bastisjes shkaktuan dëme të mëdha materiale duke thyer e demoluar shumë orendi.
Ferizaj: – Pardje rreth orës 10, dy policë serbe bastisën familjen e Shaip Sopës në Ferizaj. Meqë Shaipi nuk gjendej në shtëpi, policët i lanë ftesë që të paraqitet dje në stacionin e policisë në Ferizaj në orën 8.
Më 28 shkurt, rreth orës 11, dy policë serbë hynë në shkollën fillore “Skënderbeu” në Jezerc, të cilët i lanë ftesë Jakup Bibës, kryetar i Nëndegës VI-të të për të marrë në pyetje sot në orën 14 në stacionin e policisë në Nerodime.
Fushë-Kosovë: Më 28 shkurt, prej orës 10 deri rreth orës 13, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi familjet e Hakif Sogojevës, Asllan Mëziut dhe Latif e Hatip Berishës.
2 mars 1995
Lajmi kryesor: Në Gjenevë u mbajt manifestimi për Kosovën i organizuar nga Amnesty International. Morën pjesë rreth dy mijë vetë, ndër të cilët edhe aktivistët të seksionit të Zvicrës dhe të seksionit të Gjenevës të organizatës Amnesty International, të huaj të tjerë, si dhe Z. Xhafer Shatri, ministër për Informim i Republikës së Kosovës, z. Adem Demaçi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut-Prishtinë, drejtues i shoqatës kulturore shqiptare “Ikballe Prishtina”.
Lajme të tjera: Mesazh i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Bajramit të Madh; Në Belgjikë mërgimtarët shqiptarë falën Bajramin; Përfaqësuesi i UNESCO-s u takua me ministrin e qeverisë së Jugosllavisë së vetëshpallur; Gazeta daneze lidhur me zbulimin se veprimtari i kriminelit Arkan ishte angazhuar si avokat nga qeveria daneze; Muaji mars – muaj i solidaritetit në Kosovë; Në dy muajt e fundit në Kosovë policia serbe keqtrajtoi 781 persona;
U mor në pyetje drejtori i SHM “H.Tahsini” në Obiliq; Kryetari e sekretari i LS u morën në biseda informative; Nga Fabrika e Mobiljeve në Deçan nga puna u përjashtuan 69 punëtorë shqiptarë;
Në rubrikën “Dhuna e përditshme në Kosovë” jepen këto lajme:
Vushtrri: – Më 28 shkurt rreth orës 17:00, një patrullë e policisë serbe, nën pretekst të kërkimit të armëve “vizitoi” shtëpinë e Ismail dhe Sabri Ismailit në fshatin Pasomë të Vushtrrisë.
Ismail Ismailit, policia ia mori letërnjoftimin dhe e urdhëroi që sërish të paraqitet në stacionin e policisë në Vushtrri.
Më 1 mars, nja patrullë e policisë serbe, nën të njëjtin pretekst “vizitoi” shtëpinë e Sabit Sheremetit në fshatin Gurbardh të Vushtrrisë. Policia e urdhëroi Sabit Sheremetin që të paraqitet në stacionin e policisë në Vushtrri.
Prizren: – Më 17 shkurt, policia serbe, nën të njëjtin pretekst ishte në shtëpinë e Arife Morinës me përkatësi myslimane në Prizren. Ajo u mor në pyetje rreth një orë, me ç’rast u fye në mënyrën më të ulët. Ditë më parë policia ka keqtrajtuar brutalisht bashkëshortin e saj Rifat Morinën.
Kamenicë: – Më 23 shkurt, dy inspektorë serbë, njëri nga të cilët quhej Momçillo Trajkoviq, ishin në shtëpinë e Hetem R.Latifajt në Hogosht të Kamenicës nga i cili konfiskuan një revole. Ata ia lanë thirrjen Hetemit që të paraqitet në stacionin e policisë në Kamenicë. Nga Hetem R.Latifaj kërkuan të dinë se kinse nga kush e ka blerë revolen.
2 mars 1997
Lajmi kryesor ka të bëjë me një deklaratë të Kryetarit Rugova për gjendjen kaotike në Shqipëri.
Lajmet në vijim trajtojnë gjendjen në Shqipëri: Gjendje dramatike në jug të Shqipërisë; Kopliku e Serreçi e vlerësojnë dorëheqjen e Meksit; Zëdhënësi i studentëve të Vlorës kërcënohet me sulm të armatosur mbi Tiranën.
Transmetohet një intervistë e Fehmi Aganit, i cili tha se përcaktim themelor i LDK-së është Republika e pavarur e sovrane e Kosovës, e cila do të realizohet me mjete paqësore politike.
Gjithashtu, një tekst nga shtypi norvegjez për gjendjen aktuale në Kosovë.
2 mars 1998
Titujt kryesorë: Dhjetëra mijëra shqiptarë protestojnë në Prishtinë ; Vlerësim pozitiv i organizatorit të protestës së sotme me 300 000 pjesëmarrës; Intervenim brutal i policisë serbe kundër protestuesve paqësorë në Prishtinë; Intervenim brutal i policisë te Qendra Sportive; Një kriminel serb shkeli me veturë dhe lëndoi rëndë katër protestues; Policia rrahu në banesa gra e fëmijë që solidarizoheshin me protestuesit; Studentët serbë provokuan me sharje dhe lënduan me gurë disa protestues; Ndërtesa e Presidencës dhe e QIK-ut nën kontroll të rreptë të policisë; U rrahën edhe I. Osmani, A. Spahiu, V. Surroi e Z. Cana; Të shtëna të pasqaruara me armë në Prishtinë; Helikopteri, shoqërues i aksioneve represive serbe edhe në Prishtinë; Shumë të lënduar pranë gjimnazit “Xhevdet Doda”; 320.000 protestues në Podujevë; Protestë e grave shqiptare para selisë së KKN-së në Prishtinë; Deklaratë e Qeverisë së Shqipërisë kundër dhunës e terrorit serb në Kosovë; Të shtëna me armë në disa vende të Podujevës; Policia serbe fortifikohet në Lumëmadh të Vushtrrisë; Përforcime të policisë speciale në Hajvali.
Lajme të tjera – të pasdites: Deklaratë për shtyp e z. Kinkel lidhur me situatën dhe tensionet në Kosovë; Dhjetëra të lënduar po kërkojnë ndihmë në ambulancat private; Intervenimi i policisë po vazhdon në Kodër të Trimave; Kryetari Rugova dënoi dhunën kundër protestuesve paqësorë në Prishtinë; Kryetari Rugova priti diplomatë amerikanë dhe britanikë; Prishtinë; Këshilli i Ministrave i UE-së diskuton nesër urgjentisht për Kosovën; Kryetari Rugova ngushëlloi familjet e viktimave të terrorit serb; Ditë zie në Kosovë më 3 mars 1998 (e martë); Shqiptarët protestojnë nesër në Bruksel; Rrahje edhe në stacionin e autobusëve në Prishtinë; U rrah fotoreporteri i QIK-ut; Studentët serbë ndihmuan policinë në rrahjen e protestuesve shqiptarë; Mbi 60 protestues të rrahur nga policia kërkuan ndihmë mjekësore; U mor në polici dhe u keqtrajtua rëndë dr. Jusuf Bajraktari; Policia arrestoi fotoreporterin e gazetës “Fjala Jonë” dhe B. Novosellën; Varrimi i të vrarëve në Qirez të Skënderajt bëhet nesër; Vdiq sepse nuk iu lejua t’i jipej ndihma mjekësore; BE paralajmëron presion më të madh mbi Millosheviqin; Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës; Gjatë javës së ardhshme në shkollat e Skënderajt nuk do të ketë mësim; Forca të mëdha kanë ardhur nga Serbia në Podujevë; Krisma e shpërthim në Dellofc të Klinës.
Në mbrëmje ishin edhe këto lajme: Një i plagosur me armë zjarri; Një gazetari gjerman iu konfiskua kamera; Shtohet numri i të lënduarve; Protesta edhe në Malishevë; Masmediat i bëjnë jehonë protestës së sotme në Prishtinë; Gënjeshtra të policisë e të mediumeve serbe për protestën e sotme; U rrah plaku 77 vjeçar; Shpërthime në komunën e Deçanit; Një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës u pengua të shkojë në fshatrat e Drenicës; Forca policore u stacionuan në Kërpimeh të Podujevës; Koncentrim i forcave ushtarake në brezin kufitar me Shqipëri; U varros viktima e parë e terrorit serb në Drenicë; Nuk dihet asgjë për Shaban Mujën nga Gradica; Policia keqtrajtoi Demaçin, disa gazetarë të “Bujkut” dhe ndërhyri në redaksinë e “Kohës”; Pas intervenimit në Kosovë, R. Gelbard kërcënon Beogradin me sanksione të reja; Reagime të ashpra në Shqipëri; Reagime të shumta në botë kundër dhunës serbe.
2 mars 1999
Lufta është në kulmin e saj. Përpjekjet diplomatike para dështimit.
Lajme nga politika vendore:
Hashim Thaçi u caktua mandatar për formimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës; Adem Demaçi tërhiqet nga pozita e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së.
Nga politika ndërkombëtare:
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana: Ekziston vetëm një marrëveshje të cilën duhet ta pranojnë në tërësi të dyja palët në Kosovë; Në Maqedoni janë vendosur mbi 6000 trupa të NATO-s për Kosovën; Ministri i jashtëm britanik Robin Kuk sot shkon në Moskë.
Lajmet kryesore vinin nga terreni:
Forcat serbe po granatojnë fshatrat shqiptare në kufi me Maqedoninë; Vushtrri: Forcat serbe kanë shtënë drejt fshatrave të Qyqavicës; Policia serbe arrestoi tre shqiptarë nga Okrashtica e Vushtrrisë; Vazhdojnë sulmet ndaj fshatrave shqiptare të Kaçanikut e Hanit të Elezit; Në Rahovec arritën forca të reja të policisë serbe; Në Rahovec policia serbe tentoi të kidnapojë një të ri shqiptar; Rahovec: Policia serbe arrestoi një shqiptar nga Opterusha; Në fshatin Tupec të Prizrenit janë gjetur dy trupat e shqiptarëve të vrarë; Dje afër fshatit Koliç të Prishtinës është sulmuar një patrullë e policisë serbe; U identifikuan dy viktimat e gjetura në Tupec të Prizrenit; Rahovec: Në Brestoc u vra një shqiptar; Mitrovicë: Forcat serbe provokuan pjesëmarrësit e varrimit të dy pjesëtarëve të UÇK-së në Vaganicë; Klinë: Koncentrime të mëdha të forcave serbe në Sverkë; Prizren: Disa serbë sulmuan dy verifikues të OSBE-së; Prishtinë: Forcat serbe kaluan nëpër fshatrat Barilevë e Drenoc;
Pejë: Në gjykatën serbe një shqiptar u dënua me 2 vjet burg; Policia serbe keqtrajtoi rëndë një shqiptar nga Druari i Vushtrrisë; Suharekë: Persona të panjohur dogjën një shtëpi shqiptare në Mushtisht; Nga Suhareka në drejtim të Prizrenit shkoi një konvoj i forcave serbe; Suharekë: Nesër pritet të hapet një Zyrë e Misionit të OSBE-së edhe në fshatin Bllacë; Kërkohet Bashkim (Hashim) Hyseni; Gjakovë: U identifikua kufoma e Shani Thaçit nga Rogova e Hasit; Në Osek Hylë të Gjakovës sot varroset Sylejman Bajrami; Në Dobrosh të Gjakovës policia serbe bastisi tri familje shqiptare; Në Maqedoni kanë kaluar mbi 320 banorë të fshatrave Krivenik e Rezhancë të Hanit të Elezit; Mitrovicë: Granatimet drejt fshatrave shqiptare; Në Trakaniq u gjet kufoma e një personi të paidentifikuar; Policët serbë bastisin shtëpitë e shqiptarëve në Bair të Mitrovicës; U gjet kufoma e një personi të vrarë në Shtavicë të Rahovecit.
Foto: Llogaria në Facebook e publicistit Veton Surroi
You may like
Aktualitet
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Published
9 minutes agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina mund të kontribuojë në mbrojtjen e rrugëve detare nëse ftohet, duke përmendur përvojën e fituar nga mbajtja e hapur e korridoreve të transportit në Detin e Zi nën sulme të vazhdueshme ruse, raporton AP.
“Nëse ftohemi, do të ndihmojmë”, tha Zelensky, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Ngushtica duhet të zhbllokohet”.
Oferta e Kievit vjen në një kohë kur ai po thellon bashkëpunimin me vendet e Gjirit si Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duke u orientuar drejt një roli afatgjatë si partner sigurie.
Ekipet ukrainase janë tashmë të dislokuara në rajon për të këshilluar mbi mbrojtjen ajrore, mbrojtjen e infrastrukturës dhe sigurinë detare.
Aktualitet
Kriza e re në NATO: Trump paralajmëron tërheqjen pas tensioneve për Iranin
Published
5 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Aleanca e NATO-s i ka mbijetuar viteve të fundit sfidave ekzistenciale – që nga lufta në Ukrainë e deri te presionet dhe fyerjet e shumta nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka vënë në dyshim misionin e saj kryesor dhe ka kërcënuar me marrjen e Grenlandës.
Por është lufta SHBA-Izrael me Iranin, mijëra milje larg Evropës, ajo që pothuajse e ka shkatërruar bllokun 76-vjeçar dhe kërcënon ta lërë atë në gjendjen më të dobët që nga krijimi, thonë analistët dhe diplomatët.
Trump, i tërbuar që vendet evropiane kanë refuzuar të dërgojnë flotat e tyre detare për të hapur Ngushticën e Hormuzit për tregtinë globale pas fillimit të luftës ajrore më 28 shkurt, ka deklaruar se po shqyrton tërheqjen nga aleanca.
“A nuk do ta bënit edhe ju po të ishit në vendin tim?” pyeti Trump në një intervistë për Reuters të mërkurën.
Në një fjalim të mërkurën mbrëma, Trump kritikoi aleatët e SHBA-së, por u ndal para dënimit të hapur të NATO-s, siç mendonin shumë ekspertë se mund të bënte.
Por, të kombinuara me thumbime të tjera drejtuar evropianëve javët e fundit, komentet e Trumpit kanë nxitur një shqetësim të paparë se SHBA-ja nuk do t’u dalë në ndihmë aleatëve evropianë nëse ata sulmohen, pavarësisht nëse Uashingtoni largohet zyrtarisht apo jo.
Rezultati, thonë analistët dhe diplomatët, është se aleanca e krijuar gjatë Luftës së Ftohtë, që ka shërbyer prej kohësh si struktura bazë e sigurisë evropiane, po shpërbëhet dhe marrëveshja e mbrojtjes reciproke në bërthamën e saj nuk merret më si e mirëqenë.
“Kjo është gjendja më e keqe ku ka qenë (NATO) që nga themelimi i saj,” tha Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili tani drejton Programin për Evropën, Rusinë dhe Eurazinë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. “Është vërtet e vështirë të mendosh diçka që i afrohet kësaj.”
Ky realitet po bëhet i qartë për evropianët, të cilët janë mbështetur te NATO si një mburojë kundër një Rusie gjithnjë e më agresive.
Së fundmi, në shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e kishte hedhur poshtë idenë e mbrojtjes së Evropës pa SHBA-në si një “mendim budalla”. Tani, shumë zyrtarë dhe diplomatë e konsiderojnë këtë si pritshmërinë kryesore.
“NATO mbetet e nevojshme, por ne duhet të jemi të aftë të mendojmë për NATO-n pa amerikanët,” tha Gjenerali Francois Lecointre, i cili shërbeu si shef i forcave të armatosura të Francës nga viti 2017 deri në 2021. “Nëse duhet të vazhdojë të quhet ende NATO – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut – kjo është një pyetje e vlefshme.”
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha: “Presidenti Trump e ka bërë të qartë zhgënjimin e tij me NATO-n dhe aleatët e tjerë, dhe siç theksoi Presidenti, ‘Shtetet e Bashkuara do të mbajnë mend’.”
Një përfaqësues i NATO-s nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment./ Reuters/
Aktualitet
Macron kritikon Trump-in: E pamundur të hapet ngushtica e Hormuzit me forcë
Published
1 day agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është drejtuar Donald Trump-in, me tone jo shumë miqësore duke thënë se ai po minonte NATO-n duke krijuar “dyshime të përditshme mbi angazhimin e tij” ndaj aleancës.
Presidenti i SHBA-së, në intervista për media të ndryshme dje, bëri komente nënçmuese për NATO-n, duke e quajtur atë një “tigër prej letre” dhe duke kërcënuar se do të tërhiqte SHBA-në prej saj. Trump ka qenë veçanërisht kritik ndaj aleancës për refuzimin e saj për t’u përfillur kërkesave të tij për të siguruar ngushticën e Hormuzit me forcë, duke provokuar zemërimin e liderëve evropianë.
Macron paralajmëroi se komentet e Trump-it që vënë në dyshim angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës “dëmtojnë themelet e saj”, ndërsa u bëri thirrje liderëve “të jenë seriozë”.
“Besoj se organizatat dhe aleancat si NATO përcaktohen nga ajo që mbetet e pathënë – domethënë, besimi që i mbështet ato, dhe kjo ka qenë shpesh rasti, rastësisht, me çështjet ushtarake dhe strategjike,” tha ai gjatë një vizite shtetërore në Seul të Koresë së Jugut.
“Nëse hidhni dyshime mbi angazhimin tuaj çdo ditë, ju dëmtoni themelet e saj.”
Ai vazhdoi: “Duhet të jemi seriozë, dhe nëse doni të jeni seriozë, nuk mund të deklaroni, duke thënë të kundërtën e asaj që keni thënë një ditë më parë.
Macron tha se ishte “jorealiste” rihapja e ngushticës së Hormuzit me forcë, duke u thënë gazetarëve se kjo do t’i ekspozonte flotat detare ndaj sulmeve iraniane. Ai tha se sigurimi i ngushticës mund të bëhej vetëm “në koordinim me Iranin” pas një armëpushimi. /The Guardian/
Aktualitet
Trump: Kemi arritur suksese në Iran, por lufta vazhdon
Published
1 day agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një fjalimi televiziv, deklaroi se ushtria amerikane pothuajse i ka përmbushur qëllimet e saj në Iran. Edhe pse lufta ka hyrë në javën e pestë, ai nuk dha një datë të saktë se kur do të përfundojë ajo, por u zotua se do ta kthejë këtë shtet në “Epokën e Gurit”, raporton Reuters.
Trump tha se forcat amerikane kanë shkatërruar marinën dhe aviacionin e Iranit, si dhe kanë dëmtuar rëndë programet e tyre raketore dhe bërthamore. “Ne i kemi të gjitha letrat në dorë, ata nuk kanë asgjë,” tha ai nga Shtëpia e Bardhë.
Përkundër këtyre deklaratave, mbeten ende çështje të pazgjidhura si statusi i uranit të pasuruar dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, e cila është pikë kyçe për furnizimin global me naftë. Trump u shpreh se kjo rrugë detare do të hapet “natyrshëm” sapo të përfundojë lufta.
Paralajmërimet për sulme të reja Presidenti njoftoi se SHBA do të godasë fort Iranin edhe për dy apo tri javë të tjera. Nëse udhëheqësit e rinj iranianë nuk pranojnë të bisedojnë, ai paralajmëroi sulme mbi rrjetin elektrik dhe infrastrukturën e naftës.
Rritja e çmimeve dhe presioni ndërkombëtar Fjalimi i Trump nuk dha shumë shpresë për qytetarët amerikanë dhe aleatët, të cilët po përballen me rritjen e çmimit të derivateve. Trump ia hodhi fajin Iranit për shtrenjtimin e naftës dhe kërkoi nga vendet e tjera që varen nga ky furnizim të marrin drejtimin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Edhe pse u raportua se Trump mund të fliste për raportet me NATO-n, ai nuk e përmendi aleancën në fjalimin e tij 19-minutësh. Ndërkohë, tregjet financiare reaguan me rënie, duke reflektuar frikën se ky konflikt mund të zgjasë ende. /Reuters/
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Prokuroria nis hetimet ndaj KEDS-it për njehsorët elektrikë: Dyshime për mashtrim me faturat
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 3 prill, në vitet nëntëdhjetë
Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, hapet rruga për organizimin e ngjarjes madhore
Qeveria miraton Projektligjin për Çmimet Tavan
Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
